E merkure, 24.04.2024, 03:52 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Kremtë madhështore në Heilbronn të Gjermanisë Për nderë të tre vjetorit të pavarësisë së Kosovës

E marte, 22.03.2011, 08:55 PM


Edhe më parë është thënë dhe po dëshmohet se manifestimet në Heilbron kanë vlera kulturore dhe kombëtare, sepse nxënsit dhe te rinjt e Heilbronit nepermes aktiviteteve te lira, mësojn dhe perkujtojn historin ton kombëtare. Dëshmi e kësaj ishte talenti i tyre duke mbajtur gjallë kulturën dhe traditen shqiptare, qe shëndriste me veshjet kombëtare të nxënsve dhe të rinjëve me vallet dhe kënget e tyre të bukura , me recitimet per dëshmorët tanë, duke recituar për atdheun, kombin, heronjët dhe të arriturat e vendit tonë. Kështu u shpreh zot. Abaz Imeri Pedagog njeherit Kryetar i Këshillit Organizativ kombëtar për kremtimin e 3-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Heilbron – Gjermani.

Pas Intonimit te Himnit Kombëtar dhe mëpastaj i Kosovës, mbrëmjen festive e shpalli të hapur zot. Abaz Imeri përshëndeti të gjithë të pranishmit , ai nder te tjera tha se : Para tri viteve u realizua projekti më i madh që kishin synim shumë breza, deri te Lufta e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK , e prierë nga Komandanti Legjendar -Adem Jashari. ishte i pari qe haptazi luftoi me milicin dhe ushtrin serbe. Sot, kur kremtojmë tre vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë të lirë, ne kujtojmë me mburrje ideatorin dhe arkitektin e Republikës së Kosovës, prijësin tonë historik dr. Ibrahim Rugova. Me pastaj për nderim të dëshmorëve , heronjëve dhe martirëve te kombit, zot. A. Imeri i ftoj të pranishmit me një minut heshtje !!!

Për veqë numrit të madhë të bashkëatdhetarëve që ishin në sallë kishin ardhur, edhe shum kryesi të shoqatave te ndryshme të B-Württembergut personalitete të jetës kulturore , personalitete te jetës politike, subjekteve te ndryshme , mysafirë në sallë kishte edhe nga Kosova. Vlen të theksohet se për herë të parë në cilësin e mysafirit zyrtarë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, i cili ishte i ftuar zyrtarisht nga Këshilli Organizativ Kombëtar zot. Imer Lladrovci, zv. Konsulli i Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart . I pranishem në sallë ishte edhe zot. Xhafer Leci nga Kircheim u. Teck, veprimtar i pa lodhur për çështjen kombëtare njëherit shum i respektuar nga bashkëatdhetarët e Heilbronit. I pranishem në sallë ishte edhe zëdhënsi i PDK-se Partis Demokratike të Kosovës z. Kadri Gervalla , mandej veprimtar i palodhur zot. Nezir Fejza , zot. Halil Zemaj, antar i kryesis.nendeges LDK-se B-Württemberg njherit kryetar i Aktivit te LDK-së Lidhjes Demokratike të Kosovës ne Schwebisch-Gemünd, zot. Ali Uka nga Shoqata Atdheu Schwebisch- Gemünd, zot. Nazim Bajrami kryetar i Shoqates KOSOVA Sinsheim, Shkrimtari zot.Ali SH. Berisha , i pranishem në sallë ishte edhe zot. Isuf Fetahu ndermjetsues mes pales germane dhe asaj shqiptare. Mysafir nderi në Heilbronn të Gjermanisë , ishte aktori i ri nga Drenica zot.

Diar Xani i cili gjate luftës në Drenicë kishte ardhur në moshen 17-vjecare si refugjat në Heilbronn dhe pas luftes me iniciativen e prindërve ai u kthye në Kosovë mbaroi studimet për Aktrim në Univerzitetin e Tetoves, më pastaj ai po tregohet shumë i sukseshum jo vetem në rolet e shumta ne Kinematografinë shqiptare por edhe në ate europiane, aktori i ri nga Drenica zot. Diar Xani ishte i ftuar nga Instituti Goethe në Berlin, dhe momentalisht z. Diar Xanit ju ka ofruar nje rolë në Teatrin e Bernit te Zvicëres, ai njëherit po i vazhdon studimet për regjisor. z. Diar Xani kishte ardhur enkas nga Berni për të festuar se bashku me rininë shqiptare në Heilbronn . Moderatore të këtij manifetimi ishin dy vajza të talentuara: Trendelina Kryeziu dhe Majlinda Imeri në sallë, uruan tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe njoftuan të pranishmit me programin e mbrëmjes, moderatoret fillimisht falenderuan krytarin e këshillit organizativ zot. Abaz Imerin që shpalli tubimin e hapurë dhe ftuan zot. Skender Alimetaj për fjalen e rastit, i cili foli për ngjarjet e mëdha historike dhe sakrificën e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Ai veçanërisht potencoi kontributin që e dha diaspora si dhe angazhimin e kësaj pjese të kombit për të mirën e atdheut. Në emër të rinisë së Heilbronit, tubimin e përshëndeti në gjuhën gjermane zonjusha Jehona Mehmetukaj, me qenese kishte edhe mysafirë nga pala gjermane e cila veç tjerash tha: - U uroj përvjetorin e tretë të Pavarësisë së Kosovës, me dëshirat që atdheu ynë të marshoj drejt sukseseve, zhvillimit dhe integrimeve evropiane, gjithësesi se këto suksese janë mburrje dhe se të gjithëve sëbashku na shtojnë gëzimin dhe lumturinë, Jehona falenderoj edhe shtetin gjerman për perkrahjen e Kosovës.

Madhështin kësaj mbrëmje ja shtoi prezenca e zotri. Imer Lladrovci zv. Konzulli i Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart i cili përshendeti të gjithë të pranishmit falenderoj Këshillin Organizativ për ftesën . zot. Immer Lladrovci uroj tre vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditë të tilla, nderi, lavdia dhe respekti është për të gjitha flijimet idealiste. Obligimi ynë është nderimi dhe falenderimi për ata qe e bënë lirinë dhe pavarësinë të prekshme për ne të gjallët. -Më 17 shkurt 2008, ndodhi ajo që është pritëm me vite të tëra, breza të tërë,disa prej tyre ran dëshmor për të mos vdekur kurr! Gjaku idëshmorëve të lirisë u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës andaj, urimet dhe gëzimet qofshin të përmotshme. Më pastaj u dha një program i pasur kultur-artistik i pregaditur nga nxënësit dhe te rinjët shqiptar nën perkujdesjene mësuesve, program me këngë ,valle dhe recitime, te pergaditura enkas për tre vjetorin e Pavarësisë së Kosoves. programi filloi me vallen e Shotes vallzuan: Laura Kryeziu dhe Arianit Imeri, ishte knaqësi të dëgjoje voglushet me poezi: Rozana Imeri (Nderi i kombit) dhe Dorina Kalludra (Pavarësija) Donjeta Kaludra (17 Shkurti) Arbnora Sadiku, Ilirida Sadiku (Pushka e Bac Ademit) Liri Kalludra (Pavarësi hallall gjaku) Lirijeta Bajrami (Legjendarit Adem Jashari)për veq vajzave të lartpërmendura vallëzuan edhe vogelushet: Laura Kryeziu, Emine Shipoli , Arta Demaj, Drelina Krasniqi, Laurenta Demhasaj, Edona Zukaj, dhe vogelushja shumë simpatike Learta Sadiku. Diar Bytyqi më poezin ( Shqiptaret e Shqiperis, Kosoves e Qamerise) mori duartrokitje frenetike. Poezija e recituar nga Majlinda Imeri : ( Kosovë e Kuqe , Drenicë më plisa te bardhë Adem Jasharin ) e shkruar nga z. Kadri Gervalla i cili ishte prezent ne cilësin e mysafirit. Majlinda falenderoj zot. Gervallen i cili para pesë viteve ja kishte dhuruar mu kët poezi Majlindes dhe disa nxënësve të Heilbronit në Stuttgart , me rastin e festes së flamurit, nga një liebër me poezi ku nxënësit e Heilbronit kishin qenë të ftuar për të dhënë një program kulturo artistik . Duke recituar për atdheun, kombin, heronjët dhe të arriturat e vendit tonë, më poezitë e recituara nga nxënësit e Heilbronit, përcillnin porosinë se janë udhërrëfyesit më të mirë dhe shpirti i ynë pret ditë edhe më të mira atëher kur ëndrra realizohet, e ajo ëndërr është riorganizimi i shkollës shqipe (mësimit plotësues në gjuhn amtare ) në Heilbronn, dhe te jenë shembull si të rinjët dhe të rejat si: Almisa Osaj, Lavdije Mehmetukaj, Kaltrina Alimi, Jehona Mehmetukaj, Blerina Osaj, Kaltrina Kamberi , Lule Doda , Agnesa Demaj, Hidajete Mehmetukaj, Besmira Imeri, Arta Gashi, Rina Imeri, Arbnora Ferizi, Violeta Ferizi po ashtu Këshillin e ndihmojn edhe shumë të rinjë të Heilbronit si Bujar Delijaj, Arben Gashi, Denis Shala, Arlind Imeri , Rasim Latifi, Granit Shala, Pajtim Krasniqi, Ardian dhe Arian Alimetaj , Fadil Delijaj, Taulant Kryeziu Valmir Doda e shum tjere. Vlen te theksohet se me nxënsit dhe te rinjët e Heilbronit punojn pedagogët: Abaz Imeri , Bedri Kryeziu dhe Emin Demaj . Dekorimin e sallës zakonisht e dekorojn Naser Sadiku , Cen Berisha, Xhafer Mehmetukaj , Mustaf Demaj , Arben Demaj, Gani Kryeziu ,Shkelzen Gashi , Faik Camaj Ramadan Latifi etj.

U kenduan këngë patriotike , festive si dhe tër publiku u hodhë në valle gjerë në oret e vona me këngëtaren e mirnjohur me kënge nga repertuari i mirënjohur i Teuta Selimit si dhe kënget për të rinjet që u pëlqyen dhe u interpretuan nga Bujar Osaj, si dhe me sintistin e mrënjohur DNI. Këshilli falenderon të gjithë ata qe ndihmuan per organizim e këtij manifestimi, e posaqerisht nxënsit te rinjët që ishin edhe shtylla kryesore për tu mbajtur ky manifestim , njëherit falenderon palen gjermane për lejimin dhe kujdesin e tyre për siguri me qenëse në Heilbron veprohet legalisht dhe gjithëmon duke marrë leje nga pala gjermane. Me rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës, z.Abaz Imeri ju ndau mirënjohje, disa veprimtarëve, anëtarve të kryesisë së këshillit mirënjohje ju nda:Skender Alimetaj, Naser Sadiku, Cen Berisha, si dhe mirënjohje-postmortum ju nda një veprimtari të palodhur për cështjen Kombtar, më të respektuarin në Heilbronn nga vitet e nëntëdhjeta , kështu e quajti z. Abaz Imeri tani më të ndjerin, Qazim Gashin , (Bacen Qaz). Në Heilbron synohet që sa ma parë të inicohet riorganizimi mësimit plotësues ne gjuhën shqipe, që do të filloj te veproj si Qendër e kulturës shqiptare, qe do te krijoj hapsirë për të gjithë fëmijët dhe të rinjët shqiptar të të gjitha trevave shqiptare, jo vetëm në Heilbronn por edhe në B-Württemberg dhe më gjerë , ku do të evidentohen talentët si në :valle, këngë , poezi , dramë, sport etj.

 



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora