E marte, 23.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Shkolla Shqipe ruan identitetin e mërgimtarëve

E premte, 25.03.2011, 08:57 PM


 

SHKOLLA SHQIPE RUAN IDENTITETIN E MERGIMTARËVE

 

Për herë të parë në qytezën Reichenbach/Fils-Baden-Württemberg të Gjermanisië, më datën 16.03.2011, u hap një paralele me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Këtë mbledhje me prindër dhe nxënësa e thirri dhe kryesoi z.Islam Shahini, i cili në fillim përshëndeti të gjithë të pranishmit, i falënderoi për përkrahje të gjithë ata që ndihmuan për hapjen shkollës, e sidomos falënderoi stafin e shkollës Lützelbachschule në krye me Rektorin z.Gerchard Jung.

Iniciativën për hapjen e kësaj shkolle e kishte marrë z. Stefan Nikëprelaj.

Ndërsa punët tjera i ka kryer z. Islam Shahini, i ndihmuar nga Hamzë Ibrahimi, si për regjistrimin e nxënësave, kontaktet me Rektorin e Shkollës Lützelbachschule z.Gerchard Jung, me konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, zëvendëskonsullin z.Ymer Lladrovci, me veprimtarin e vjetër Xhafer Leci, i cili e kishte njoftuar dhe vënë në kontakt me mësuesen Teuta Morina, Këshillin e Arsimtarëve në Gjermani, mnyren se si shkohët në rrugë institucionale...

 

Janë regjistruar 23 nxënësa, të moshave të ndryshme, të ndarë në dy grupe mësimi. Z.Islam Shahini, tha se "numëri i nxanësave të interesuar për të ndjekë mësimin në gjuhën shqipe, do të shtohet shumë shpejt". Në këtë takim u folë për plan-programin mësimor etj. U diskutua edhe për ta ndihmuar, sado pak, mësuesen materialisht për transportin ...

Mësuesja Teuta Morina, në mes tjerash, tha se "edhe unë si çdo mësues, arsimtar jam e gatshme falas t`i mësoj fëmijtë tanë". Prindërit u zotuan se vullnetarisht do të paguajnë nga 10 euro, në muaj, për sejcilin fëmijë - nxënës.

Zonja Teuta, më datën 27.03.2011, do të marrë pjesë në mbledhjen e caktuar të LASH-it “Naim Frashëri” në Mannheim, ku do të bëhet edhe shpërndarja e teksteve mësimore.

Për Këshillin e prindërve u zgjodhën 3 gra, zonjat: Nebahate Shahini, Zoja Durmishi dhe Naime Gashi.

Serioziteti i hapjes të shkollës shqipe me qëllim të ruajtjes të identitetit kombëtar të fëmijëve mërgimtarë, dëshmohet me faktin se qysh në ditën e parë të fillimit të mësimit plotësues, më datë 18 mars 2011, të gjithë nxënësit ishin të pranishëm në orët mësimore.

 

Me fat shkolla e re fëmijë dhe prindër shqiptarë!

 

Tekstin dhe foton e përgaditi: Xhafer Leci

Köngen, 22.03.2011



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora