Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Protesta në 26 qendra të Kosovës

| E marte, 22.03.2011, 07:12 PM |


Degët e OVL, SHFD dhe SHIL të UÇK-së kanë bërë përgatitjet e duhura për protestën e paralajmëruar për të mërkurën, më 23 mars, për shkak të arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

 

Protesta do të mbahen në 26 qendra të Kosovës - Besianë, Burim, Dardanë, Deçan, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Han i Elezit, Kaçanik, Kastriot, Klinë, Lypjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Skenderaj, Therandë, Viti dhe Vushtrri, thuhet në një komunikatë.

 

Sipas organizatorëve, protesta fillon në orën 12:00  dhe është gjithëpopullore dhe ftohen të gjithë qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre ta mbështesin protestën.

 

Për ZSH: MIlazim KADRIU