E enjte, 28.03.2024, 07:42 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Idrizi: Kërkojmë votën e shqiptarëve patriotë

E hene, 04.04.2011, 06:04 PM


Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet hapi fushatën elektorale, duke kërkuar votën e qytetarëve për të çuar përpara çështjen kombëtare. Në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, u shpreh se forca politike që ai drejton do të garojë në 98% të vendit. “Sot, ne na duhet dhe vota e dikujt, i cili mendon shumë, përpara se të votojë, e që nuk ia jep asnjëherë votën njëjtës parti. E ne i themi këtij njeriu: na e jep ne votën, ajo është një votë e dobishme. Ne i themi, shpreso, mos e hidh votën kot, tek ata, që quhen të mëdhenj, por që sillen si të vegjël dhe kanë frikë. Voto PDIU! Ne sot kërkojmë votën e shqiptarëve patriotë, si kontribut për kauzën tonë. Ajo votë për ne do të jetë një amanet i madh. Ne do të japim llogari përpara tij”, u shpreh Idrizi. Kreu i PDIU-së premtoi se në përfundim të zgjedhjeve do të jepet llogari para qytetarëve për çdo votë të marrë. “Ne do të japim llogari përpara tij. Por, ne nuk do zhgënjejmë askënd, pra as atë: ne jemi partia e fjalës së mbajtur! Votoni PDIU-në! Ne jemi parti, që do bëjmë të pamundurën, pse ne kemi dalë jashtë skemave të vjetra të aktivitetit politik. Ne jemi parti e së resë, por jemi dhe partia e amanetit, partia e flamurit që nuk lëshohet nga dora, por mbrohet. Ne nuk shesim e blejmë flamuj, por ne jua dhurojmë flamurin e kombit”, tha më tej Idrizi. Duke u ndalur te çështja çame, ai theksoi se “sot çështja çame është më e fortë se kurrë, ajo ka rilindur. Ajo e ka fituar luftën me kohën – falë kontributit të këtyre burra e grave. Garant për këtë jemi të gjithë ne, por dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, shqiptarë, që i janë bashkuar kauzës sonë dhe e kane kthyer Çështjen çame në një çështje të të gjithë kombit Shqiptar”.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora