E enjte, 25.04.2024, 01:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Greqia deklaron përdorimin e bombës atomike nëse nuk anekson Shqipërinë

E enjte, 24.01.2008, 08:23 PM


Gazeta amerikane rrëfen pretendimet e Athinës zyrtare për të marrë të ashtuquajturin Epirin e Veriut dhe një territor në Bullgari. Të gjitha detajet e kërkesës që ajo u bëri shteteve të mëdha perëndimore në prillin e vitit 1946

Ndoshta për herë të parë në historinë diplomatike mundësia e përdorimit të bombës atomike është përmendur zyrtarisht në lidhje me qëndrimet për rishikim kufijsh në një numër memorandumesh të paraqitura në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Katër të Mëdhenjve nga qeveria greke. Greqia këmbëngul që terreni strategjik vazhdon të jetë i rëndësisë supreme për mbrojtjen kombëtare, pavarësisht bombardimit dhe kërkesës për rreth 10 mijë milje katrorë të territorit nga Shqipëria dhe Bullgaria. Këto deklarata, të cilat kompletojnë një seri të kërkesave të bëra nga qeveri të ndryshme greke gjatë viteve të fundit, po bëhen edhe tani përpara Këshillit dhe janë theksuar në detaje nga misioni special i qeverisë greke, i kryesuar nga Philiph Draugomis dhe Leon Melas. Pritet ardhja e tyre në Paris nesër ose të martën nëse këshilli i jep misionit një mundësi që ta bëjë këtë. Qëndrimet ndaj Shqipërisë nuk janë në agjendë tani, por kërkesat rreth Bullgarisë janë gati të dalin kur dihet se marrëveshja me të është diskutuar.
Tri pika të kërkesave ishin parashtruar në lidhje me Shqipërinë: një nga Ministria e Jashtme greke, një nga Stafi i Përgjithshëm (General Staff) dhe një nga komiteti i minoritetit grek në jug të Shqipërisë. Dy pika të tjera ishin paraqitur në lidhje me Bullgarinë, ku njëra prej tyre ishte e Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe tjetra, e cila konsiderohej si më e rëndësishmja, nga Stafi i Përgjithshëm (General Staff).
Njoftimet përmendin bombë atomike
Bashkëngjitur këtyre deklaratave është duke u debatuar një memorandum, dhe ato janë strategjikisht me baza, pavarësisht sajesës për bombë atomike. Një pjesë e këtij memorandumi thotë: “Ajo që deri tani është thënë rreth bombës atomike, ishte parashikuar në të kaluarën për përdorim në shkallë të gjerë të artilerisë në fushën e betejës, të gazrave helmuese në mënyrë masive, të tankeve, të luftimit ajror.
Megjithatë, eksperienca e luftës ka treguar se këto armë janë përdorur në të vërtetë, gjë që e ka treguar se zonat kanë ruajtur plotësisht rëndësinë dhe ndikimin e tij në operacione.
Një gjë që nuk mund të pranohet është se përdorimi i një arme të ngjashme, (atomike, - shën red.) nuk do të jetë i vërtetë, si dhe veçanërisht derisa bomba atomike dhe mbrojtja kundër saj janë akoma në një fazë eksperimentale. Si pasojë, ajo nuk mund të jetë e justifikueshme në shpërfilljen e rëndësisë së terrenit”.
Memorandume të ndryshme greke, duke përfshirë edhe ato të paraqitura nga Stafi i Përgjithshëm pak ditë më parë, kërkojnë më shumë se 3 mijë milje katrorë të Shqipërisë (që grekët e quajnë Epiri i Veriut), duke përfshirë rrethet e Tepelenës, Përmetit, Leskovikut dhe Korçës. Grekët thonë se kufijtë veriorë të tyre do të jenë të shkurtuara për arsye strategjike dhe do të dalin nga Liqeni i Ohrit përmes Tomorricës dhe Gllavës, drejt Detit Jon, deri tutje në veri, në Malin e Çikës. Ky është një terren i zhveshur, malor, meqë grekët pohojnë se “është një popullsi rreth 200 mijë banorë, ku 120 mijë prej tyre janë helenë”.
Kërkohet Korça
Grekët thonë se ata duhet të marrin Korçën dhe rrafshnaltën e saj që të mbrojnë Maqedoninë Perëndimore, sepse hapësira është pika kyçe ushtarake drejt Selanikut dhe Korçës dhe, nëse çdo armik e pushton atë, ai do t’i përqendrojë trupat e tij në mënyrë të shpejtë. Grekët thonë se me kufirin e tanishëm, ata nuk mund të mbrojnë vargmalet e Pindit dhe Thesalisë. Grekët deklarojnë se duhet të kenë luginën e lumit Aos, përfshirë Këlcyrën, Përmetin dhe Leskovikun, duke ndërhyrë në terren malor.
Në Bullgari, grekët janë duke kërkuar më shumë se 6 mijë milje katroë, e cila përfshin një popullsi prej rreth 400 mijë banorë. Grekët thonë se shumica prej tyre janë myslimanë ose turq.
Greqia thotë se i nevojitet strategjikisht ky territor që të mbrojë Selanikun, Maqedoninë Lindore, midis Strugës dhe lumit Nesto, si dhe të ruajë Thrakën Perëndimore, midis Nestos dhe lumit Evros. Grekët u rikthehen një historie të gjatë shqetësimesh me bullgarët, duke pohuar se ky kufi duhet të jetë i fortë.
Memorandumi grek konstaton se një i tillë kufi do të çojë përmes zonës ujëndarëse të Maqedonisë dhe Thrakisë. Ata thonë gjithashtu se kufijtë aktualë nuk lejojnë pozicionet mbrojtëse midis Vevles dhe Selanikut, që lidhja hekurudhore e lindjes së Greqisë me pjesën tjetër kryesore të vendit është brenda rrezes së veprimit të linjës së artilierisë së Bullgarisë dhe që Greqia duhet të jetë në pozicion që të mbrojë Sideroikastron, Seres, Draman dhe Kavalas.
Duke injoruar faktin se Bullgaria, një satelit i boshtit humbës, ka pretenduar për pronësinë e zonës në dalje të Greqisë përmes Detit Egje, grekët thonë se Stafi i Përgjithshëm i tyre, që mbron hapësirën gjeografike të tanishme të vendit, do të jetë i detyruar të braktisë menjëherë Thrakën Perëndimore dhe pjesë të tjera të Maqedonisë Lindore nëse Greqia sulmohet. Greqia dëshiron një port të kalojë në veri të Kresna Pass, të mbrojë Selanikun, të ngjitet drejt Jenevra-s, midis Pirin Planinbas dhe Kara Ballkan, të mbulojë Maqedoninë Lindore dhe veriun në kufirin e jugut të Rodosit dhe më tutje, në kodrat e luginës së lumit Arda të mbulojë Thrakën Perëndimore.
Ky port do t’i marrë armikut, potencialisht, mundësinë e përdorimit nga Bullgaria që të kalojë nëpër lidhjet rrugore të Petriçit, Nevrokopit, Devinit, Smoljanit dhe Ortakoit. Ajo do të përfshirë krahinën Petriç të Maqedonisë në perëndim dhe do të ecë në drejtim të jugut të Banysko-s, duke vazhduar në drejtim të lindjes dhe duke përfshirë Nevrokopin, Smoljanin, Haskovon, Kirjalin dhe Momçilgradin, derisa të kapë një pikë shumë të kërkuar në veriperëndim të Svilengradit, në kufirin turko-bullgar.
Grekët thonë se nuk urojnë të pengohen nga bazat e mundshme, por kërkojnë të mbrojnë veten e tyre.
Ata theksojnë se Fuqitë e Mëdha, në një mënyrë të ngjashme janë duke i kërkuar bazat, pavarësisht nga asgjësimi i Gjermanisë dhe ushtria bullgare është akoma në mosveprim me të gjitha pajisjet e saj.
Memorandumi në lidhje me Shqipërinë synon që vija kufitare e tanishme të formojë një vijë të gjatë që është vështirë të mbrohet, po aq sa jugu, një zonë, pikërisht në perëndim të Thesalisë. Ai thotë se kjo kërkon një forcë mbrojtëse të jashtëzakonshme për një vend të vogël. Aq më tepër, kjo është e argumentuar se vija kufitare e tanishme largon mbizotërimin grek nga provinca e veriut të Epirit, jashtë Greqisë dhe e lejon Shqipërinë që ta përdorë për qëllime pushtuese. Ai shpalli se Shqipëria, në mënyrë entuziaste luftoi në anën e italianëve dhe të boshtit, duke kontribuar me 40 batalione me trupa të rregullta, plus mijëra forca ushtarake fashiste shqiptare.
Ministria e Jashtme e Greqisë shpall se Korça, Moskopolis, Argyrokastra (Gjirokastra) Përmeti dhe Tepelena janë qendra helene. Grekët konstatojnë se “duhet të ketë një marrëveshje me Shqipërinë sepse këto dy vende janë akoma në gjendjen e luftës”. Ata thonë se qeveria e tanishme shqiptare e kreut të shtetit Enver Hoxha përfshin brenda saj disa fashistë dhe se ajo i ndoqi zgjedhjet e fundit të saj që u zhvilluan “nën mbizotërimin e një terrori të organizuar”.


Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 29 prill 1946
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

National Geographic: Shqipëria, e vetme përballë Botës Mjedisi kishtar dhe politik i Kuvendit të vitit 1462 Dialogjet e Alise me intelektualet ne '90 Prelë Milani, studenti i parë shkodran që i shkruan Ramiz Alisë për mjerimin migjenian të kohës Si u krijua Këshilli Presidencial në vitin 1991 Shqiptari që i mbijetoi mbytjes së Titanikut Kur themelohej PD-ja Kur u krijua "shërbimi i msheftë" Vissarioni, paraardhësi i Janullatosit që kacafytej me Greqinë Ushtria shqiptare, bëmat më të mëdha i ka me veten?! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Në vend të parathënjës Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - S'kam fuqi te kthehem ne vendlindje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju lutem, me lini te vdes! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tragjedi në një familje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tmerri në ditën e “gënjeshtrave” Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Nënës i plasi zemra Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Prova e burrërisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora