E premte, 22.11.2019, 09:13 PM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Kozma Dushi: "Pëllumbat desh më hëngrën kokën"

E shtune, 26.01.2008, 02:20 PM


Elona Demollari - Shekulli

Këngëtari i njohur rrëfen aksidentin e ndodhur tre javë më parë dhe jetën në rregjim shtrati

Kozma Dushi
Një fillimvit i mbrapshtë për këngëtarin e njohur Kozma Dushi. Një aksident që mund t'i kishte marrë jetën, por që për fat të mirë e ka lënë tre javë në rregjim shtrati, me mjekime dhe me një mësim të madh: "kujdes nga shkallët".

E enjtja ishte dita e parë, pas tre javëve brenda katër mureve të shtëpisë që Kozma Dushi, dilte jashtë. Kësaj radhe i shoqëruar nga shkopi kinez ngjyrë vishnje, duke e ecur me lëvizje të kujdesshme.

"Ishin ditët e para të Vitit të ri- e nis rrëfimin këngëtari më i njohur i muzikës së lehtë shqiptare-Isha ngritur si çdo herë të ushqeja pëllumbat. I ke parë pëllumbat e mi o babuç?. Janë pëllumba postierë, ore, i kam blerë në Korfuz. Ata desh më hëngrën kokën, po i kam shumë të mirë".

"Komi", siç e thërrasin shkurt të njohurit tregon se gjithë fajin e kishte vendosja e shkallës prej druri, te muri afër shtëpisë te Parku i Delegacioneve, disa dhjetra metra larg stadiumit "Dinamo" Zakonisht e vendoste te pjesa e shtruar me rërë dhe zhavorr dhe dy këmbët e drunjta nguleshin mirë. "Kisha një parandjenjë"-tregon Komi-që kur e vendosa në bazamentin prej çimentoje, që ishte bërë edhe me vaj makinash, por nuk i dhashë rëndësi. U dhashë pëllumbave grurë dhe misër dhe bëra të zbrisja. Sapo vura njërën këmbë shkalla lwvizi pak, pastaj ula edhe tjetrën dhe e pashë në ajër trupin në mes e poshtë. Pjesën tjetër të trupit e kisha ende të mbështetur në tarracë, por muskujt nuk arritën të mbanim 80 kile peshë. Rashë nga 5 metra lartësi, por për fat të mirë rashë në këmbë"-tregon këngëtari i njohur.

Pas rënies, Komin e transportuan menjëherë në qendrën e Traumës në Spitalin Ushtarak. "Më mbajtën 3 orë atje, se kisha shumë shembje dhe dëmtime të brendëshme, por pa pasoja. Mjeku u gëzua shumë që unë nuk kisha patur gjendje të fikëti, apo konvulsione, pas rënies".

Për tre jave ka marrë trajtimin e rekomanduar nga mjekët si dhe shumë urime për shërim sa më të shpejtë, por ato i janë dukur ditët më të gjata të jetës. "Njeriu vdes, po nuk lëvizi, ore babuç"-thotë këngëtari, që në 365 ditët e vitit është i angazhuar me festivalet, koncertet, apo shfaqjet që është pjesëmarrës.

Do të bëj 35 festivale

Tani nuk është koha për të menduar për këngën, sepse shëndeti mbi të gjitha. Por Kozma Dushi është mëse i vendosur për ta mbyllur "kontratën" e pashkruar me këngën e lehtë në Radio TelevizioninShqiptar, sapo të firmosë edhe pjesëmarrjen e tij për të 35-in vit rresht në evenimentin e përvitshëm të këngës së lehtë shqiptare.

Pra edhe dy festivale, sepse ai i vitit 2007 ishte i 33-ti për Kozma Dushin. "Kënga më ka dhënë shumë emër dhe kënaqësi, paçka se me të nuk kam bërë prokopi"- thotë Komi dhe shton: "Por festivalet e fundit na kanë dhënë ne këngëtarëve që kemi shumë vite në atë skenë, edhe disa përshtypje jo të mira". Komi, një njeri i butë dhe serioz, nuk ka shumë qejf të merret me fjalë, por mundohet që të prekë pak mbi plagën e festivaleve të fundvitit në RTVSH, influencën e interesave ekonomike, që kanë errësuar misionin e takimit të përvitshëm për këngën e lehtë shqiptare. "Herën e fundit nga gjithë ai festival mora 20 mijë lekë të reja"-thotë Kozma Dushi, që u përfaqësua me një këngë në festivalin e vitit 2007. I pyetur nëse ia vlen të shkojë në festivale të tilla, ku gjithçka vihet në dyshim për punë lekësh, Kozma Dushi përgjigjet: "Unë do të shkoj o babuç, edhe po nuk më dhanë lekë, se po nuk këndova unë vdes".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT