E marte, 19.03.2024, 08:11 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Resmije Berisha Balaj: Kumtesë – 26 Marsi i vitit 1981

E enjte, 07.04.2011, 06:56 PM


Kumtesë – 26 Marsi i vitit 1981

 

Nga Resmije Berisha Balaj

 

Për Demonstratën e 11 Marsit 1981 ka patur shumë mendime se gjoja kan qen spontane, se reagimet e studentëve kan qen vetëm për kushte më të mira ushqim më të mir në menzë etj etj.

Se kjo demonstratë nuk ishte vetëm spontane mund të ilustrohet me shumë fakte si;

           Si pjesmarëse direkte e ngjarjeve konstatoj se sikur të kishin qen spontane organizimi dhe mbarvajtaja e asaj proteste nuk do të ishte nën kontroll të vet studentëve,

           Përkrahja e punëtorëve dhe shtresës së gjërë popullore u bashkëngjit jo në mënyrë stihike apo aty për aty por se ishin të gatshëm për protestat e mundshme nga se edhe nji numer i qytetarëve kishin hyrë tashmë në rrjedhat e pregaditjeve për këtë demostratë.

           Motoja e demonstratës;”Kosova Republikë” që pasoi që në fillim të rreshtimit tregon pregaditjet e gjata për të e kjo dëshmon se në mbrendin e secilit nga ne ka qen idea e përbashët.

           Se ishte e organizuar e jo spontane demonstrata dëshmon fakti se nji numër i organizatorëve që në fillim u burgosën duke pasuar me burgosje,maltretime e deri te torturat më çnjerëzore të mijëra shqiptarëve,pvarësisht moshës,gjinisë,nivelit arsimor.Kjo tregon se në organizimin e tyre gjithsesi janë bashkuar të gjitha shtresat e shoqërërisë.Ata u burgosën dhe kaluan burgje të rënda të sërbisë, moshën më të mirë.

           Sikur të ishte spontane dhe pa ndonji organizim të mirfillt nuk do të shpallej gjendje e jashtëzakonshme nga regjimi jugosllav.

 

26 Mars 1981- ora 6-30 unë dhe shoqja ime Fikrije Mehmeti pas një nate të gjatë u zgjuam me emocione të veqanta sepse e dinim se do të shkonim të mernim pjesë në Demonstrat e në e ndjenim sikur do të marim pjesë në një festë po ashtu edhe në dhomën tjetër shoqet studente si Deska Ruzhdija Lulja u ndëgjuan se u zgjuan u bëmë së bashku edhe me disa shoqe tjera të dhomave tjera vendosëm të niseshim për te qendra studentore meqenëse ne banonim në banes private, që mos të biem në sy si grup u ndam në dy pjesë me vehte e morëm edhe Flamurin të cilin e kishim ble më herët unë dhe Fikrija kur aritëm përpara menzës dhe donim të kalonim rrugën ishte bërë si një mur një kordon i policis na ndaluan unë ju fola tyrqisht që të jepja përshtypje se skemi lidhje me ndjenja patriotike e ju tham se shkojm në vizit te disa shoqe u bëmë se nuk e dim fare që ka protesta pasi aritëm ti mashtrojm vrapuam te livadhi dhe iu bashkangjitëm grupit të studentëve që veq kishin filluar grupe grupe të bashkoheshin.Disa student na ndihmuan që ta rregullonim Flamurin, filluan ti sillnin Parollat prej mbrenda nga konviktet të shkruara nëpër qarqafe.

 

Ndër koh filluan Brohotitjet si:

 

KOSOVA REPUBLIK ,

TREPÇA ËSHTË E JONA,

KOSOVA ËSHTË E JONA ,

POSHTË ROBËRIA - RROFTË LIRIA

LIRONI SHOKËT

ADEM DEMAÇI

JEMI SHQIPTARË S'JEMI JUGOSLLAVË

KUSH S'BASHKOHET ËSHTË TRADHTARË

 

dhe buçisnin këngët:

 

BESA BES BESEN TA KAM DHAN

PËR KOSOVË JETEN KEMI ME DHËNE...

USHTON GRYKA E KAQANIKUT.

O KUSHTRIMORE etj.

Brohoritëm e kënduam me orë të tëra gjat tër kohës sa ndalej njëri fillonte tjetri, Ramiz Daka me këngët e tija e mbante atmosferën gjall studentët ishin shum aktiv, dhe të bindur në kërkesat politike si KOSOVA REPUBLIKË TREPÇA ËSHTË E JONA, POSHTË ROBËRIA - RROFTË LIRIA, LIRONI SHOKËT etj...

 

Moment i pa haruar ka qen kur Trëndelina Labënishti dhe Fikrije Mehmeti u bashkuan me Flamurin kombëtar tek valëvitej kjo na bëri ne demonstruesve edhe më të fuqishëm e më të vrullshëm. Edhepse ishim të rrethuar nga të gjitha anët u vendos të marshojmë drejt nga Ulpiana e të kalojm poshtë në rrugë kryesore për ta penguar shtafetën e xhelatit të shqipëtarëve Titos që atë dit vinte në Prishtinë, rruga nën konvikte ishte e rrethuar nga policia të cilët për ta penguar depërtimin e studentëve gjuajtën mbi ne aq shum gaz lotësjellës dhe në formë të dhunshme filluan të na shpërndanin demonstratën, disa nga ne nuk mund të mernin frym e pastaj policët barbar kan hy në mes të studentëve duke na rrahur në formën më shtazarake unë kisha ra në tok ngase nuk merja dot frymë me jan afruar e më kann rrah aq keq sa këmbën e djatht se ndjeja më, provova të qohem por këmba smë mbante më dy nga shok student... më ndihmuan dhe më tërhoqën nga aty më dërguan e më lan në një dhomë të konviktit aty ishin një grumbull studentësh njëri prej tyre ishte banues i asaj dhome, pasi u mbush dhoma sa më nuk zinte derën e mbyllën me qelës, edhe pse ndiheshte në koridor zhurma e policëve barbar derën ton provuan ta qelin menduan se nuk ishte askush aty, për fatin tonë derën nuk e thyen. Nga dritarja shifeshte si shum prej tyre i rrahnin në formën më brutale kishte edhe shum të plagosur kjo nuk ju mjaftonte mbushnin veturat e policis ashtu të rrahur e të plagosur dhe i mernin me vehte, ne mbetem aty deri sa demonstratën tërsist e shpërndan dhe kur dulem nga ajo dhom vendosëm të dalim në qifte mua më ndihmoi një apsolvent i fakultetit të mjeksisë ngase e kisha këmbën të lënduar e nuk mundja të ecja më ka shoqëruar deri në banesën ku banoja dhe kur u ndam më tha le të mbetem vllau Ahmeti nuk e kam takuar më e di se ishte nga Ulqini por njrëz të till asnjëher nuk të largohen nga memorja edhe sot e kujtoj me shum respekt.

Demonstratat e vitit 1981 mbeten ngjarje madhështore në historinë e çlirimit kombëtar të shqiptarëve,

Të vërtetat e Pranverës Shqiptare janë dëshmi e pashlyeshme e guximit dhe trimërisë mbarë popullore

Këto ngjarje nuk duhet t’i harrojmë, as heronjët as xhelatët, sepse një popull që harron historinë e vet është i dënuar ti përsëritë gabimet.

Këto ngjarje vun bazamamentin e shtetësis së Kosovës.

 

Pas leximit të Kumtesës për Demonstratën e 26 marsit të vitit 1981 ngjarja e njejt i kujtohet edhe Riza Demës i cili më tregoi se studentët të cilët më patën nxjer nga duart e policisë dhe më patën tërhjek kishin qenë Riza Dema bashk me Dëshmorin e Kombit Abdulla Tahiri, Riza më tha të mbetemi vëllezër student, po ashtu edhe unë i ndiej vëllezer e shok të idealit përjetësisht, por që tani ata kan emrat e vet. Kjo tregoi edhe për rëndësin e madhe që pati Tribuna e cila u organizua për nder të 30 vjetorit të ngjarjeve të pranverës shqipëtare të vitit 1981.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora