E enjte, 28.03.2024, 10:12 AM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: Kur jeta shkruan poezi

E enjte, 17.03.2011, 06:36 PM


KUR JETA SHKRUAN POEZI

 

Libri me poezi i Shaban Cakollit “Agsholi ”, që po i jepet në dorë lexuesit  shqiptar, është një lajm i mirë për komunitetin tonë letrar. Në këtë libër  Shaban  Cakolli  sjell  një  prush  të ri nga shpiri i tij Në  këtë  libër  poeti  Shaban Cakolli  shquhet për   poezitë, ”Kitara e  fjalës”, “ E imja është kjo tokë ”,”Gjaku i mendimit”, dhe ” Vendi im”, Në  vargjet; krismë  ishte  ai  çast / kur lexova Naimin / himnin e kombit tim / ose  tek vargjet; Nga të gjita muret që unë i urrej shumë / janë muret që ndajnë /gjuhën dhe të folmen Këto dhe qindëra vargje të tjera tregojnë nivelin artistik të poezisë së Shaban Cakollit. Krijimtaria  poetike  e Shaban Cakollit është e gjerë dhe e thellë. Hej  shprehet  Cakolli; Çka  shohin sytë dhe më përtej / janë  trojet  e mia / gjaku i diellit tim / . Libri “Agsholi “ i Shaban  Cakollit  vlerësohet  si një  purpur  i  shkëlqyer në letërsinë tonë të bukur. Jam i pafjetur më thotë Cakolli , se ëndrrat  shtyhen të mos  i  tretë  marrëzia. Po, po, vazhdon  Cakolli, natë  për  natë  shëtis, nëpër  kosmosin me hënë , buzë lumit    atdheut....Fuqia e një  vepre  matet  nga  tri  gjëra; nga  cilësia, nga gjerësia  dhe nga thellësia, unë kujtoj  se libri me poezi “ Agsholi “ i  Cakollit ngërthen në vete të gjitha këto vlera. Shaban Cakolli deri më  tash  ka botuar këto vepra; “Tokë Dardane”, “ Loti atdheut”, “Deti i qiellit”,dhe “Krismë ishte vargu im”. Poezia e Cakollit është prezentuar në disa Antologji të poezisë shqipe në Kosovë dhe Shqipëri. Sa herë më merr malli për të mirën Kosovë /  unë  i  bie  trup kosmosit me hënë deri në agsholin tim. Thëllimat poetike të  poezisë    Cakollit janë    pafund  dhe    paskajshme. Sukses autorit!

 

Nga reçensioni i Rrustem Gecit, me rastin e promovimit të librit “Agsholi”të Shaban Cakollit, që u mbajt në Epetal afër Dyseldorfit.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora