E shtune, 20.04.2024, 02:37 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Milazim Kadriu: Prezantohen dy libra të mikut dhe humanistit norvegjez Josef Martinsen

E merkure, 16.03.2011, 08:57 PM


 

Prezantohen dy libra të mikut dhe humanistit norvegjez Josef Martinsen

 

PUSET JANË BURIM JETE, NDËRSA SERBËT I SHNDËRRUAN NË BURIM VDEKJEJE

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në shumë qendra të Kosovës  u bë prezantimi i dy librave dhe një filmi dokumentar të autorit norvegjez Josef Martinsen që flasin për vrasjet dhe masakrimet e popullit shqiptar në Kosovë gjatë luftës së fundit. Libri i parë “Puset e vdekjes në Kosovë” që është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe  flet për të vrarët shqiptarë të cilët janë hedhur nëpër puse anekënd Kosovës,ndërsa libri i dytë “Çka ka ndodhur në Kosovë në vitet 1998-1999”që ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe flet për të vrarët dhe të masakruarit shqiptar gjatë luftës që ishin të gjithë qytetarë të pafajshëm gra,pleq e fëmijë. Këtu prezantohen të dhëna për mbi 10 mijë të vrarë e të masakruar gjatë periudhës  1 janar 1998 – 20 qershor 1999.  Duke folur në prezantimin e këtyre librave në Podujevë Nexhmi Balaj,drejtor i Drejtorisë për Kulturë,Rini e Sport në KK të Podujevës  tha se humanisti dhe miku i madh i njerëzimit Josef Martinsen ka sjell shumë dëshmi për atë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit. Ai tha se puset gjithmonë janë burim i jetës ndërsa serbët i shndërruan në burim të vdekjes. Balaj ceku  se policia, ushtria dhe  paramilitarët serbë nuk kanë kursyer njerëzit më të pafajshëm si janë fëmijët, pleqtë,  gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara që janë të garantuar me rregulla ndërkombëtare. Më tej ai tha se askund në letërsinë shqipe nuk mund të hasësh se shkruhet me  urrejtje për popujt tjerë,por aty has vetëm mesazhe paqeje dhe miqësie. Ndërkaq autori i dy librave dhe një filmi dokumentar, Josef Martinsen duke folur për këto vepra tha se aty pasqyrohet sakrifica e popullit shqiptar nëpër vite dhe gjatë luftës në Kosovë. Ai tha se  njohja ime e parë me Kosovën ishte në qershor – korrik 1999 kur isha i ngarkuar nga kisha norvegjeze dhe organizata UNHCR për ndihma në Kosovë. Ne gjatë asaj kohe nxirrnim trupat e vdekur nga bunarët që ishte një përvojë e frikshme por ne u deshtë të nxjerrim këta trupa sepse të afërmit e tyre pritnin me padurim dhe se askush nuk e dinte se kush është në puse. Nxorëm 127 trupa nga puset dhe lumenjtë. Puset ishin të mbushura me eksplozive, në disa puse së pari kishin hedhur trupat e njerëzve e pastaj mbeturinat. Po ashtu kishte përzierje të trupave të njerëzve dhe të kafshëve që ishte vështirë për ti identifikuar. Kjo punë na mori 7 muaj dhe në 450 puse kemi gjetur trupa të njerëzve dhe të kafshëve, ndërsa 10.000 puse i kemi pastruar në atë kohë. Serbët e kanë dëmtuar tërë infrasktuturën duke dëmtuar edhe ujin që tu pamundësojë shqiptarëve të kthehen në vatrat e tyre. Ai përmendi dimrin e vështirë 1999 – 2000 ku temperatura në Prishtinë kishte shkuar deri – 27 gradë dhe ishte vështirë për ne por më keq për popullatën e këtushme. Prej këtu shkova në Spanjë duke menduar se përfundova misionin tim në Kosovë por në bisedë me një mik ai më sugjerojë që atë që e kamë parë ta shkruaj. U ktheva në Kosovë dhe shkrova librin  e parë, “Puset vdekjes në Kosovë”. Në këtë libër kamë rrëfyer se çka kamë bërë në vitin 1999 dhe me 2006 është bërë promovimi i këtij libri në gjuhën shqipe, angleze e serbe. Qëllimi i tij është përhapja e informimit te sa më shumë njerëz në mënyrë që auditorin ndërkombëtarët njihen me realitetin. Ai përmendi se kishte pasur rastin të lexojë një libër për ngjarjet e vitit 1912 ku vërehej se ato ishin të ngjashme me këto të luftës së fundit. Për këtë iu qasa edhe librit të dytë për të cilin shkrova. Materialin që e mblodha gjatë katër viteve duke përfshirë dhe paraqitur në hollësi për të gjitha viktimat që nga 1 janari 1998 deri më 20 qershor 1999. Këtu kamë përfshirë të dhënat gjatë kësaj periudhe për  10.650 viktima kryesisht njerëzit e pafajshëm gra, pleq e fëmijë. Aty përshkruhen me çfarë mjetesh janë vrarë, cilat njësi ushtarake, policore e paramilitare kanë vepruar në ato rajone. Serbët i kishin të gjitha mjetet për ti bërë të gjitha këto vrasje dhe kishte rreth 400 varreza masive. Gjatë kohës së luftës  një milionë shqiptarë u larguan nga Kosova, gjysmë milioni u zhvendosën nëpër vende të ndryshme,në malet e Kosovës. Ky është tregimi i plotë i parë që përfshinë këto të dhëna nga 1 janar 1998,ku epen të dhënat se  kush ka qenë i vrari në cilin vend ku dhe ku ka përfunduar ai, ku janë dërguar në vende të ndryshme në Serbi etj. Filmi dokumentar 70 minutash fletë për punën që është bërë në mbledhjen e këtyre të dhënave. Ndonëse nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe autori shpreson se në bashkëpunim me RTK –në të përkthehet në gjuhën shqipe dhe serbe. Unë jam angazhuar që këtë libër, ta botoj edhe në gjuhën shqipe dhe po ashtu në gjuhën serbe. Arsyeja që libri të përkthehet në gjuhën serbe, është që t’i jepet mundësia popullit serb të dijë më shumë se çfarë në të vërtet ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë dhe të rishikohet ajo periudhë edhe nga prizmi tjetër real”, tha Martinsen. Për rëndësinë e librave dhe filmit folën edhe Salih Maqedonci dhe Fadil Curri të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e librave që si thanë ata është e nevojshme që këto libra ti ketë çdo shtëpi në mënyrë që ta dinë të gjitha gjeneratat se çka ka ndodhur dhe se çka ka përjetuar populli ynë. Ai ka përmendur vështirësitë materiale që e kanë përcjellë në botimin e këtyre dy librave dhe theksoi nevojën për një mbështetje institucionale që të mundësohet përkthimi i këtyre dy veprave. Gjithashtu shkrimtari norvegjez, njëherësh major ushtarak me profesion, ka realizuar edhe një film dokumentar për ngjarjet e luftës në Kosovë dhe sakrificën e popullit shqiptar në atë periudhë.

 

Autori norvegjez Martinsen ka kërkuar nga institucionet qendrore dhe lokale të mbështetet financiarisht ky projekt mjaftë i rëndësishëm në sensibilizimin ndërkombëtar të vrasjeve dhe masakrimeve të popullit shqiptar nga ana e Serbisë. Ndërkaq në prezantimin në Klinë, publicisti klinas Prend Buzhala ka thënë se këto dëshmi të mbledhura nga Martinsen duhet të paraqiten edhe në bisedimet Kosovë-Serbi. “Është tepër e rëndësishme kur një ndërkombëtar sjell dëshmi për gjenocidin që është zhvilluar ndaj popullatës civile në Kosovë. Ai ka ardhur në Kosovë në emër të ndriçimit të së vërtetës”, ka thënë Buzhala.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora