E enjte, 18.04.2024, 12:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXI)

E enjte, 24.03.2011, 08:57 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXI)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Një ditë pune, shkova në bufenë e Amfiteatrit të Fakultetit filozofik për ta pirë një kafe. Dhe u ula në një tavolinë vetëm. Në krahë me mua ishin disa profesor e publicist. Në mesin e tyre ishte edhe kushëriri imë Musa Ramadani. Të gjithë kishin bërë emër në Shkencë, dhe në aktivitete kombëtare.

Dikush si s'më kishte njohur, sigurisht se kishte pyetur se kush është ky?. Prandaj Musaja më erdhi në tavolinë dhe më tha: nëse donë, mund të na bashkohesh. E pyeta se çfarë po bëni? Ai më tha se është një koktej, me që kishin formua  një parti legale.

Duke qenë i bindur se legalja nuk e ka liruar as edhe një vend në botë nga robëria. I thash: pse a pak ju ka dalë për hunde Partia komuniste e Jugosllavisë, çfarë po ju duhet kjo?. Pas kësaj fjale, Musaja u kthye në atë tavolinë, unë e piva kafen dhe shkova në zyrën time.

Të nesërmen kuptuam, se e paskan formua Lidhjen demokratike dhe për kryetar e paskan zgjedh Dr. Ibrahim Rugovën. Shokët e mi ishin gëzuar, që më në fund doli një krye, pas të cilit do të rreshtohet populli. Një shok më pyeti: A je i kënaqur që Dr Ibrahim Rugova është zgjedhur kryetar? I thash: Jo. Prapë më pyeti pse? Sepse ai është vetëm një poet dhe kritik letrar. Nëse poetit i cof një bilbil në dritare, Ai e vajton me dymbëdhjetë strofa poezi. Edhe Naimi ka qenë poet, bile më i madh se këta. Por Abdyli, Sylejman Vokshi, Idriz Seferi, Isa Buletini e Mic Sokoli e kanë dridh perandorin Osmane. Ata kanë bërë historinë. Megjithatë edhe këta mundë të bëjnë punë të mëdha nëse kanë zemër. Pas këtyre fjalëve shoku më tha: Po neve oficerët nuk po dalin me na prirë edhe pse i kem do si kanë bërë tituj e grada të larta në ushtrinë Jugosllave. Buzëqesha dhe e përfunduam bisedën.

Të nesërmen, ishin dalë tavolinat nëpër qytet. Nënshkruheshin kalimtarët për tu bërë anëtar të Lidhjes demokratike. Pa ndonjë kriter, për karakterin e tyre. Kështu që në start, u arrit numri prej dyzetmijë anëtar. Anëtar i së cilës isha edhe unë, gjer në vitin 1994. me këtë numër të anëtarëve, kjo parti fitoi të drejtën për regjistrim në nivel federativ të Jugosllavisë.

Dalja e kësaj partie në skenë ishte aq shpresëdhënëse për pjesën shqiptare të popullit, sa që për çdo ditë vinte duke iu rritur numri. Duke u regjistruar komplet familjet të moshës madhore. Sepse, mendohej se më në fund doli një udhëheqësi, pas të cilës do rreshtohej i tërë kombi, drejt fitores aq të dëshiruar të LIRISË.

Për aktivitetin e disa liderëve shpërthyen edhe këngët, këndoheshin nga rapsodët si për shembull: moj Kosovë mos ke frikë se i ke djemtë në Amerikë, Rexhep Qosjen me ditar... etj. Aktivitete zhvilloheshin me entuziazëm të madh, nëpër degë dhe nëndegë. Njerëzit ishin aq të ngarkuar me eufori, sa që nuk qanin kokën edhe aq, pse Kosova ishte në një bllokadë totale, ushtarako-policore nga ana e Serbisë dhe se të shumtën e kohërave kishte orë policore.

Ndër emrat më të popullarizuara në atë kohë, pas emrit të Ibrahim Rugovës radhiteshin: Rexhep Qosja, Agim Vinca, Luljeta Pula. Shkuarja e delegacionit në Amerikë, të përbërë nga Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Rexhep Qosja Anton Berisha, Luljeta Pula e tjerë për përkthyes kishin me veti edhe të nderuarin prof dr. Abdullah Karjagdiun, me  çrrastë Luljeta i u patë shpërnda fotografitë e të vrarëve e të masakruarve në Ushtrinë Jugosllave dhe në demonstrata, të cilat i kishte marrë me veti. Duke u a lënë në tavolinë, Kongresmenve në sallën e kongresit Amerikan. Ky veprim pati bërë BUM të madh, sepse sado pak ndikoi në informimin më të drejtëpërsëdretë të opinionit Amerikan. Për veprimet kriminale të regjimit të Milosheviqit dhe të vuajtjeve të shqiptarëve në Kosovë. Pas këtij rasti filluan edhe të paraqiten disa Kongresmen humanitar jo shqiptarë, për të lobuar në mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarëve të Kosovës. Rol të merituar për vlerësim e respekt, patë luajtur klubi Shqiptaro-Amerikan, i cili ua hapi dyert e Kongresit këtij delegacioni, si dhe delegacioneve tjera për veprim dhe kontakte më njerëz të rëndësishëm dhe me ndikim edhe në Pentagon. Pasi që u kthyen nga Amerika në një rast e pata pyetur profesor Anton Berishën për dr. Rugovën, nëse pas këtij suksesi, fama i ka rënë në kokë. Ai mu përgjigj: përkundrazi, nuk ka ndryshuar në sjellje, sikur të mos kishim bërë gjë. Unë i thash, kjo qenka mirë! Sepse unë njoh shumë njerëz që pas suksesit të parë ndryshojnë në sjellje.

Edhe unë si dhe gjithë shqiptarët e Kosovës, ushqenim iluzionin se këta lider, janë ata të përzgjedhurit e kombit, të cilët do të na çojnë drejt çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Sepse as edhe një herë në histori nuk ka pasur kombi Shqiptar andej e këndej kufirit administrativ, kaq shumë udhëheqës me tituj të lartë, si që ishin; Akademik e profesorë ordinar, të cilët kishin bërë emër në shkencë, qoftë humanitare apo natyrore.

Një ditë pune në vitin 1990. Unë dhe Jashar Krasniqi- referent i biologjisë, dolëm nga zyra për ta pirë nga një kafe në bufenë e amfiteatrit. Jashari u ndal në WC për të urinuar kurse unë e pritja në mes të korridorit. Prapa shpine e kisha korridorin e fakultetit të gjuhës angleze dhe asaj orientale. Gjerë sa unë qëndroja aty në këmbë, nga hyrja kryesore erdhën dy inspektor të pavarur, të sigurimit shtetëror Jugosllav. Të dy të kombësisë shqiptare. Me që ata nuk më njihnin mua, por ne i njihnim ata. Sepse shpesh e vizitonin fakultetin tonë. Pasi më kaluan mua pa e ditur nëse jam Shqiptarë apo diç tjetër, pas shpinës time e takuan një student i cili paska qenë vegël e tyre dhe pa hezituar e pyetën se ku i kanë kabinetet Ibrahim Rugova dhe Agim Vinca. Studenti u tha se i kanë në Institutin albanologjik, po pse?. Kemi urdhër arresti për ta, ishte përgjigjja e inspektorëve.

Që të tre u nisën drejt hyrjes anësore, nga se instituti është më afër andej. Unë u shqetësova pa masë, dhe shkoja pas tyre, ata ecnin me hapa të shpejtuar kurse unë më ngadalë. Në gjysmën e korridorit u takuam me Jasharin me që kishte dalë nga tualeti. Ashtu i shqetësuar ju drejtova Jasharit:

-Jashar u bë shumë keq!

-Pse, çka ka?

-Një këta po shkojnë me arrestua Ibrën edhe Agim Vincën.

-Ku pe di ti?

-I dëgjova duke biseduar me atë studentin si po shkon me ta.

-Vërtet qenka bërë keq.

-Jashar, eja shpejt e të i organizojmë ca student e kur të kalonin para fakultetit ta bëjmë një tollovi, e të i shpëtomi, ndoshta dalin jashtë shtetit. Se po i futën në dorë, zoti e di se kur dalin nga burgu. Kështu i propozoja duke pasur në mendje ikjen e të ndjerit e të respektuarit hero Isuf Gërvalla.

Jashari nuk ishte një person largpamës por atdhetar dhe trim sa të duash. Kur arritëm para shalterve të zyrës për çështje studentore, aty gjetëm vetëm dy student me që nuk ishte koha as e paraqitjes së provimeve, po as e regjistrimit të semestrit. Hyrëm në zyre për të i thirr kolegët Haki Konjufcën dhe Veli Durakun, këta as që e lëvizën prapanicën për këtë punë, Hakiu më tha:

-Për këtë punë ty të nevojiten njëzet veta së paku, gjer sa ti gjetsh ti ata. Dhjetë herë i qojnë në UDB-e. Me që nuk na mbeti tjetër, qëndronim në këmbë pran dritareve si e rrethonin korridorin. Ashtu të mërzitur tej mase, dhe pritnim që së paku ti shohim kah ti dërgojnë të lidhur me pranga, apo sido qoftë, për të u treguar pastaj shokëve se si ka qenë.

Nuk vonoi as pesë minuta pas arritjes së tyre te kabineti i Dr. Ibrahim Rugovës  që të dy Inspektorët e UDB-ës, u kthyen kokë ulur dhe pa gjahun e tyre. Me që kjo nuk ishte e zakonshme, edhe pse u gëzova si nuk i paskan marrë, më lindi edhe një dilemë, apo unë nuk i dëgjova mirë, apo, këta zotëri ua plasën në fytyrë ndonjë dokument, si i gjunjëzoi inspektorët famëkeq të UDB-ës.

Që të nesërmen shpërthyen thashë thënët në popull, sikur paskan shkuar inspektorët e sigurimit me burgos Rugovën, portieri i institutit i paska ndalë, dhe i paska raportuar Rugovës se kanë ardhur me të arrestua, Rugova i paska telefonuar Presidentit Bush, bushi senatit Amerikan, Senati e thërret me telefon Millosheviqin dhe i thotë mos e prekni se është njeri i ynë. Milloshi hapë telefonin UDBës në Prishtinë, duke u thënë mos e arrestoni, e kështu me radhë, që për në atë kohë kur në Jugosllavi nuk kishte celular, por me telefona fiks ishte nevojit një gjysmë dite punë, për tu kryer këto intervenime. Ndërsa në ishim dëshmitar okular, si e gjitha nuk patë zgjatur më tepër se pesë minuta. Thënë thjeshtë Populli e gënjente vetveten, sepse ashtu ia kishte ëndja

Po atë ditë më lindi dyshimi dhe fillova të mendoja, se çfarë dokumenti është dashtë të ketë pasur dr Ibrahim Rugova që ua tregoj oficerëve të UDB-ës dhe ata u kthyen mbrapa kokulur. Kur në këtë periudhë edhe Ujku ishte më i mbrojtur nga shteti se Shqiptari. Fare nuk qonte peshë titulli shkencor ose pozita e tij në shoqëri.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora