E premte, 19.04.2024, 01:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Delet e mësojnë ujkun se si t’i hajë

E enjte, 17.03.2011, 07:53 PM


Delet e mësojnë ujkun se si t’i hajë

 

Nga Remzi Salihu

 

Jetojmë dhe veprojmë në kohën e kiçit dhe shundit. Në çdo pore të lëkurës sonë tetuazhohet ky fenomen përmbytës dhe gjithsesi nga ky stereotip i vrazhdë kohor i ndjenjës përqafuese sipërfaqësore shpërndahet si hija e lirë e shijes. Ajo shumëzohet rreth nesh me përmasa marramendëse dhe bëhet reprodukim i lehtë i modës së kohës. Kiçi në të shumtën e rasteve mbetet një pamje e përgjithshme e mendimit, shqyrtimit emocional të dobët. Nëse dikush shkruan vetëm për ndjenjat, ai ka mundësi të reshqasë në këtë fenomen të nuancave të pa pritura të shijes. Kiçe janë të gjitha ato gjëra që tejkalohen nga shija dhe përceptimi original i standardit me Happy End banal. Në sferën e artit dhe jetës kulturore nuk mund të jepet një definicion i prerë, kufizuar i këtij koncepti, por, gjithsesi, jepen domethënie, interpretime të shumëllojshme. Ekspertë të ndryshëm ngjeshin mendime personale sipas pikëpamjeve dhe kritereve të veta. Kiçi është një përlyerje e madhe që del nga kontenjeri i artit të tejkaluar, por në vete ngërthen një mbushje të madhe të optimizmit të tepruar të turmës. Të themi një tekst “bajat” që  gjatë të lexuarit të tij nuk të zgjon interesim, nuk të nxitë e bën për vete, në ndonjë gjykim, apo ide, mbetet i strehuar në rrethin e përgjithësuar të shijes së kiçit. Si zakonisht në tekstin “banal” zhvillohet konflikti midis të mirës dhe të keqes, të bukurës dhe të shëmtuarës. Autori e çon për hundësh, apo e shëtit personazhin e tij kah do ai vet, dhe në fund pas këtij rrugëtimi të lodhshëm të ngjarjeve fiton e mira, e bukura, por vet ngulet në kiç. Fati dhe fatkeqësia derdhen, rrëshqasin, tundosen papandehur në shërbimin koherent të çasteve të përditshme të njeriut. Rrotullohemi nëpër kornizat e minutave të fenomenit dhe marrim drejtimin e vetes në fundin e hapur të jetës. Zgjohemi në mëngjes, vdesim në mbrëmje, për të lindur sërisht. Kujtesa bredh e vetmuar nën kapuçin e mjegullnajës së arratisur në art. Vetëm hija e mbetur i jep dimenzione hapësirës së vendit të vdekur. E mua engjëlli m’i përndjek mendimet me buzëqeshjen e pa ferenuar të djallit. Statisti shurdhohet nga sufleri i përgjueshëm nga lodhja. Procesi i shikimit gjymtohet nga shigjetimi i rrezeve të diellit. Nga trasta lotësh përgjaket dielli në mbrëmje. Hiri trupit humusohet në urnë. Bimë e re shpërndan petalet në horizont. Ne Largohemi dhe kthehemi në metamorfozë veprimi të fundit, njëkohësisht, të hapur, e të ndriçuar. Fantazia zhvillohet në kërkim e sipër, por e vërteta rri diku e lëvarur pezull në flokët e ajrit.  Në këtë udhëtim jetësor të nënqiellit tonë herë atakohemi me mjegullnajë, e herë miklohemi me kthjelltësi shpresëdhënëse të kozmosit. Trupi dhe frymëmarrja amputohet nga këto kundërshti të papritura, që sjellin të mirën apo të keqen e kohës. Jeta ndahet në dimenzione të caktuara të veprimeve dhe koha moderne bëhet katalizator i rreptë i vrasjes së fjalës. Kush të lexon më, kur gjithçka është e thënur njëherë! Ne jemi kalorës të rastësishëm, të ngarkuar me kundërshti të shumta, të cilat i bartim në shoqëri, si kuptime dhe moskuptime nga bregu në breg i vetëdijes sonë. Bagazh i rëndë i pozave, dhe stileve nëpër alenë e ecjes vertikale merret si vërtetësi e apsolvuar e vlerës së vërtetësisë. Të gjitha këto veprime mund të na pëlqejnë, ose të mos na pëlqejnë. Por ato janë në ne, dhe gravitojnë sipas fymëmarrjes ose pulsit tonë në kalërimin e viteve. Pra, në eterin e lloçur që po kalojmë dita-ditës. Kujtesa dezinfekton harresën e strehuar në kontenjer të thjeshtë mendor. Në fokusin e bindjeve tona nuk janë të gjitha të këndshme, të pranueshme, të kapshme, por ato i kemi, i tolerojmë, ose i shkaktojmë në ozon të ndytur përsëritjesh të hapësirës stërkequr të gravitimit. Dimenzoini i jetës ëshë i paparashikuar dhe fati e fatkeqësia janë afër. Vlera e tyre kurorëzohet nga rrezja e yllit kiç, që të shigjeton dhe përplasë në sukses. Nëpër gërmadhat e përditshmërisë sonë intoleranca e kulturës gjithnjë e më shumë saldohet, shndërrohet në veti e ves, dhe bëhet element i mosdurimit dhe shpifjes. Të mëdhenjtë hapin varre, të vegjëlit i realizojnë vdekjet dhe hyjnë në të. Në ambazh plastik shndërrohen rrenat dhe stërrenat e kurdisura me vetëdije e pavetëdije. Ikjen e kemi të pa mundur nga kjo frymëmarrje e  përditshmërisë sonë, nga ky puls përndjekës që ateron e na rrethon. Tanimë hijen nuk e gjejmë aty ku e kemi lënë. Ajo rrugëton e fluturon në kërkim të shpirtit. Shija e vlerësimit shtohet. Akti na prek e akti s’na prek. Ndjeshmëria akuzohet në pranine tonë. Jetojmë në unazë. As në tokë as në qiell. Diku mes eterit, diçka na kafshon e diçka na miklonë. Midis kuptimit dhe moskuptimit shpërndahen antenat e marrjes, dhe dhënjes së përceptimit të shijes individuale. Diçka mbajmë, e diçka lëshojmë. Ikja nga kiçi është i pa mundur. Mish i egër tetuazhohet në trup.  Oreksi na shtohet për të mjelur gjëra rreth nesh. Sejcili përgjigjet për vete, në kapjen e këtij teknoritmi kohor të së keqes dhe së  mirës, që na shutonë nga çasti në çast. Midis kësaj intermeco ritmike ka një formë arti që duhet kuptuar e kapur ashtu siç është. Bindja jonë kufizohet në përceptim të gjërave dhe fenomeneve që rreshin rreth nesh me acar, e kulmi akullt formohet sipas standardit kuptimor që kemi akumuluar në këtë dribling moshe të kalëruar e kalkuluar mbi këtë fushë të gjerë jete. Notojmë, pa pushuar, notojmë me imagjinatë të zhytur në thellësi të kohës. Në fenomen,në tipizim të gjërave, të gjithë mbetemi të lagur nëpër këtë lum që na shutonë me dallgët e veta në brijtë e  brigjeve të çasteve që po kalojmë. Të mëdhenj, të vegjël jemi, të konzervuar nga ky amballazh që na ngrinë e na strehonë të lagur në satuskvonë e govatave të vlerësimit për çdo ditë, me aromën e gëzimit dhe hidhërimit shtridhur në trup. Lahemi nga paragjykimet e ditës. Nganjëherë një minutë na duket më e gjatë se një vit, kur jemi keq dhe në të kundërtën një vit ndonjëherë është më i shkurtë sa një minute, kur punët na shkojnë mirë e mbarë. Të gjithë janë të mvarur nga koha dhe turma. Të mëdhejtë e krijonë intolerancën, mosdurimin, të vegjëlit e realizojnë atë shëmti e dhunë në fushën e betejës të veprimit shoqëror të të tjetrit. Shund. Të mëdhejtë i krijonë kleçkat   të vegjëlit pengohen në të. Të vegjëlit janë dele që e mësojnë ujkun se si t’i hajë në torishtë, prandaj ai është ujk, vjen në skenë me ulurimën trishtuese, që i ndihet nga largë piskama nëpër natë me furtunë dhe erë tcunami. Tërmet kohe, që dridhen të gjithë. Ai ulurinë dhe vetëm ulurnë. Ujqit si ujqit, kur skanë çka të hanë, i mprehin dhëmbët në vete dhe hanë njëri tjerin. Por ja tani kanë çka të hanë dhe vetëm hanë. Në këtë torishtë kohe të trishtë i kanë kafshatë të lehtë dhe të brithtë delet, delet, delet, të bardha të zeza, të bardha të zeza. Delet, që blegërijnë të uritura dhe të gjunjëzuara në mriz të përzgjedhur për lëmoshë në lëndinë të kositur kohe. Zëri i tyre servil në korr ka jehonë të gjatë që ndihet nga shpati në shpat, nga bregu në breg nga koha në kohë.  Bindja e verifikuar e turmës e përzgjedh këtë kohë për vlerësim dhe kafshim. Ujku është aty, aty është edhe vetëdija jonë dhe kopeja, mungon bariu, që ka shkuar papandehur të doktorojë kafshimet dhe përgjumjet e shoqërisë sonë. Tema e dizertacionit Kopshti zoologjik dhe përmbushja e tij me kafshë të egra të kohës është motivi më e përzgjedhur i kohës, që do ta pyllëzojë malin e dijes me shkurre e gërmushka njohurish së mahallës. Delet pa çoban, apeli shpërndahet si jehonë nga kodra në kodër. Turreni njerëz se ujku ka rënë në kope të dhenëve! Trishtimi është i madh. Nga jehona e rrenës rriten halabak në hije të pyllnajës. Përqafime të tepërta dhe servilizëm nazik me “porno” kontakte. Trëndafilat plastik parfumosin tani për tani kopshtin e ngjyrosur në mozaik fjalësh dhe kiç. Mbi terrasë të betontë mbin pylli i shpeshtë i vetmisë. Kjo bëhet pjesë spontane e përditshmërisë, e kulturës së të jetuarit. Reflekse të sëmura diagonozash të trishta japin tanimë terapinë e temave të basdarduar në skenë. Finalja e gjykimit ta bombardon trurin. Profil i varur në streh të hijeve të mendimeve pret hapësirën e fjalëve të paluara mbi faktimën e gozhduar në zenit të kohës. Një trup gozhdohet në truall humusor. Një kufomë e gjallë mbledh shiun në shuplakë. Shtirja bëhet mjeshtër i mirë i vdekjes. Ngjyrat e rrudhave të damarëve derdhen nëpër gishta, siç derdhen motet e flashkëta nëpër porositë e pakthyera të horizontit të mugët. Ndihmat bëhen çerdhe sirenash nëpër flokët tona të përhirta. Nga errësira pikon një dritë e njomë në udhëkryq. Kalimi shtangohet i salduar në shpresë. Pritja dhe ardhja mbeten të vonuara për të gjithë. Vetëm ëndrra e shpesës bie e varrosur në prehër të vërtetësisë, dhe heshtja mbetet si kufomë e gjallë në pritje të ardhmërisë.



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora