E enjte, 25.04.2024, 01:19 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Gokaj: Anketim i ashpër kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve

E shtune, 02.04.2011, 06:10 PM


Anketim i ashpër kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve

 

Nga Selim GOKAJ

 

Në një hapësirë të emisionit të lajmeve, që “Top Media” jep për dëgjuesit e saj çdo 60 minuta të datës 27 mars 20011, bëhet e ditur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto ditë, është realizuar një anketim publik nga një qendër e njohur e cila paraqet opinionin e qytetarëve amerikanë për shkallën e angazhimit që duhet të kenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar ata shtete me të cilat SHBA ka aleanca politike, ekonomike dhe ushtarake të cilat janë të shumta në numër dhe që shtrihen në të katër anët e globit .Ajo që ishte befasuese për dëgjuesin shqiptar, e cili po përcillte “Top Median” me datën 27 mars 2011, ishte se 54% e amerikanëve ishin kundër mbrojtjes së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në se Shqipëria do të kishte nevojë për një mbrojtje të tillë në një situatë të rëndë dhe të papritur ushtarake dhe vetëm 16% e të anketuarve u shprehën në favor të një impenjimi dhe ndihme për Shqipërinë, në se ajo ndihej e kërcënuar dhe e rrezikuar nga ndonjë ndërhyrje ushtarake e një shteti, ose grup shtetesh të shpallura si armiq të Shqipërisë. Anketuesit amerikanë ishin shprehur për mbrojtjen e Izraelit, Gjermanisë, Kanadasë dhe Meksikës nga Shtetet e Bashkuara, në se këto shtete do të kishin nevojë për mbrojtjen amerikane në një situatë emergjente ushtarake që do të krijohej nga sulmi një fuqi e huaj armiqësore ndaj këtyre vendeve. Megjithëse ky informacion mediatik ishte shumë i shkurtër dhe thuajse fragmentar, një gjë ë tillë nuk e pakëson rëndësinë dhe shqetësimin që sjell ky informacion mediatik, sepse ai nuk ishte informacion i marrë në një kafene, ku bisedat janë të pafundme në larmi dhe në shtrirje, por ishte informacion mediatik që kishte shfrytëzuar një anketim serioz që i kalonte shumë caqet e një informacioni që hidhet në media, sa për të plotësuar një hapësirë lajmesh. Të duket e pabesueshme, por faktikisht e pranueshme se opinioni publik i shqiptarë ve për Shtetet e Bashkuara dhe opinioni publik amerikan për Shqipërinë  qenkan antipode me njeri tjetrin. Për ne, shqiptarët, Shtetet e Bashkuara janë miq dhe aleatë  strategjik dhe mbështetës për instalimin e një demokracie të vërtetë në Shqipëri, pa harruar se edhe në vitet e diktaturës komuniste shqiptarët ushqenin gjithmonë shpresë se amerikanët do të ishin shpëtimtarët e tyre. Në ato vite të rrezikshme, kur burgu komunist e kishte 24 orë derën e hapur, shqiptarët rrezikonin duke dëgjuar “Amerikën” që fliste shqip. Respekti dhe miqësia për Amerikën kapen majat, kur amerikanët udhëhoqën bombardimin mbi Serbinë i cili i dha fund sundimit thuajse shekullor të saj mbi Kosovën, sundim që ishte instaluar në këtë hapësirës shqiptare me “bekimin” e Evropës e cila e konsideronte Shqipërinë, në atë periudhë historike, si mbetje të Turqisë. Sipas kancelarive evropiane në ato vite, Shqipëria, nëse nuk mund të eliminohej totalisht, se paku të zvogëlohej maksimalisht, veprime këto të Evropës që sollën atë shprehjen e famshme të poetit Gjergj Fishta që i bënte publikisht portretin e Evropës në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët duke thurur vargje të tilla: “Moj Evrope moj k… e motit….”.

Mendojmë se një opinion i tillë shumë i rezervuar për Shqipërinë nga opinioni publik amerikan duhet të lidhet me njohjen shumë të paktë dhe shumë sipërfaqësore, për mos të thënë të gabuar që amerikanët mund të kenë për Shqipërinë, sepse shifra 54% qe pohon se shqiptarët nuk duhet të jenë në axhendën amerikane për të mbrojtur miqtë e saj është me të vërtetë shqetësuese. Në dhënien e një mendimi të tillë në këtë anketë kundër shqiptarëve nga opinioni publik amerikan mund të kenë influencuar edhe incidentet e rënda me disa qytetarë shqiptarë që jetojnë në hapësirën shqiptare të Kosovës të cilët disa vite më parë u arrestuan se po përgatiteshin të sulmonin një bazë ushtarake amerikane brenda territorit amerikan duke i shtuar kësaj edhe incidentin e rëndë në Gjermani, ku një tjetër shqiptar, lindur dhe banues në Gjermani, vrau dy ushtarakë amerikanë, veprime këto që u dënuan nga opinioni publik në të gjithë hapësirën shqiptare dhe nga i gjithë spektri i politikes shqiptare në të gjitha trojet shqiptare. Në krijimin e një imazhi jo shumë miqësor për shqiptarët në Amerikë, ka shumë mundësi të kenë rol tepër të rëndësishëm lobet antishqiptare, që atje nuk mungojnë, të cilët angazhojnë mediat dhe hapësira të tjera propagandistike, për të dezinformuar dhe për të amplifikuar insinuata të qena dhe të paqena për të cenuar arritjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe njëkohësisht për të deformuar me çdo mjet miqësinë që shqiptarët kanë për popullin amerikan. Edhe politika shtetërore shqiptare është deficitare në bërjen e një lobingu të fuqishëm për të prezantuar në hapësirën amerikane se cili është opinioni i vërtetë i shqiptarëve për Amerikën. Duket se politikanët shqiptarë mjaftohen duke përqafuar dhe shtrënguar fort ambasadorët amerikanë në Shqipëri të cilët herë i shohim duke u bërë “reklamë” forcave të majta dhe në raste të tjera i shohim duke u bërë “reklamë” forcave të djathta, gjë që ka sjellë me dashje, ose pa dashje, tensionimin e situatës politike në Shqipëri. Por, pavarësisht nga rezultatet e anketimit, ku miqësia dhe respekti i opinionit publik amerikan ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve rezulton me një pikavarazh shumë të ulët dhe se për këto të anketuar është mirë që Shqipëria duhet lënë në qiell të hapur dhe pa mbrojtje që “Ta hajë qeni”, tashmë Shqipëria është bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior, alias NATO, ku komandon Amerika gjigande, e cila i siguron Shqipërisë një mburojë të sigurtë në raste, kur ajo mund të rrezikohet ushtarakisht nga një shtet armiqësor, duan apo nuk duan ata që u intervistuan në Amerikë që duket se e duan pak Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, ajo që ka rëndësi të theksohet dhe që është e një rëndësie të veçantë, ka të bëjë me faktin se politika shqiptare dhe ajo e Amerikës sot është në të njëjtën gjatësi valësh, kur është fjala për të vlerësuar dhe për të vepruar për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare, ku interesat e dy vendeve dhe dy popujve tanë tashmë janë në të njëjtën sintoni, duke treguar se anketime të tilla, si kjo e fundit që u bë në Amerikë dhe ndonjë tjetër si kjo që mund të bëhet nesër, nuk mund të lëshojnë hije dhe dyshime mbi cilësinë dhe kualitetin e lartë të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe ushtarake që ekzistojnë sot në mes të Shqipërisë dhe të Amerikës Megjitheatë, anketime të tilla, ku penalizohen këto marrëdhënie, nuk janë tregues pozitive,por janë tregues që lënë një shije të hidhur për ne shqiptarët, duke na detyruar t’i bëjmë një pyetje pak të vështirë vetes: “Ku kemi gabuar ne shqiptarët dhe çfarë kemi lënë pa bërë në shërbim të një miqësie me përmasa më të mëdha se ajo që është sot në mes nesh dhe Amerikës me qellim që nesër anketuesit amerikanë të rrisin pikavarazhin në favor të lidhjeve dhe miqësisë së Amerikës me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Por, nga ana tjetër, në mendojmë se mediat shqiptare nuk duhet të bëjnë publike informacione të tilla të cilat mund të sjellin keqardhje tek ne shqiptarët sepse Amerikën dhe amerikanët ne i kemi pasur dhe i kemi përsëri pjesë së ëndrrës sonë për të arritur piketat më të largëta dhe më kualitative në sferën politike, ekonomike dhe ushtarke. Kurse, atyre të anketuarve në Amerikë, të cilëve ua prishte gjumin Shqipëria dhe shqiptarët, mund t’u kujtojmë një fjalë të urtë të popullit tonë i cila shprehet kështu: “Më duaj dhe më druaj, me zor nuk mund t’i thuhet askujt”.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora