E enjte, 18.04.2024, 04:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Lëvizja “Vetëvendosje” në Besianë, propozon Adem Demaçin për Kryetar të Kosovës

E marte, 05.04.2011, 07:57 PM


LËVIZJA “VETËVENDOSJE” NË BESIANË, PROPOZON ADEM DEMAÇIN PËR KRYETAR TË KOSOVËS

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në takimin e Këshillit të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Besianë, me përfaqësues të pikave në terren që u kryesua nga Dr. Ali Lahu, pos tjerash  u analizua dhe situata   e krijuar në vend. Pas një debati të zhvilluar në këtë takim dhe me qëllim që vendi të dalë sa më parë nga kriza institucionale e krijuar nga kryeneçësia e'' fitueseve te zgjedhjeve'' dhe  indolenca e partive opozitare, u kërkua  qe në krye të shtetit duhet të vjen një person konsensual dhe i përshtatshëm për të gjithë , i cili do të përfaqësonte unitetin e popullit dhe do  gëzonte përkrahjen e shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Andaj  nga ky takim doli ideja  qe njeriu me i qëlluar për këtë pozite në këtë moment është veprimtari i shquar i çështjes kombëtare z. Adem Demaçi. Këshilli i Lëvizjes “Vetëvendosje”  dhe përfaqësuesit e pikave nga terreni  mendojnë se  ky propozim duhet të merret seriozisht dhe grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës ta përkrahin atë në mënyrë që ta  nxjerrin vendin nga kjo  katandisje institucionale në të cilën ndodhet sot Kosova. Veç kësaj  zgjidhja në këtë pozitë e Demaçit do te kthente dinjitetin e nëpërkëmbur      të institucioneve të Kosovës ,do faktorizonte korpusin politik shqiptarë dhe  do ishte njohje e kontributit të tij nga elita politike dhe intelektuale për bëmat e tij për  lirinë dhe pavarësinë e  Kosovës .

 

SHBP dega në Besianë shënon përvjetorin e demonstratave të ’81-shit, kritikon institucionet lokale dhe qendrore 

 

Shoqata e të burgosurve politik, dega në Besianë me rastin e tridhjetë vjetorit të demonstratave të '81-shit organizoi një takim në një lokal tek Liqeni i Batllavës me organizatorët e këtyre demonstratave  dhe me ish të burgosurit politik të kësaj periudhe ku evokuan kujtime nga kjo periudhë  e lavdishme. Paraprakisht ata përkujtuan  të gjithë ata që kontribuuan për ditët e sotme të cilët tani më nuk janë në mesin tonë duke ua çmuar veprën dhe idealet e tyre patriotike dhe atdhetare.

Shoqata kritikoi institucionet si ato komunale dhe ato qendrore të cilat e heshtën këtë jubile të rëndësishme dhe  nuk e morën që edhe institucionalisht ta organizonin dhe njëkohësisht ta përkujtonin.

Në fund pjesëmarrësit u zotuan se do  të vazhdojnë të kontribuojnë edhe më tej në sendërtimin e idealeve dhe aktivitetin e tyre për forcimin e shtetit të Kosovës.

 

SHBP në Besianë kërkon që Adem Demaçi të zgjidhet President i Kosovës

 

Ndërkaq në një komunikatë për medie të nënshkruar nga kryetari i kësaj shoqate Afrim Fusha kanë kërkuar nga partitë politike që të përkrahin kandidimin e Adem Demaçit për President të Kosovës. Në komunikatë thuhet se “Shoqata e të burgosurve politik dega në Besianë kërkon nga partitë politike që me koncenzus të zgjedhin veprimtarin Adem Demaçin president të Republikës së Kosovës, sepse kjo është një fuqizim i politikës kosovare karshi bisedimeve Kosovë-Serbi, si dhe krijimin e një stabiliteti politik në mënyrë që qytetarët ti kthehen angazhimit për të shkuar përpara. Këtë më së miri do ta bënin partitë, ato me të mëdha për ta krijuar një koncenzus në mënyrë që të ndërpritet kriza që është shkaktuar kaherë në institucionet kosovare. Shoqata e të burgosurve politik mendon se kjo do të ishte një zgjidhje e mençur dhe e qëlluar politikisht.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora