Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Studentët e Shkodrës vizitojnë maketet e Kuvendit të ri

| E enjte, 17.03.2011, 07:25 PM |


Sot në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë në orën 11:00 kanë mbërritur 60 studentë të ardhur nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja me 12 maketet e parlamentit të ri shqiptar. Ky takim u iniciua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) për t’u njohur më nga afër me ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri Parlamentar, i cili është hapur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

 

E pranishme mes studentëve ishte edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, e cila i shoqërojë ato në këtë njohje me vizionin e ri që do të marrin ndërtimi i Kompleksit të ri Parlamentar. Mes Kryetares së Kuvendit dhe studentëve të ardhur nga Shkodra ishte edhe Kancelari i Universitetit, z. Bjanku.