E premte, 29.03.2024, 01:02 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ulqin: Tubime me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip”

E shtune, 02.04.2011, 05:47 PM


Përgatiti: Isuf B. Bajrami

 

Ulqin: Tubime me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip”

 

Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka mbajtur tubime me qytetarët e Plavës e Gucisë, Malësisë, Tivarit dhe Ulqinit me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip” me qëllim të njohjes së opinionit publik mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të mbahet në Mal të Zi prej 1 deri më 15 prill

Ulqin, 30 mars 2011 - Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka mbajtur tubime me qytetarët e Plavës e Gucisë, Malësisë, Tivarit dhe Ulqinit me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip” me qëllim të njohjes së opinionit publik mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të mbahet në Mal të Zi prej 1 deri më 15 prill.

Në këto tubime u shpreh shqetësimi për disa parregullsi që vërehen që në fazën e përgatitjes së procesit të regjistrimit, siç janë mungesa e formularëve në gjuhën shqipe, numri i vogël i instruktorëve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj., transmeton VOA.

Në këtë kuadër, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka formuar Komisionin Vëzhgues, i cili do t’i evidentojë të gjitha parregullsitë dhe me ato do të njoftohen strukturat vendore dhe faktori ndërkombëtar.

 

Sanxhaku kërkon autonomi

 

Një grup i intelektualëve nga territoret e ish-Jugosllavisë ka ripërtërirë iniciativën për formimin e Lëvizjes për Autonominë e Sanxhakut, të cilën para një gjysmë viti e kishte iniciuar myftiu kryesor, Muamer Zukorliq.

Anëtari i këshillit iniciues, Almir Mehoniq, gazetar i revistës sarajevase “Staff”, sipas Zhurnal, deklaroi se iniciativa e Zukorliqit gëzon mbështetje të plotë, por se njerëzit të tubuar në këtë Lëvizje nuk janë të lidhur drejtpërsëdrejti me Bashkësinë Islame, por se bëhet fjalë për intelektualë të ndryshëm, të cilët nuk janë vetëm nga Sanxhaku dhe nuk janë vetëm boshnjakë.

Mehoniq vlerëson se edhe përkundër mohimit të partive politike dhe të intelektualëve boshnjakë, në Mal të Zi ekziston një disponim për autonominë e Sanxhakut, për të cilën gjë dëshmon edhe referendumi nga viti 1991 dhe se qytetarët do të votonin njëjtë sikur atëbotë, nëse këtë mund ta bëjnë pa u përballur me trysni dhe shantazhime.

Ai shtoi se autonomia e Sanxhakut është e pashmangshme, për shkak të situatës së keqe në këtë rajon, i cili i është ekspozuar formave të ndryshme të diskriminimit ekonomik nga ana e zyrtarëve në Beograd dhe Podgoricë.

 

Në Vojvodinë kërkojnë bisedime për autonomi

 

Novi Sad – Liderët e tri partive hungareze të Vojvodinës kërkojnë bisedime me Tadicin. Dëshirojnë autonomi e cila planifikohet për serbët në Kosovë.

Liderët e tri partive hungareze të Vojvodinës kërkuan sot nga kryetari i Serbisë, Borisë Tadic, që t’i pranoj në bisedime për autonomi të hungarezëve të Vojvodinës, në formën e autonomisë që planifikohet për serbët e Kosovës.

Liderët e partisë Demokratike të hungarezëve Vojvodinës, Andrash Agoshton, Bashkësia demokratike e hungarezëve vojvodinas Shandor Pal, Lidhja qytetare hungareze Laslo Rac Sabo, në letrën e hapur drejtuar Tadicit, vlerësuan se edhe pakicat tjera në Serbi duhet të fitojnë autonomi e cila planifikohet për shqiptarët në Jug të Serbisë dhe për serbët në Kosovë. Këtyre kërkesave u kundërvihet lideri i partisë me te fortë hungareze Jozhef Kasa, kryetar i lidhjes hungareze te Vojvodinës.

”Mendojmë se principet e autonomisë të cilat janë baze e planit të qeveris për zgjedhjen e pozitës së serbëve në Kosovë, vlejnë edhe për pozitën e pazgjedhur të pakicave tjera në Vojvodinë. Nuk kuptojmë pse për serbët në Kosovë e shqiptaret në Jug të Serbisë vlejnë tjera principe” thuhet në letër.

Agoshton, Pal dhe Rac Sabo, në fund të muajit të kaluar i kanë shkruar Marti Ahtisarit, me kërkesë për zgjedhjen e autonomive të pakicave.

 

Maqedonia vlerësohet si vend i pasigurt

 

Maqedonia vlerësohet si vend i pasigurt në një analizë të Qendrës Evropiane për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), një organizatë evropiane që merret me politikat e jashtme të BE-së.

Sipas kësaj organizate “think – tank”, BE është notuar me notë negative rreth mosballafaqimit të suksesshëm dhe pa rezultate për situatën dhe kontestin e emrit në Maqedoni, krizën politike në Shqipëri dhe stabilizimin e Bosnjës.

Sa i përket Maqedonisë, është dhënë vlerësim negativ për BE-në, por edhe për këtë vend. “Stabiliteti i përgjithshëm në Maqedoni është i pasigurt, vendi ka ngecur, kritika ndaj projektit Shkupi 2014, marrëdhëniet e tendosura midis pozitës dhe opozitës dhe ku ka rënë entuziazmi për të ardhmen e këtij vendi në BE dhe se ku ardhmëria në BE shihet si një garanci për paqen ndëretnike në këtë vend”, theksohet në analizën e Qendrës Evropiane për Marrëdhënie me Jashtë, ku jepen vlerësim tjera për gjendjen e rënduar në media dhe trendet negative në marrëdhëniet e brendshme.

Si një nga problemet kryesore në analizë nënvizohet çështja e emrit, për të cilën problematikë theksohet se nuk asgjë të re për gjetjen e zgjidhjes.

Qendra Evropiane ECFR.eu numëron se ka arritur rezultate simbolike pozitive rreth dhënies së statusit të kandidatit për Malin e Zi, e cila konsiderohet si një vend lider aktualisht në Ballkan, me pretendimet e saj për në BE, pastaj dhënien e pyetësorit për Serbinë si dhe liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit.

Në analizë pasqyrohet edhe mungesa e unitetit midis vendeve anëtare të BE-së në raport me aspektet e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Analiza përveç gjendjes në Ballkan, përfshin edhe marrëdhëniet e BE-së me botën tjetër.(ina)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora