E shtune, 20.04.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Moj Kosovë ty tu shtoftë rrita

E shtune, 19.03.2011, 08:10 PM


MOJ KOSOVË TY TU SHTOFTË RRITA

 

Moj Kosovë, ty , tu shtoftë rrita –

Gjithë çka pate – unë t’i  shita !

Gjithë çka pate – unë t’i  vodha ,

Shumë miliona , unë i mblodha !

 

Shita tokë, shita fabrika ,

Prej trimërisë , e jo nga frika !

Përfitova n’ shumë tender

Dhe u bëra milioner !

 

S’ lash fabrikë, as s’ lash zabel ,

Për pa e hapë nga një hotel !

Aty vijnë e hanë shumë banda ,

Aty lulëzon kontrabanda !

 

I punësova miq e dajë ,

Kam hotel n’ Durrës e n’ Kavajë ,

N’ Antalia dhe n’ Dubaj ...

Fukarasë nuk iu kam faj !

 

S’ ma ndien qoshja për fukara –

Nuk i jap as pesë para !

Për punëtorë që mbeten n’ rrugë –

Lutëm , unë, bëre Zo’  llugë !

 

Paguaj rrymën – po thotë shteti ,

Ua pres telat – e shes n’ gjeti !

S’ mund t’ ua marr paratë me zor –

Le t’ blejnë qirinj e gjenerator !

 

As për ujë , unë, hiq s’i  luti ,

Kush s’ paguan – gypat ua këputi !

Edhe nxehjet dimrit ua këputi ,

Se shumë shtrenjtë kushton mazuti !

 

Me ekspert  po bisedojmë –

Se si ajrin t’ a  reduktojmë  ?!

Mos t’i lamë as me marrë frymë –

Fukaraja le t’ vdesin n’ brymë !

 

Gjilan, më 11.03.2011.      Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora