E premte, 19.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Editorial

Çlirim Uça: Gjuha Shqipe, na dhe zotat e huej

E diele, 20.03.2011, 08:59 PM


GJUHA SHQIPE, NA DHE ZOTAT E HUEJ

 

Nga Çlirim Uça

 

Ditën kur Zoti krijoi njeriun, veç dhuntive të shumta trupore e mendore, i dhuroi edhe gjuhën. I kënaqun për atë që kishte krijue, në çastin e fundit i tha: Në zotnimin tand po la Tokën me t`gjitha të mirat. Të dhashë edhe gjuhën, në mënyrë që sa herë të jetë nevoja, te biesh në mbarrëveshje pune, por edhe të bashkëbisedojsh me të tjerë në halle e gëzime; me të gjitha të bisedojsh me mue. Mandej i tha: - Gjuha asht e shejtë për ty. E shejtë duhet të jetë edhe dashunia e jote për te. Ta gëzosh për jetë e mot, ti dhe mbasardhësit tuej!

Por Zoti nuk i tha të ruente dashuninë edhe për të, se nuk e kishte as idenë se mund të ndodhte një ditë edhe e kundërta.

Dhe vërtetë, gjuha asht gjaja ma e shejtë që ka njeriu. Mjer ai që nuk e di këte.

Njeriu pa dashuni për gjuhën e vet, si shokun e vet e ka në stalla, fusha e male, nëpër kope, ose në prita për të zanë a ra vetë pre.

Gjuha asht mjeti ma e fuqishëm i njeriut. Me këtë mjet ai ka mposhtë të gjithë pushtetet e mendjes, ndjenjës dhe të qenjes njerëzore, qoftë tue e mirëpërdore, apo tue e keqpërdorue atë. Me këte mjet njeriu ka komunikue edhe me ZOTIN e tij dhe anasjelltas (përmes misionarëve të tij e fjalës së tij); me këte mjet ka krijue kulturën dhe traditën e drejtimit dhe nderimit për krijuesin e tij.

E unë pikërisht këtu due të ndalem.

Të gjithë popujt e botës, madje edhe popujt primitivë, që ende nuk njohin veshjen si kufi minimal të civilizimit, kanë Zotin e tyne, që e nderojnë dhe e çmojnë simbas riteve dhe traditave që ata kanë krijue në kohë të ndryshme, e që përbajnë kulturën dhe civilizimin e tyne.

Edhe na shqiptarët kemi të madhënishmin tonë, që herë e quejmë ZOT, herë PERENDI, por që të dy kuptimet janë e njejta gja: janë fjalë te zëmrës shqiptare.

Me këte qenje dhe jo qenje na kemi komunikue shqip, në shqip kemi thurë fjalët ma të bukura, lutjet ma të bukura, ato që na i thonte zemra, mendja, halli, nevoja, dëshira, synimi, e që përmes gjuhës ia thonim ZOTIT tonë, atij që rri nalt, kudo mbi kokën tonë, roje përmbi krye. Përmes saj na kemi pasë mundësi të bajmë komunikim të plotë dhe të përzemërt me të, se zemra ka dijtë çfarë t’i kalojë gjuhës, e kjo të gjejë fjalën e duhun për krijuesin e vet.

 

Mbas kohnave të vështira që kaluem, kur të parët tanë me qafën nën tehun e shpatës apo ballin shej për pushkë, na asht dashtë të shqiptojmë emna të zotave të vrasësëve tanë, por në shpirt e zemër të ruhej dashunia për Zotin tonë. Për ne, mbasardhësit e tyne, ja që erdhi kjo kohë e mjerimit të mendjes dhe shpirtit, kështuqë, edhe në rrethana lirie, po shkëpusim lidhjen me zemrën, me traditën e nderimit të paraardhësve, por dhe komunikimin me Zotin tonë dhe po bahemi thjeshtë si papagaj, që përsërisim atë që dëgjojmë nga njerëz magnetofon të shitun nga tregtarë zotash të huej, që ditë për ditë ulërijnë trishtueshëm nëpër qiellin e shqiponjave me megafonat e tyne, thuejse po paralajmërojnë rendjen e Hanës mbi Pacifik dhe marrjen e rruzullit tokësor nga tsunami.

Po ç`njerëz janë këta që shiten krye e lëkurë tek tregtarët e zotave? Më thoni, cila kafshë do të shkonte vet ta nxirrte veten në treg?

Shiten këta të mjerë dhe mandej Zotin e tyne e quejnë “Bozhe”, “Allah”, Theòs etj., dhe të mbetun përjetë analfabetë të zemrës e shpirtit, mësojnë pak fjalë, sa për t`na dëshmue mjerimin e tyne shpirtnor; nxijnë fytyrat dhe trupin, sa për t`i çue edhe Edit Durhamit trishtim në vorr për atë racë të bukur që Zoti e kishte krijue e koha shëmtue.

Thonë këta horra se nuk janë shqiptarë, por grekë, shkje, turq, arabë e maskarenj dhe zanë të mos flasin gjuhën e të parëve; gjuhën e tij të zemrës, të nanës, të atit e të shpirtit të shejtë. Kodoshët lanë fjalët e bukura të gjuhës së tyne të kalben në zgjyrën e plehnave të shpirtit.



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora