Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ymer Halimi: Riciklimi i qeverisjes që zgjon frikë

| E diele, 20.03.2011, 07:59 PM |


Riciklimi i qeverisjes që zgjon frikë

 

Nga Dr. sci. Ymer Halimi

Profesor i lendes Fizike mjekesore me Biofizike ne FM

 

Ne politikë njihen qëndrimet politike që   nuk janë të  drejta, si në këtë rast, pranimi i rezultateve te zgjedhjeve, por, që në  një  situatë    një  krize politike është    pragmatike dhe më  e arsyeshme të  pranohen si një  zgjidhje kalimtare. Një  veprim i këtillë  arsyetohet me faktin se vakum institucional, që  përshkallëzonte këtë  krizë  politike dhe institucionale edhe më  tej, po kaq me rëndësi sot ishte që  zgjedhjet e ardhshme të mos bëhen me këtë ligj zgjedhor.  Trumbetimi i tyre i pandërprerë, “si gjithçka ishte në rregull”, s’është  asgjë tjetër pos një  përpjekje për “pastrim emocional” për gjendjen që  e kemi të  mbushur me plot  dramacitet e ankth, për shumëçka, veçmas me varfëri, pa perspektivë  e brezit te ri. Po kaq synohet të  kamuflohet një  proces politik, çfarë janë  bisedimet me Serbinë, ku këto bisedime trumbetohen si  faktor i pashmangshëm te funksionimit i shtetit te Kosovës! 

 

***

 

Frojdi te psikanaliza sqaron se dëshirat ambicioze, dhe në një nëngrup i ndanë dëshirat egoiste dhe ambicioze të  ngritjeve personale. Por, njëkohësisht, sugjeron qe ne hulumtime, po ke “fije të argumentit”, mbaje se te shpie te “përfundimi”. Sot, ne skenën tonë dëshirat egoiste dhe ambiciet për ngritje personale politike e partiake, duken te shprehura tej mase, krahas ambicieve te qeverisjes se mirë te shtetit.

 

            Prandaj shtrohet pyetja: a ka komoditetin politik Kosova që të  mbetet me ngërçe e vakum institucional, siç u bë e siç u kërkua edhe siç mund te ndodhë? Assesi! Kjo më se paku na nevojitet. Ngërçi institucional  ishte produkt e nevojë e akterëve të  skenës sonë politike si Sejdiu, Thaqi,  dhe Pacolli. E gjithë  kjo krizë  ishte rrjedhojë  e “shkurorëzimit” të  çiftit qeveritar të  koalicionit që  u bë  me inat, duke parë vetveten e jo proceset politike të  shtetit. Njëri deshi ta kthejë  pushtetin e humbur, e tjetri ta vazhdojë  mandatin, t’i eliminoj kundërshtaret partiak e te konsolidojë  radhët e veta.  I pari  humbjen e kishte pa alternativë (shkak i gabimeve evidente), tjetri e kishte alternativen e veprimit, atë të Zanzibarit dhe trafikun e votave përmes komisionarëve e komisioneve zgjedhore, duke i i eliminuar edhe kundërshtarët partiakë . Por, ca te dëgjueshmit, besnikë të  linjës së  tij fraksioniste, përkundër zhytjes në  korrupsion deri në fyt, i shpërbleu me poste. I treti, e kreu detyrën e dhënë:  mocionin për ‘rrëzimin e vullnetshëm’, përkatësisht vetë rrëzimin e qeverisë, dhe e priti çastin të  bëhet kryetar shteti. Prandaj, “gjërat nuk janë të  rastit”. E gjitha tregon se këta politikane kryesisht e bëjnë politikë  për mbijetesën e tyre politike, e jo për interesin madhor. Dhe përfundimisht, kjo kohë krijoi pakënaqësi politike afatgjate dhe ngrit shqetësime mbi të  ardhmën e këtij procesi politik.

 

Pacolli u be kryetar shteti, i pa pranueshëm për shumëçka, por ai në  fakt është  vetëm një  produkt i PDK-së, po, nga anë tjetër, edhe falë  edhe kryeneçësisë së AAK-së . Por,  shumëkush pret nga ai te jetë  mbase më i dobishëm se ç’ mendohet (?!). Sigurisht që  do të  bëjë  përpjekje për ta shpërlarë  veten nga deklarimet e veprimet politikisht të  pamatura (!). Së  paku shpresohet se nuk do ta fusë  dorën lehtë n’arkën e shtetit, si paraardhësit. Dhe fundi i fundit, Kryetar e Republikës është post, më tepër, protokollar e honorifik se sa politikbërës.

 

 U zgjodh edhe Qeveria. Ngërçi  institucional “përfundoi”(!?). Kryeministri i djeshëm edhe sot kryeministër. Lavdëroi qeverinë : “... më e mirë që  ndonjë herë ka pasë  Kosova”. Çfarë  krahasoi dhe kë  me kënd!? Vetë veten me veten, apo me qeveritë e cilës kohë! Kush janë në përbërjen e kësaj qeverie me kaq nam? Saktë, aty ka edhe individë    përkushtuar që  punën do e bëjnë mirë. Por, kjo qeveri është produkt i zgjedhjeve ‘ç’fare ishin...’, dhe  një koalicion i ambicieve përtej ambicieve, bile edhe fetare (!). Por, me faktin se koalicioni mbetet pakicë e shumicës se shumicës së popullit ne Kosovës, është brengosëse. Koalicioni i ka numrat e demokracisë formale, por gjithherë kjo nuk është e mjaftueshme! Ky izolim i brendshëm qe iu bë  partisë fituese, po ndodh shkak të  principeve jo parimore me te cilat u udhëheq partinë  vetë  i pari i saj. Qeveria e sajuar si rezultat i rrethanave shihet si qeveri me ‘këmbë të qelqit’!  Por, u tha qe ‘është më e mira’ dhe vërtet e dëshirojmë, se,  e para dhe më e rëndësishmja është qe Kosova te udhëhiqet mirë nga kushdo që     udhëhiqet! Por,a është më e mira?

 

Te lëvizim sipas “argumentit” të Frojdit, për të kuptuar a është “më e mira”. Së  pari, krahasimi me qeveritë e Autonomisë do te ishte e pakuptimtë për shumëçka. Por, një është e saktë, autonomistet u nisën nga një gjendje analfabetizmi 98% dhe arritën deri te Akademia. Emrat e shkencës, artit dhe kulturës i kaluan kufijtë e Ballkanit. Në rrethana të vështira u ruajt substanca e kombit. Dhe ishin hapur ne mbështetje te luftës së UÇK-se. Politikisht vepruan në kohen kur bota ishte e kërcënuar nga lufta e ftohet, me Mur të  Berlinit si metaforë    kë saj gjendjeje. Më pastaj erdhi Qeveria e “Bukoshit”, e cila nuk ishte strukturuar. Edhe ai vetë  politikisht s’ishte strukturuar, përveç shprehjeve ‘vulgare patriotike’ që koha i përpinte lehtë. E bënë “hero” për meritën se dikush ia paska qitë  thesin në kokë. Populli e mbijetoi ketë kohë me energjinë e vete latente. Bukoshi angazhoi në luftë “forcën e vete autonome brenda UCK-se”, që ishte politikisht e ushtarakisht e papranueshme dhe shumë njerëzve ky fërkim u kushtoi me jetë. Më  pastaj, në  Rambuje  merret vendimi për Qeveri të  Përkohshme, Bukoshi e sabotoi. Thaqi ishte tepër i papërvojë, lëvizi politikisht me teorinë e mohimit. Po edhe Qeveria e Përkohshme dështoi. Por, kundërshtarët e bindjeve te kundërta, dje, po edhe sot(!), qe nuk i bashkoi vështirësia më e rëndë    historinë  e kombit, hanë më një lugë!? Mos këtu është theksi i te “mirës” që    tjerë nuk po e kuptuekan?!. Kjo gjendje nuk është  gjë  tjetër pos një  riciklim që  zgjon friken, jo me pak arsye.

 

Qeveria e parë  e dalë nga vota lirë në  Kosovën e lirë e udhëhoqi PDK-ja. Kryeministër ishte doktori moralist, por që në “dorë” i pëlciti demonstrata e 17 Marsit ‘04, pasojat e të cilit janë eksteritorialiteti i kishave dhe decentralizimi. Ajo kohe ishte, kur liderët e Partive treguan se interesi personal e partiak ishte më i lartë sa interesi kombëtar. Ishte kohë e artë  për të vepruar për forcimin e shtetit, por kohë që  doli se është  e humbur. Historia, gjakftohte, këtë do t’ia faturojë  si hise edhe të vete Kryeministrit aktual.

 

Po, sa ia vlen, krahasimi me qeverisjen Haradinaj? Tre muaj qeverisjeje me një  fillim mjaft të  mirë. Akti i pavarësisë do të  bëhej në vazhdim të  qeverisjes Çeku dhe te gjitha përgatitjet juridikisht ishin të  gatshme. U zhvendos se fërkimet politike të  brendshme do ishin te paparashikueshme. Kryeministri, ushtarak, bëri gafe. Simuloi nënshkrim me më te dëshmuarit, me pjesë historie dhe pse...? Në  shtete demokratike, përkundër ca te mirave nga e kaluara e tij,do të  shpresohej se më nuk do ta fuste dorën ne qeverisja. Tashmë është ministër! Çka do të thotë kjo: kryeministrat e djeshëm vrapojnë të bëhen ministër sot?! Nuk kuptohet lehtë!! Ku është kodi politik e moral? Mund te thuhet nuk ka gjë    keqe, por kjo nuk është praktika e ndërrimeve politik pozitive. Prandaj, qeveria ka riciklim te politikanëve, ka mentalitet te djeshëm, pa vizion.

 

Qeverisja e mandati që shkoi, hiq aktin e pavarësisë, doli për shumëçka me e degraduar se paraardhëset. Kështu e vlerësuan ata që i vlerësojnë dhe radhisin edhe shtetet e tjera. Kjo s’do koment! U ngritën disa dikastere të  reja të  shtetit, që  koha i kërkoi, por jo pa nepotizëm.

 

Po, qeveria aktuale a mund te jetë ndryshe nga ç’ishte e djeshmja? Sa shihet, nuk ka vendosmëri e as vizion të  mjaftueshëm. U bë  qeveri me ministri për t’i kënaqur individë te caktuar. Toleroi veprimin te qëllimshëm të  një ministri “adoleshent”, i cili për shkak te bindjeve personale, të  heqë  fotografitë e nënë Terezës, personalitet që  është  shembull moral për njerëzimin. Të  njëjtin veprimi e beri edhe me fotografinë   Rugovës, qe ishte Kryetar i parë   i shtetit, i çmuar edhe nga shumë burrështetas, po edhe nga vete kryeministri. Ky ministër me sindromë të  dorës ngatërrestare po e provon shtegun e rrezikshëm(!). Në Qeveri të  përgjegjshme as një orë më s’do te ishte ministër!

 

Më pastaj, qasja dhe disnivelet e funksioneve te bisedimeve me Serbinë janë shqetësuese!

 

Derisa kombet e arrira i masin ndryshimet e arritjeve te vetja me orë, ditë e javë, politikanet tanë i masin me kalim vitesh. Kombet e konsoliduara kursin e politikës kombëtare nuk e ndryshojnë për asgjë. Te ne po lëvizet në  politika ditore. Ndihen mirë kur bëjnë riciklime politikanësh e politika te frikshme! Thënë    saktë,  qeverisja e Kosovës nga viti ne vit, për shumë çka, ka degraduar. Imazhi i shtetit te ri ka rënë tej mase. Jeta çdo ditë e më shumë po rendohet. Përgjegjësia ishte edhe bie mbi politikanet e kësaj qeverie. 

 

 Prandaj, pritet ‘e mirë’ qeverisja, aty, kur rotacioni politikanëve është bërë në vijë te vertikales politike me politikanë  me vizion te s’ ardhmes, e profesionist. Ky është parimi demokracisë, e jo, me rotacione horizontale dhe riciklime te politikaneve te decenieve t’ikura dhe adoleshent. 

 

Vërtet Kryeministri si vepron, si frikshëm, qeveria për shumë çka te zgjon friken!?

 

Prishtinë, 14.03.2011.