E premte, 29.03.2024, 11:56 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Riarrestohet ish komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri

E hene, 21.03.2011, 07:53 PM


Në Egjipt është riarrestuar pak pas lirimit ish-komandanti i aktiviteteve të Xhihadit Islamik në Shqipëri dhe në Bosnjë. Ai është Mohamed al-Zavahiri, vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri, i cili besohet se është në arrati së bashku me Osama Bin Ladenin. Mohamed Al Zavahiri qëndroi në burg për 10 vjet. Por në vitin 1998 një gjykatë egjiptiane e pati dënuar atë me vdekje në mungesë. Tani ai do të dalë para një gjyqi ushtarak, për të rivlerësuar përzierjen e tij në ngjarjet e vitit 1998. Gjatë luftërave ballkanike në vitet '90, si komandant ushtarak i rrjetit terrorist Xhihadi Islamik, Mohamed al-Zavahiri ka drejtuar aktivitetet e grupit në Shqipëri dhe Bosnjë. Së bashku me të vëllanë, zëvendësin e Bin Ladenit, Mohamed al-Zavahiri besohet se kanë drejtuar lëvizjen e Xhihadit Islamik në Egjipt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora