E premte, 19.04.2024, 09:57 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Në rrugët dhe në sheshet e Kosovës po rikthehet brohoritja, UÇK-UÇK

E premte, 18.03.2011, 08:51 PM


NË RRUGËT DHE NË SHESHET E KOSOVËS PO RIKTHEHET BROHORITJA, UÇK-UÇK

 

Ashtu si në vitin 1998, në kohën e shpërthimit të luftës në Drenicë dhe në Dukagjin, kur nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve jehonte fuqishëm brohoritja “UÇK-UÇK”, edhe sot në Malishevë dhe në Prishtinë, mijëra qytetarë i kanë brohoritur lavdisë dhe madhështisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shoqatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar se protestat kundër arrestimit të luftëtarëve të lirisë nga EULEX-i do të mbahen edhe në qytete të tjera të Kosovës. Si duket po rikthehet  kujtesa nga pranvera e vitit 1998, meqë sundimi i misionit kolonialist evropian në Kosovë, po bën përpjekje që përmes presionit kundër shqiptarëve liridashës t’i detyrojë ata  ta pranojnë kthimin e Serbisë në Kosovë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës jeton në zemrat dhe mendjet e të gjithë shqiptarëve liridashës dhe ajo po mbetet forca e brendshme shpirtërore e këtij populli,  që ka mobilizuar dhe i mobilizon radhët, në rast nevoje edhe me kundërvënie të hapur. Derisa në Kosovë i brohoritet UÇK-së, ky është një tregues i qartë se aspirata për liri dhe bashkim kombëtar është e gjallë dhe e tillë do të mbetet deri në realizimin final të këtij qëllimi.

 

Selvije Raci: Nuk kemi ikur nga Kosova për shkak të UÇK-së, por jemi ndjekur nga masakruesit serbë

 

Bashkëkombës të Kosovës!

 

Ka kohë qe angazhimet e  përditshme dhe studimet me kanë larguar nga shkrimet, por kjo është jeta e qytetarit të rëndomtë. Thjeshtë,  nuk ke kohë.

 

Ngjarjet e së  mërkurës me kanë shqetësuar aq shumë sa që po me detyrojnë ta ndajë  këtë shqetësim edhe me Juve, bashkëkombës të mi  që bashkëndjeni me mua.

 

Unë nuk jam pjesë e analistëve të ngjarjeve politike e aq me pak politikane, unë jam njëra nga Ju. Dhe, si njëra nga Ju, e cila e ka përjetuar luftën e ndjej për obligim qytetar t' ua rikujtoj se:

 

Ne vitin 1998 e kam braktisur shtëpinë për t’ i ikur masakrës, sigurisht jo nga çlirimtarët e UÇK-së.

 

Po atë kohë kam parë tmerrin ne fytyrat e familjarëve të mi, sigurt jo nga frika e çlirimtarëve të UÇK-së.

 

Ato ditë të jetës sime e kam parë vdekjen të kalonte para syve te mi, të prindërve të mi… sigurt  jo nga çlirimtarët e UÇK-së.

 

Për ata miliona sekonda të jetës sime, që jetova maleve, ata mijëra minuta  të vuajtjeve të urisë dhe etjes, ato qindra ditë të jetës sime se imponuar jonjerëzore, ato vite traumatike për fëmijërinë time, dhe lotët e humbjeve të    të dashurve dhe kulmit mbi kokë: gjithçka dhe gjithkush mund te jetë fajtor, por kurrsesi çlirimtarët e UÇK-së.

 

Bashkëkombas me rrënjë të lashta, rrenjët e Tua i kam edhe unë. Të mirën e te keqen kishim fatin t’i përjetojmë bashkë, prandaj do kërkoja nga Ju të bashkëndjeni me mua besimin e plotë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë, të cilët sot ndodhen te prangosur vetëm e vetëm që unë dhe Ju të jetojmë të lirë.

 

Ndjej obligim të kërkoj nga Ju të besoni në drejtësi, të besoni se asnjë rregull i shkruar apo i pashkruar nuk mund t’i shpallë fajtorë çlirimtarët tanë për luftën e drejtë.  Sepse edhe vet misioni i drejtësisë është dënimi i fajtorit,  jo i viktimës.

 

Dhe për fund, do  kërkoja nga ju që të bëheni gati për të organizuar një mirëseardhje në liri çlirimtarëve tanë, sepse shumë shpejtë vjen edhe dita kur do të hedhën poshtë te gjitha akuzat e ngritura. Selvije Raci- Absolvente e Fakultetit Juridik

 

RKL

 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora