Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zhuljeta Kulla: Ja si më preu rrogën Pëllumb Kulla

| E marte, 29.03.2011, 07:14 PM |


Flet aktorja Zhuljeta Kulla

 

Ja si më preu rrogën Pëllumb Kulla

 

Nga Albert ZHOLI

 

Në promovimin e librit të fundit të regjisorit Pëllumb Kulla “Rrëfenja nga Amerika” takova dhe bashkshorten e tij, Zhuljeta Kulla. Aktore e qindra roleve në estradë dhe teatër, Zhuljeta Kulla mori titullin "Qytetare Nderi" e qytetit të Fierit para disa muajve. Titulli i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Fierit iu dorëzua aktores, e cila u kthye në Fier me rastin e 50-vjetorit të Estradës së Fierit. Emigrimi në SHBA e largoi artisten e njohur nga skena fierake dhe ajo e humorit në përgjithësi, megjithatë ajo vazhdon të kujtohet për rolet e spikatura. Lindi në Berat dhe u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega aktrim. Punoi në Teatrin e Beratit dhe më pas atij të Vlorës, por fizionominë e saj si aktore e krijoi në skenën e Fierit.  Nga viti 1972-'92, punoi në teatrin profesionist dhe trupën e estradës profesioniste të qytetit të Fierit, ku krijoi edhe biografinë artistike. Rolet më të spikatura i realizoi në pjesët "Kultura duket", "Këshilla për fëmijët", "Zemrat me Zilka", për të vijuar me një repertor më të ri të viteve të funidt si "Opozitare po motra", "Djali im dashuron një kinezkë", "Më shumë dua vjehrrën e burrit se vjehrrën time", "Grindje me burrin në metro" etj. Këto të fundit janë krijuar kryesisht nga bashkëshorti i saj, shkrimtari dhe regjisori I mirënjohur Pëllumb Kulla. Këto ditë ajo erdhi në Tiranë në promovimin e librit “Rrëfenja nga Amerika” të bashkshorit të saj Pëllumb Kulla.

 

-Çfar vendi zë Zhulieta në këtë libër të ri të Pëllumb Kullës?

 

Unë jam në një pjesë të madhe të atij libri. Jam ashtu si jam dhe sot në promovimin e tij. Këtë libër Pëllumbi e ka shkruar kryësishtt për emigrantët, për jetën e e tyre, për mënyrën e largimit, për punën e tyre, për sjelljen, për gjuhën, për problemet, për integrimin në jetën e vendit ku punojnë dhe jetojnë.  Por konkretisht nqs në libër do të shohësh atë pjesë ku shkruhet për femrat, në pjesën më të madhe është jeta imë, sjellja, veshja, unë me atë çka kam me vete kudo që shkoj. Pra këtë dua të them me shprehjen se unë Jm pjesë e atij libri. Pra Pëllumbi i ka marrë këto pjesë jetësore të miat dhe I ka vendos në libër duke I ngritur në art. Pra ai ka marrë një pesë jetësore timen por që me punën, strilin, mënyrën e të ndërtuarit ka bërë tregime apo rrëfenja sh intersante si nga ana artsitike, ashtu edhe estetike. 

 

-Nuk e ke kundërshtuar në ato pjesë ku ai ka mrrë jetën tuaj?

 

Jo. Unë kënaqem kur i lexoj dhe qesh. Qesh me mënyrën si I ka stilizuar dhe I ka ristrukturuar. Ai ka marë nga unë subjektin ndërsa ana artistike e tij ëshë shumë lart atij subjekti  I jetës sime. Pra unë më shumë qesh për këtë mënyrë të ndërtuari të rrëfenjës që ëshët ku e ku me ato çka kam prezantuar unë në biseda, apo jetën e përditshme familjare.

 

-Për vitë të tëra në SHBAm si jnei ndjerë këto ditë qëndrimi?

Kanë qenë ditë plot emocion, ditë të ngfjeshura me takime, biseda. Ardhja në Shqipëri më jep shumë emocion sidomos kur mblidhen njerëzit, diskutojnë dhe dëgjojnë, problemet, hallet, shqetësimet por dhe bëjnë humor. Janë takime në formë grupi që shprehin dashurinë dhe respektin për njeri tjterin biseda që rrallë mund ti bëjmë në SHBA. Ndrësa sot në promovim më emocionoi fjala e poetit Preç Zogajt që foli plot përgjegjësi por duke e lavdëruar krijimtarinë e Pëllumbit. I shpreh mirënjohjen Preçit, për ëkto fjalë në adresë të librit. Për këtë libër Pëllumbi ka vite që punon (pasi është një përmirësim edhe I disa krijimeve të mëparëshme) për këtë libër . Ka punuar ditë natë për realizimin e këtij libri dhe kur shoh gjithë këta njerës në këtë promovim emocionohem.

-Pëllumbi është dhe regjizor dhe si shkrimtar. Ku e shikoni më mirë ju, në pjesën e regjisë apo në krijmtari?

Nuk e ndaj dot as si regjisor as edhe si shkrimtar, edhe në artikujt politikë që ai shkruan. Di që Pëllumbi është kërkues ndaj vetes, shumë studjues, dhe me intuitë. Shkruan me përgjegjësi dhe pa mllefe. Por shkrimet për humorin ose rëfenjat për mua janë më të bukurat. Mua më pëlqejnë të gjitha rrëfenjat e librit të fundit, pasi tek ato ka shumë jetë, shumë, humor, ahumë kripë shqiptare. POr dua të them se fjalën për librin le ta thonë kritikët, specialksitët, unë fola për ndjesitë e mua.

-Ti ke qenë aktore në regjitë e tij. Të ka trajtuar si grua apo si aktore?

Si të gjithë të tjerët. Ai e ka punën e shenjtë. Asnjëherë nuk e ka ngatruar punën me familjen. Çdo gjë e ka vënë ën vendin e vet.

-Ku ke ndjerë ditën më të vështirë me Pëllumbin?

 

Ditën më të vështirë e kam ndjerë kur më ka prerë rrogën. Unë n jë ditë shkova 10 min me vonesë në punë. Dua të theksoj se kasha tre fëmijë që kujdesesha dhe duhet ti çoja në kopshte apo shkollë. Atë ditë smë premtoi koha dhe erdha me vonesë. Pëllumbi më bëritti dhe më tha sot e ke të prerë rrogën nqs do rri qns do ik në shtëpi. Ne po bënim provat për premierën. Qava, pop o qava dhe shkova u nakova tek Drejtori. Ai thirri Pëllumbin dhe I tha që duhen parë ca gjëra duhet të jemi dhe pak tolerant. Por Pëllumbi su tërhoq. Bëhët fjalë për fundin e vitit 1980.  

 

-Kur ka qenë njohja e parë me Pëllumbin?

 

Njohja e parë ka qenë  në vitet ‘64-65. Ishin vite që dhe sot I kujtoj me nostalgji.

 

-Sa role keni luajtur në regjinë e Pëllumb Kullës?

Nuk i numëroj dot se janë role estrade. Të gjitha pothuajse kanë qenë në regjinë e Pëllumbit në estradë.Nuk i numëroj dot . Kam pasur role në të gjitha premierat, se atëherë edhe femra kishte pak në estradë. Ne vinim disa premiera në vit dhe më vjen keq që si kam numëruar.

-Të mungon Estrada e Fierit?

 

Sigurisht që më mungon, se kam kaluar pjesën më të bukur të jetës.Unë tani që isha në Fier isha ndërmjet shokëve dhe shoqeve të mia. Në nëntor realizova një rol me komedinë ‘Milioneri’ të Pëllumbit dhe me regjinë e tijë.Edhe unë jam shumë e lumtur për atë kënaqësi që më dha spektatori i Fierit. Unë në këtë komedi luajta vetëm ën Fier, pastaj ika se s’mund të lija punën. Ishte një rol që më kujtoi jetën në të kaluarën që isha aq e zënë me skenën. “Milioneri” mbetet për mua  jjë komedi e kohës ku personalisht roli më pëlqeu jashtë mase. Më mungonte një rol në teatër dhe e realizova kur se prisja. Këtë rol më pas e vazhdoi dublantja ime.

 

-Po Amerika si është për ju sot?

 

Amerika është një vend që neve mundohemi që të ambjentohemi. Amerika të jep shumë shanse, dhe hapësira, por që duhet ti shfytëzosh. Amerika këkrkon punë. Përderisa unë punoj, kjo tregon se dua të angazhohem me atë jetë dhe me atë vend dhe ti marr diçka atijë vendi.

 

Pëllumbi gjithomnë në ëlvizje, gjithmonë në ëkrkim të prurjeve të reja. Keni qenë xheloze ndaj tij?

Xhelozia ëshët pjesë e jetës. Por me thënë të drejtën si artistë të dy e kemi kuptuar mirë njeri tjetrin. Ne pak kemi qenë larg, pasi kemi qenë në një punë, në një sektor në një estardë që e drejtonte ai. Pastaj duke qenë për 45 vjet bashkë do të thotë që respekti ka ardhë duke u forcuar.

-Të merr malli për trupën e Fierrit?

Mos më pyet (loton). Ajo trupë me ata kator edhe sot diskutohet kudo. Ne arritëm të bëheshim shkollë për teatrot dhe estradat e tjera.