E enjte, 25.04.2024, 11:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: A po afrohet ora e Pavarësisë!

E enjte, 24.01.2008, 08:06 PM


A po afrohet ora e Pavarësisë!

Nga Gjon Keka
    
Kosova është konsideruar nga Bashkësia ndërkombëtare si udhëkryq historik dhe kulturor i Europës, gjithashtu edhe si nyja gordiane e Ballkanit. Tani t’i hedhim një vështrim kronologjik proceseve që kanë ndodhur në veçanti në Kosovë; siç dihet Slobodan Milosheviç pasi u bë figura kryesore politike ne Serbi, Kosovës menjëherë iu revokua shkalla e lartë e autonomisë që i ishte caktuar në vitin 1974

Kosova në atë kohë gëzonte të njëjtat të drejta si gjashtë republikat federale të ish -Jugosllavisë, kështu që në mars të vitit 1989 ajo u vendos nën kontrollin direkt të Beogradit. Ndërsa pas kësaj shqiptarët u dëbuan nga puna e tyre nga institucionet që punonin, shtypi shqiptarë u ndërpre, por sic dihet në atë kohë shqiptarët vendosën një sistem paralel arsimi. Ndërsa më tutje vjen koha e protestave në fillim të viteve 1990 që tregonin shqetësimin dhe përshkallëzimin e sundimit serb në Kosovë, nga këto protesta pati vrasje dhe rrahje brutale nga ana e regjimit serb ndaj shqiptarëve etnik. Në korrik të vitit 1990 shqiptarët shpallën shtetin e pavarur të Kosovës, por pas kësaj ata u shpërndan nga ana e regjimit serb, ndërsa pas kësaj në vitin 1992 në kuadër të një plebishit në Kosovë u zgjodh presidenti i ndjeri Ibrahim Rugova. Kështu që pas tri viteve të ardhshme dhuna filloi të rritej duke u bërë edhe më e egër nga ana e politikës serbe. Viti 1995 dhe konferenca e Dejtonit e përjashtoi çështjen e Kosovës nga marrëveshja e paqes dhe negociatat që zhvilloheshin në atë kohë dhe normalisht se dëmtuan edhe vizionin e Kosovës për një të ardhme, pas kësaj kredibiliteti në mes të rezistencës paqësore dhe aktive u shkatërrua kështu që e detyruan popullin që të themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Ndërkaq në fillim të vitit 1996 u shfaq hapur UÇK-ja, ndërsa në vitin 1998 ajo kontrollonte shumicën e vendbanimeve në Kosovë. Gjatë kësaj kohë forcat serbe ndërmorën një aksion të egër duke vrarë dhe dëbuar shqiptarë nga trojet e tyre. Pasi ishte bërë një marrëveshje për armëpushim dhe pas një rezolute të miratuar në KS të OKB-së Milosheviçi vazhdoi edhe më fort vrasjet dhe shkatërrimet në Kosovë. Kështu që në janar të vitit 1998 në fshatin Reçak u gjendën trupat e 45 të masakruarve dhe kjo bëri që bashkësia ndërkombëtare të veprojë më me urgjencë. Kështu që më 1999 pala kosovare dhe serbe u ftuan në Rambuje për bisedime të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët, mirëpo pala serbe refuzoj të nën
shkruaj marrëveshjen ndërsa ajo Kosovare nënshkroi këtë marrëveshje me 20 mars të vitit 1999, pas kësaj emisari amerikan Ricard Hollbruk shkoi në Beograd për ta bindur Milosheviçin që ta nënshkruajë marrëveshjen por kjo ishte e kotë dhe pa asnjë rezultat. Ndërsa me 24 mars të vitit 1999 NATO filloj sulmet ndaj Serbisë duke i dhënë fund edhe dhunës dhe shkatërrimeve që ndodhën në Kosovë nga ana regjimit të Miloshevicit, dhe forcat e regjimit serb u detyruan të lëshojnë Kosovën. Më pas KS i OKB miratoi një rezolutë më 10 qershor 1999 duke vendosur Kosovën nën administrim të OKB respektivisht UNMIK-ut. Pas gjashtë viteve tranzicion me 24 tetor 2005 KS i OKB mbështet rekomandimin e sekretarit të OKB Kofi Ana për hapjen e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, pastaj Anan emëroi emisar ish presidentin Finlandez Marti Ahtisaari për statusin e Kosovës, dhe në kuadër të këtij procesi u angazhua edhe Grupi i Kontaktit duke dhënë parime udhëzuese rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës. Pas shumë përpjekjeve palët ishin diametralisht të kundërta rreth statusit të Kosovës kështu që bisedimet përfunduan pa rezultat të duhur, dhe emisari Ahtisaari doli me propozimin e tij duke vlerësuar çështjen e statusit të Kosovës si sui generis dhe në kuadër të këtij propozimi ai plan përmbante pavarësinë e mbikqyrur .Po ky propozim nuk gjeti mbështetjen e duhur në KS të OKB pas kundërshtimit të Rusisë, dhe ky proces u detyrua të dal jashtë KS të OKB. Edhe pas kësaj Grupi i Kontaktit nuk arriti që palët të përafrohen dhe procesi përfundoj duke i dhënë hapësirë njohjes së shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë nga shtetet perëndimore. Ndërsa më 17 nëntor në një klimë të demokracisë dhe transparencës u mbajtën zgjedhjet ku edhe parti që fitoi ata zgjedhje doli PDK me më shumë përqindje e cila më pas edhe formoi qeverinë duke hyrë në një koalicion të çuditshëm, por të pashmangshëm me LDK. Dhe krejt në fund tani po vjen koha që ky proces i filluar nga përpjekjet dhe mundimet e mëdha të popullit të Kosovës të realizohet në mënyrën e saj të vullnetit historik dhe së drejtës së saj historike. Ora e zgjidhje së këtij problemi gordian po afrohet dhe kjo orë e madhe e pavarësisë dhe ditë e madhe e lirisë duhet ta gjejë Kosovën të përgatitur dhe të aftë për të ecur drejtë rrjedhave të reja europiane dhe proceseve të mëdha të zhvillimit ekonomik, respektimit të rendit ligjit dhe të heqjes nga frika pasigurinë, përmbushjes së obligimeve ndaj qytetarëve të Kosovës që ta shohin Kosovën si vend të mundësive e jo si vend të pamundësive dhe nëpërkëmbjes. Duhet ditur si qeveria dhe elita politike se pavarësia është përgjegjësi e jo kënaqësi momentale, sepse dihet se për të kanë sakrifikuar të gjithë i madh e i vogël në Kosovë dhe gjaku i derdhur duhet të shpërblehet prandaj koha ka ardhur tani, që Kosova të festoj ditën e madhe të saj .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora