E merkure, 24.04.2024, 11:17 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Fillim i mbarë i shkollës shqipe në Fellbach të Gjermanisë

E premte, 25.03.2011, 08:56 PM


 

Fillim i mbarë i shkollës shqipe në Fellbach të Gjermanisë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Qyteti Fellbach në Baden-Württemberg, shtrihet në verilindje të kryeqytetit Stuttgart.

Para industrializimit ishte një oazë vreshtore. Radhitet pas qytetit Waiblingen, për nga   madhësia në rrethin Rems- Murr. 

Në këtë mjedis punojnë dhe jetojnë edhe shumë familje shqiptare.

 Duke e ditur se procesi mësimor është shumëfish i rëndësishëm, që nga data 12 janar 2011 në njëren prej  klasëve të shkollës fillore " Maicklerschule " në Fellbach, edhe nxënësit shqiptar filluan mësimin plotësues në gjuhën e tyre amtare.

 Iniciatoren e kësaj detyre të shenjët dhe madhore, mësuesen Shahe Bytyqi, e rrethon përkrahja e  madhe e institucioneve të Republikës së Kosovës, shoqata e arsimtarëve shqiptarë në Gjermani, nxënësit e saj, bashkatdhetarët dhe familjet shqiptare në Fellbach.  

 Vështirësit e fillimit të punës u tejkaluan shpejt me intersimin e madh të nxënësve dhe prindërve.  Kjo rrezaton shpresë, se fjala e ambël shqipe do ta shkrijë fare edhe atë copë akulli të mbetur, ndërsa këta së bashku duan, synojnë të bëhen Vatër e fuqishme e arsimit në Diasporë.

 " Në orën e parë ishin prezent 15 nxënës dhe nxënëse. Aktualisht mësimin plotësues e përcjellin 25 shkollare dhe shkollar të ndarë në dy grupe mësimore. 

Grupi i parë është ndërtuar me nxanësit e klasës; ll- të, lll- të dhe lV- të, ndërsa grupin e dytë e përbëjnë nxanësit e klasës së V- të, Vl- të, Vll- të dhe Vlll- të " nisi rrëfimin mësuesja Shahe.

 

Dita e Mërkure, që në agim e deri në mbrëmje për nxanësit dhe mësuesen Shahe, është përjetim i veqant, i përshkuar me ndjenjë gëzimi, dëshirë të zjarrtë, vetëdije të lartë që të qëndiset mirë dhe mbarë gjuha e ambël shqipe. 

 Edhe pse fillestarë, zëri i ëmbël dhe recitimet e Ariona dhe Learta Kuqi, Blendina Bytyqi, jehuan këndëshem së bashku me këngët e Aktrina, Artenisa Bytyqit dhe Albulena Gashit në programin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

 Prezantimi i fëmijve të mësueses dhe shkollës shqipe përcjelli mesazhe të qarta tek prindërit dhe të pranishmit të cilët të bashkuar si kurr më parë festuan me shkollën e tyre.

 Me punë të mirë nisë bazamenti, ndërtohen shpejt urat e vendlindjes, plotësohet boshllëku kohor, qetësohet shpirti i mërgimtarëve, qartësohet emblema e identitetit kombëtar, përfaqësohet vendlindja denjësisht.

 Recitimet dhe këngët ishin të përgaditura me përkushtim dhe shije të rrallë. Ishin edhe provim i parë, i kurorëzuar me sukses, i nxënësve dhe mësueses Shahe para prindërve dhe publikut, nxitje dhe shembull i mirë se mësimi plotësues i shkollës shqipe në Diasporë është i domosdoshëm.  

 Ã‹shtë studjuar por edhe është vërtetuar në vazhdimësi, se sukseset individuale dhe familjare të shkollarëve tanë në Gjermani nuk mungojnë. Lakmohen rezultate të niveleve të larta arsimore ku do të ishin të përfshirë individi, familja dhe shoqëria shqiptare. Kjo arrihet, nëse fëmijët tanë së pari e zotërojnë mirë gjuhen e tyre amtare.        

 

 Prindërit në mbledhjen e organizuar me datë 16 Mars, pos angazhimit të tyre për sensibilizim të mëtutjeshëm dhe mbarëvajtje të procesit mësimor, u deklaruan se jan shumë të kënaqur me punën e deritashme në shkollë, falënderuan mësuesen Shahe për iniciativën, hapjen dhe punën- funksionimin e vatrës mësimore në qytetin Fellbach.

 " Vërejmë tek fëmijët tanë, përparime në ndërtimin e fjalisë dhe përmirësim të dukshem në të folur. Ata bisedojnë me qejf për mësuesen dhe mësimet që i zhvillojnë ", ishin këto fjali të njërit prej prindërve, të miratuara edhe prej prindërve tjerë të pranishëm.

 Ndërsa mësuesja, në mes tjerash tha; "  Dëshirojmë të bëhemi krah i fortë edhe i organizimeve dhe aktiviteteve kombëtare. Ndjehemi të fuqishëm dhe të lumtur me ndihmën që Konsullata e Republikës së Kosoves në Stuttgart , ka dhën për këtë shkollë si dhe me përkrahjen e pa rezervë të këshillit të arsimtarëve shqiptarë në Gjermani.

 Në këtë mbledhje njëzërit u zgjodhën zonjat; Hyrije Gashi, Sulltane Kuqi dhe zotëriu Arben Shabani në këshillin e prindërve. 

 Këta të fundit u zotuan se do ta ndihmojnë mësuesen dhe mësimin plotësues shqip në realizimin e këtij misioni të shenjët. Pos tjerash ata falenderuan edhe Drejtoreshen, zonjën Rombold e cila hapi dyert e shkollës fillore " Maicklerschule " në Fellbach dhe është gjithmonë e gatëshme për mbështetjen e bashkatëdhetarëve tanë.

 

 Përgëzojmë  mësuesen Shahe, përfaqësuesit e Konsullatës së Republikës së Kosoves në Stuttgart si dhe prindërit me këshillin e tyre për punën e artë në përhapjen dhe zhvillimin e diturisë, ruajtjen e identitetit kombëtar përmes shkollës shqipe.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora