Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bilall Maliqi: Në mbrojtje të mjedisit dhe trashëgimisë kulturore

| E merkure, 06.04.2011, 07:21 PM |


 

NË MBROJTJE TË MJEDISIT DHE TRASHËGIMISË KULTURORE

 

Nga Bilall Maliqi

 

Sot në lokalet e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues së Shoqatës SHTKK me seli në Preshevë.

Mbledhja kishte dy pika të rendit të ditës dhe ato:

-Gjendja e Trashëgimisë në Luginën e Preshevës

-Eventuale

Në këtë mbledhje morën pjesë:

Xhemaledin Salihu, kryetar

Ismet Bajrami, nënkryetar

Nehat Ramizi

Sali Salihu

Demush Berisha

Bilall Maliqi

Hysamedin Ahmeti

Vaxhid Mehmeti, drejtor i Bibliotekës “Mehmet Jusufi”

Havçe Hasani

Të ftuar në këtë mbledhje ishin edhe  Fadil Azizi, Kryeshef i Drejtoratit të inspekcionit Komunal

Selami Bektashi, kryetar i Shoqatës për ruajtjen e Mjedisit.

 

Kumtesat

 

Me kumtesat e tyre para të pranishmëve u paraqitën: Ismet Bajrami, nënkryetar i Shoqatës. Kumtesa titullohej: “Si ta mbrojmë kulturën tonë kombëtare”.

Ai u fokusua në të dhëna të bollshme historike e që u përcoll me vëmendje nga të pranishmit. Ndër të tjera Bajrami përmend fazat e zhvillimit të marrjes së tokës si krijesë që lëvizë dhe e ruan gravitetin  e vet. Me krijimin e botës bimore dhe shtazore, krijohet edhe jeta njerëzore të cilat vejnë në vete domosdoshmërinë për njëra-tjetrën. Ai në vazhdim të kumtesës së tij nxirrte edhe shembuj konkret lidhur me ambientin, trashëgiminë kulturore të pasur të komunës sonë, kështu që faktet që i sjell prof. Ismeti janë reale dhe shkencoro-historike.

Me kumtesën tjetër me titull “Ca të dhëna historike për Tërnocin me rrethinë”, të prof. Sali Salihut, ku ndër të tjera fokusohet në tponominë e fjalës Tërrnoc, gojëdhënat, burimet materiale dhe ato të shkruara. Në mënyrë të thuktë paraqet që Tërrnoci ka qenë vend i banuar me popullatë pellazgo-ilire. Në fund të kumtesës së tij ai kërkon nga të tjerët që të na ndihmojnë në zbardhjen e fakteve historike të vendit tonë.

Kumtesa e tretë ishte me titull “Trashëgimia natyrore në Luginën e Preshevës dhe menaxhimi i saj”, nga Mr. Arsim Ejupi, i cili nuk ishte i pranishëm. Kumtesën e tij mjaft me interes për opinion e lexoi në pika të shkurtra kryetari i Shoqatës z. Xhemaledin Salihu. Ai u fokusua më tepër rreth mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të cilat nuk janë edhe të pakta. Arsimi kumtesën e tij e ndan në katër cikle apo tituj mjaft interesant si:/Pozita gjeografike dhe tërësitë relievore/, /Vlerat e trashëgimisë natyrore në Luginën e Preshevës/, /Menaxhimi  i trashëgimisë  natyrore  në Luginën e Preshevës/ dhe /Përfundim/. Kësaj kumtese autori ia ka bashkangjitur edhe foto të ndryshme të trashëgimisë kulturore.

 

Diskutimet

 

Lidhur  me këtë temë diskutuan edhe të pranishmit si: Ismet Bajrami, Havçe Hasani, Sali Salihu, Demush Berisha, Fadil Azizi dhe Selami Bektashi.

Havçe Hasani lëshoi një varg kërkesash drejtuar resorit përkatës pranë Kuvendit Komunal gjegjësisht inspektorëve komunal që ta shohin qartë pasqyrën e qytetit tonë me plot  papastërti, lumi i qytetit i pa pastër dhe një mori kërkesash për ruajtjen e ambientit dhe të jetesës.

Kryeshefi i Drejtoratit të Inspekcionit të komunës z. Fadil Azizi u shpreh i gatshëm që çka është në kompetence dhe në ingirencë të këtij Drejtorati që e drejton që të mbrohet ambienti dhe trashëgimia kulturore që e rrethon komunën tonë.

Selami Bektashi në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për ruajtjen e mjedisit u shpreh se në të ardhmen do të punoj që së bashku me Inspektoriatin e komunës të bëjnë çmos për rujatjen e ambientit dhe të trashëgimisë kulturore të komunës sonë.

 

Konkluzioni

 

Në fund u morën edhe qëndrimet e dala nga kjo mbledhje.

-Në të ardhmen të bëhet lista e trashëgimisë

-Evidentimi dhe inventarizimi  i trashëgimisë

-Të ngitet vetëdia e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit

-Themelimi i institucioneve të Shoqatës (Shoqata e institutit arkivor) etj.

 

Me këtë dhe mbaroi punimet mbledhja e kryesisë së Shoqatës ShTKK me seli në Preshevë, për të takuar edhe në të ardhmen me pika të ndryshme rreth planit dhe programit të Shoqatës…