E shtune, 20.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Besar Shkëmbi

E premte, 25.03.2011, 08:39 PM


Besar Shkëmbi

 

 

ZOGJEVE IU KANE LAGUR KRIHTE

 

Rete e  mbushura  ding me shi

notojne  hapsirave qiellore

duke e bere naten edhe me te zeze

edhe me te frikshme

nate  qe ndjelle vdekje

 

Njerezit jane te rralle e me me fytyra mejti

Gjethe te zverdhra perplot

 

Rruget duan te pelcasin nga vetmija e tyre

Zgjeve u jane lagur krihte

 

Shpirtin e mbollen ne

pranvere

e per pranveren

 

 

BREGUT TE LUMBARDHIT

 

Zemren e djegur nga malli

vura krihte e eres

qe te shkoje n´Kosove

ne Leshan te Pejes

 

N`kopshtin tim te luleve

ku bleta thithe nektar

ku pata lexuar „Lulen e kujtimit“

dhe„Sikur t´isha djale“

 

Ne livadhe t´m´dha

ku kroi i etheve buron

Vasha zemren e vrare nga  dcshuria

me uje te ftohte sheron

 

Bregut te Lumbardhit

ku uji shkon vale-vale

ritmi i muzikes se tyre

simfoni e pare

 

Pastaj le te shkoje atje

ku kam githomone mendjen time

rrugicave te ngushta

qe m´ruajne shume kujtime

 

Ne livadhet plot me bare

Breg rruge n´Llagaxhi

kah shkoja dikur ne shkolle

aty kam t´varrosut dy priderit e mi

 

 

JAM PERBI LIGJIN

 

Toke e Kosoves

care nga etja per liri

toke e Kosove qe kerkon

bashkimin me Shqiperi

 

Toke e Kosoves

toke e lare ne gjak

ngjyre ne bajrak

 

Ukshin Hotin

ku ma ke valle

sikur shume te tjere

ta ka mbet pa varre

 

Jam permbi ligjin

EULEKSI thote

vraje e ktjelle  vet

imunitet s´ka per shqiptarin

kryetar shteti qofte

krypolic apo deputet

 

Toke Kosoves

ti toke shqiptare

mbjelle me eshtra

mbuluar me varre

 

Evropa kurve si gjithmone

viktimes e sulmuesit

vendet ua nderron

viktimen  ne sulmues

e sulmesin e viktimizon

 

Djemte me te mire

n´burg po na i burgosin

luften tone  te shenjte

keq po na e perdhosin



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora