E enjte, 28.03.2024, 01:29 PM (GMT)

Kulturë

Flet sudiuesi i artit dhe piktori abstraksionist Leonard Voci

E premte, 25.03.2011, 07:06 PM


Pa përkrahur artistët e mëdhenj, një komb nuk do të ketë të ardhme

Politikës nuk i intersojnë njerëzit e punës, të formuar, artistët

Politika të shmang nga arti i mirëfilltë, nga arti i pandikuar

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ka hapur disa ekspozita pikture në Shqipëri, Gjermani, Greqi, por ai më shumë rend pas kritikës së pikturës. Ka bërë disa kritika për piktorët shqiptarë dhe tashmë ka marrë në mbrotje dhe propogandim veprën e “Skulkptorit të Popullit” Odhise Paskali. Sipas Leonardit piktura, skulptuura shqiptare vuan nga kritika. Ka shumë pak kritik dhe një numër të madh piktorësh.  Politika i ka lënë në hije një numër të madh piktorësh duke i bërë ata të jenë jo vetëm të varfër por edhe pa zënë vendin e duhur në shoqëri.

 

-Jo vetëm piktura por edhe letërsia shqiptare vuan nga kritika, cili është mendimi juaj, ndoshta nuk ka njerëz të guzimshëm të realizojnë kritikën?

Në çdo vend të botës arti është i zhvilluar në paralel me kritikën. Që në radhët e filozofisë ku u shfaqën filozofët e parë mbi filozofinë, lindi dhe kritika. Nëqoftëse një filozofi është e saktë atëherë lind dhe një kritikë e saktë. Shqipëria vuan në këtë drejtim sepse çdo gjë e ka të përgjysmuar.Nuk ka as kritik në art, as muzikë as filozofi.Dhe atë pak pjesë  që ka e ka të ngacmuar, ndikuar nga politika.

-Ju mendoni se politika ndikon edhe në art, kulturë dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare?

Ky është gabimi kryesor që ka Shqipëria.Në të gjithë botën artistët janë shumë të pasur.Artistët në asnjë vend të botës, dhe në asnjë vend dhe as në një periudhë sidomos në kohët moderne gjithmonë nuk përballen dhe nuk kanë asnjë lidhje me politikën.I vetmi vend në botë si Shqipoëria ku një politikan i bie bilbilit dhe të gjithë politikanët e tjerë rreshtohen për dy si dhe artistët. Për këtë arsye ne nuk kemi as artistë dhe as kritikë të mirëfilltë.Sepse i mungon pavarsia ekonomike, janë të prekur nga çështjet sociale. Artistët janë të varfër dhe drejtues në insitucionet vihen njerëz që nuk  kanë asnjë lloj lidhje me artin, por janë thjeshtë servilë anonim të artit që zhvillohet në Shqipëri.

Kjo do të thotë se edhe në emërimet që bëhen shumë herë në institucionet kryesore  që drejtohen nga njerëz të artit dhe të kulkturës ndikon drejtëpërsëdrejti politika?

Apsolutisht po. Çdo emërim në artin shqiptar është i lidhur direkt me politikën.Duke filluar nga presidenti që bën dekorimet, emërimet, gazetarët etj i shërbejnë në mënyrë të paturpëshme politikës.Ata nuk i shërbejnë vetvetes, ata i shërbejnë politikës por sidomos politikës që është në pushtet.

-Ka nisur një rrugëtim apo  një shtysë që në letërsi të ketë një farë kritike, përse nuk ekziston kjo kritikë në pikturë dhe në skulpturë?

Piktura dhe skulptura quhet vizive, shikohet direkt. Piktura dhe skulptura janë dy arte të cilat quhen vizive, që shikohen me sy. Kritiku më i famshëm është ai që quhet historian i artit figurative, por nuk quhet kritik arti. Ai quhet më i miri përderisa nuk ka një kritik arti të mirëfilltë. Të tillë s’ka ende në Shqipëri.

-Ju jeni një piktor i përmasave abstrakte, përsa keni zgjedhur këtë rrymë, ndoshta ajo është më e pëlqyeshme si individ apo është më e pranueshme  brenda dhe jashtë Shqipërisë?

Jo, apsolutisht jo. Artet moderne dhe apstraksionizmi është një rrymë kryesore në të cilën zhvillohet në të gjithë europën në  Japoni amerikë dhe në Izrael. Pra është tendenca kryesore e zhvillimit. Unë ndoshta përbëj një handikap, serpse jetoj në Shqipëri por nuk kam  asnjë lidhje me shkollën shqiptare. Unë për fatin tim të mirë dher për fastin e keq të disa piktorëve jam zhvilluar dhe arsimuar në Gjermani.Unë jam pjesë e artit modern bashkëkohor abstraksionist që zhvillohet që nga viti 1970 e deri më sot që ende vazhdon të përqafohet shumë në europë.

-Kohët e fundit ke marrë midis të tjerave edhe një nismë për ruajtjen dhe propogandimine vlerave të piktorit të madh Odise Paskali. Çfarë ruan në vetvete për veprën e tijë, dhe çfarë mesazhesh do të jepni nëpërmjet kësajë ruajtje dhe përballjen me lexuesin?

Një artist në historinë e botës dhe të artit dhe të politikës përcaktohet nga inidvidualiteti dhe vlerësohet. Ku një njeri ruan dhe vlerëson referenca të artistëve të mëdhënj apo të politikanëve të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të jashtëzakonëshme në historinë e njerëzimit shqiptar në mënyrë pozitive dhe për të mirë të njerëzimit, ai njeri ka  hyrë në historinë e artit dhe në historinë botërore  sepse ka bërë vlera të mirëfillta  njerëzore të  cilët e kanë zhvilluar njerëzimit. Dhe unë duke e zgjedhur Paskalin, për arësye  spontane mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Mendoj se kam zgjedhur dhe korifein më kryesor të kulturës shqiptare, dhe mendoj se është një zgjedhje shumë e mirë.Për mua nuk  është vetëm Paskali sepse unë kam zgjedhur edhe 12 artistë të tjerë shqiptarë që janë  të fushave të  ndryshme të arteve të  Shqipërisë duke filluar që nga arti skenik, kinematografik, nga piktura dhe nga skulptura dhe nga arti operistik. Një njeri që mbetet në histori është një artist i madh, ai kuptohet se ka lidhje me artistët e mëdhenj.Flasim për Kadri Rroshin, Margarita Xhepën,Tinka Kurti, Aleksandër Moisiu,Sandër Prosin, etj…Këta unë po marr përsipër të propogandoj….

- Kush është qëllimi juaj në vetvete me këtë nismë?

Qëllimi im në vetvete është se tek një artist madhështia e tijë fillon nga referencat.Kur ke referenca të mëdhaja atëherë do të mbetesh në histori dhe si i madh. Gjithmonë nëqoftëse respekton referencat e mëdhaja të autorëve të mëdhenj ke lëën gjurmë që koha I diskuton. Dhe referencat e padiskutueshme të një arti siç është Shqipëria janë bërë nga këta artsitë. Në rastin konkret një njeri nuk mund të jetë i madh nëqoftëse nuk ka një prejardhje, apo Korpus veprash, apo referencash që tregon njohuritë e tij. Këto tregojnë se nga ke ardhur ti dhe ku bazohesh dhe çfarë ke ndërtuar.Kur duhet të fillosh të nsdërtosh diçka duhet filluar gjithmonë me një bazament të fortë. Unë ndaj e mora këtë nismë. Duhet ti them të gjithë shqiptarëve se pa artistët e mëdhenj, që janë të pranueshëm nga i gjithë kombi, nuk mund të krijosh një të ardhme të sigurtë.

-Shikohet se një lloj indifference në përgjithësi ndaj këtyre njerëzve të shquar shqiptarë?

Dihet ajo. Artisti punon dhe nuk meret me politikë. Politikanët si punë kanë ekranet, radiot dhe fjalët e shumta. Artisti si fjalë ka veprën. Ky është dallimi. Ndaj politikës nuk i intersojnë njerëzit e punës, të formuar. Ata përbëjnë problem për ta.

 

A është shoqëria shqiptare maskiliste?

Tani se besoj. Femra ka fituar dhe po fiton shumë terren.  Femra po tenton që të jetë e pavarur në sajë të punës së saj dhe ideve. Sot shihet se femra është më e predispozuar që të mësojë dhe të mbarojë studimet e larta.

Keni menduar të mireni me politikë?

Jo. Unë vij nga një familje 200 vjeçare artistësh, ku fisi im në regjimin komunsit u persekutua. Pra jam i djathtë por kurrë s’kam menduar të mirrem me politikë pasi, politika të shmang nga arti i mirëfilltë, nga arti i pandikuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora