E hene, 17.06.2019, 05:53 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Dy poezi nga Zeqir Lushaj

E merkure, 16.03.2011, 08:43 PM


Binak Arifi (i Geg-Hysenit),e …,Sadik Selmani (i Grise)
Binak Arifi (i Geg-Hysenit),e …,Sadik Selmani (i Grise)

 

Zeqir Lushaj

 

KODI I BURRAVE

                                                                        

   -Kutia e duhanit, qitet…, edhe e thatë-

  (Etnografi!?)

 

 

Kahmot, i dashur lexuesi im,

E tillë ka qenë dhe është  jeta,

Dikush, nuk ka duhan në kuti,

Tjetri, e ka plot,  por…, pa letra!

 

…!

Lëshoj kutine e duhanit mbi qylym,

Shtyni, me gishtat e dorës sipër saj:

Pyeti:-Me pas me se, a kie n’se?!

Buzëqeshi:-Mirëseerdhe, o uzdajë!

 

Mysafiri, e priti kutinë e duhanit,

E afroi afër gjurit, duke e begenisë,

Nga kutia e vet, një defter letra,

E gjysmoi, për të zotin e shtëpisë.

 

…!

Një ditë prej ditësh, e njëjta skenë,

(Një pyetje të kundërt, po na bje!),

Kutia e bakfanit rreshqiti në cergë:

Antitezë:-Me pas  n’se, a kie me se?

 

 

Tjetri, ndali kutinë, e hapi me kujdes,

Mori letër, mbushi, në duhanin e Tij,

Duhanin që pati, e ndau në dy kutitë,

Rrahi samracin:-Tu rrittë nderi, zotni!

 

 Ndiqja në heshtje, kodin e burrave,

Formalisht, dukesha si indiferent,

Kjo etnografi, ish sugjestionuese,

Zbrazte, një roman, etikë e mend!

 

…!

Kahmot, i dashur lexuesi im,

E tillë ka qenë dhe është jeta,

Dikush, nuk ka duhan në kuti,

Tjetri, e ka plot,  por…, pa letra!

 

                    ./.

  USA, Mars 2011

  

                    ./.

 

 

 USA, Mars 2011

 

 

HAS,1983

 

-Marre nga gazeta “Zeri i Rinise”, 8 tetor,1983-

 

Kenget jane ,ditar per historine,

Jane,si lisat e guret,plot emra,

Kendoni-kendoni,o djemt e Hasit,

Kendoni,he ju kendofte zemra!

 

!

Duket se,gruri ,perkundet ne valle,

Bjeshka e Pashtrikut,heshte,degjon,

12 rezervuaret,ja bejne me sy diellit,

Flladi i pranveres,ballin na freskon.

 

Sheh Kuksin e Ri,ne kaltersi leqeni,

Ne preher te Gjallices, lule ne kurore,

Kenget rrjedhin, si krojet ne rudina,

Zemra i shton ,rrahjet ne krahrore.

 

Kur ambel,ciftelise,i bie Hysen Dida,

E, Rrustem Cela,e percjell me sharki,

Sikur rrijme,me vllezerit  Merimana,        *

Koburja e Ramadanit,na e ban me sy.      *

 

!

Kenget  jane ,ditar per historine,

Jane ,si lisat e guret, plot emra ,

Kendonikendoni,o djemt e Hasit,

Kendoni, he ju kendofte zemra !

./.

*Dy vllezerit,me nje emer Merimante e Jakup Brahes,nga Luma e Kuksit.

*Ramadan Zaskoci-luftetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT