E marte, 23.04.2024, 09:16 AM (GMT+1)

Editorial

Vesel Qazimi: Stop serialeve turke, stop degradimit kulturor shqiptar

E diele, 20.03.2011, 08:59 PM


STOP SERIALEVE TURKE , STOP DEGRADIMIT KULTUROR SHQIPTAR

 

Nga Vesel QAZIMI

veselqazimi@gmail.com

 

Shhhh mos bëj zhurmë! A nuk e shikon se po fillon seriali! I gjithe populli i ulur përpara televizorit, i gjithe populli ne pritje te serialit turk. Po është e vertetë, i gjithë populli me lotë në sy dhe me dorën në zemër, të gjithë në pritje të fillimit të serialit turk.

Të gjithë në pritje të fillimit të degjenerimit dhe të degradimit të vlerave kulturore shqiptare.

I gjithe ky degradim kulturor na servohet nëpermjet televizioneve tona amatore shqiptare. Na servohet do natë, çdo ditë, çdo ore, çdo minutë. E gjitha kjo rrjedh nga jo profesionalizmi i mediave tona, të cilat për të mbuluar hapesirën kohore, nuk janë në gjendje që të krijojnë programe të përshtatshme edukativo-argëtuese. Programe këto që i nevojiten shoqerisë shqiptare.

Sot televizionet tona me apo pa dashje po e përhapin kulturen turke dhe këtë e kanë arritur. E kanë arritur sepse:

Sot, në temë diskutimi i kemi këto seriale dhe jo avancimin tonë shoqëror moral.

Sot, turqizmat po e shkaterrojnë gjuhën tonë të bukur shqipe.

Sot, kultura shqiptare po fundoset ndërsa ajo turke është duke u zhvilluar në vendin tonë.

Ne nuk kemi nevojë për seriale turke, ne nuk kemi nevojë për gjuhën turke, sepse e kemi gjuhën më të pastër në botë, atë shqipe. Ne nuk kemi nevojë për kulturën e një populli që na ka sunduar për pesë shekuj me rradhë dhe nuk na ka lejuar përparimin dhe zhvillimin ekonomik, arsimor dhe politik. Ne nuk kemi nevojë të njihemi me kultura te ketilla. Ne duhet të njihemi dhe te zhvillohemi në preherin e Evropes dhe Amerikës sepse ato na kanë perkrahur, ato na kane zhvilluar dhe fundi i fundit ato na kanë në dorë.

Pra, ndal serialeve turke, ndal degradimit te kultures tonë shqipe. Ky është vendi i shqiptarëve, ky është vendi i gjuhës shqipe, ky është vendi i kulturës dhe traditës shqiptare dhe kjo kulturë do të zhvillohet, do të zhvillohet gjersa ka njerez të cilët ia duan të mirën këtij vendi dhe këtij populli.



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora