E merkure, 18.09.2019, 12:42 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Paul Tedeschini: Aleksander Moisiu, shtetas shqiptar si dhe Dy deshmi te papublikueme kurr!

E marte, 22.01.2008, 01:18 AM


Aleksander Moisiu, shtetas shqiptar si dhe Dy deshmi te papublikueme kurr!
  
Aleksander Moisiu, shtetas shqiptar që nga 1934:
 
   
Nuk është e vërtetë që Shqipëria ia ka mohuar Aleksandër Moisiut shtetsinë shqiptare. Kjo deklaratë e thënë shpesh dhe e hasur në shumë artikuj rreth jetës së aktorit të madh rezulton të jetë e pavërtetë. Në fletoren zyrtare të prillit 1934 gjendet vendimi përkatës ku i jepej kjo shtetësi sipas kërkesës së tij aktorit dhe gruas së tij Giovanna. Vendimi i botuar në këtë fletore zyrtare u transkriptua më pas në regjistrin e Gjendjes Civile të rrethit të Durrësit, ku mund të gjendet edhe sot. Ky fakt është bërë publik, mbase për herë të parë pas luftës, në vitin 1960, në një dokumentar të saj kohe realizuar nga artistët e ish- Kinostudios "Shqipëria e re" kushtuar jetës dhe veprës së aktorit me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu. Filmi i titulluar "Aleksandër Moisiu" është realizuar nga Shkëlzen Shala dhe Agim Fortuzi dhe ishte një projekt me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së aktorit të madh. Ky film, i cili synon të kryejë një udhëtim përgjatë gjurmëve të jetës dhe artit
 të Aleksandër Moisiut, është prezantuar para pak ditësh në faqen zyrtare të Institutit "Luce" dhe Arkivit shqiptar të Filmit. Në këtë film mund të dëgjohet monologu i Hamletit, me të cilin Moisiu u bë i njohur në të gjithë botën, dhe veç kësaj gjen edhe një pjesë filmime, ku ai interpreton në vitin 1935. Por një fakt historik dhe mjaft interesenat është pikërisht kërkesa e tij drejtuar shtetit shqiptar një vit para se të vdiste, për t'i njohur shtetësinë shqiptare atij dhe të shoqes Giovanna. Në një pasazh të filmit thuhet: "Edhe pse lindi dhe jetoi jashtë, Aleksandër Moisiu nuk e harroi asnjë moment atdheun, dhe kur për të tjetër nuk ishte i qartë nacionaliteti i tij, ai kërkoi që t'i njihej nënshtetësia shqiptare". Dhe kjo ndodhi shumë shpejt pasi e bëri këtë kërkesë. Në fletoren zyrtare të kohës shënohej: "Aleksandër Moisiu, i lindun në Trieste më 2. IV. 1880 përveç qi asht prej origjine shqiptare e qi nuk e ka mohue kurrë kombësinë e tij shqipatre, por tue marrë
 parasdysh edhe shërbimet e shumta që i ka bamë vendit tonë në shtetet ma të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bamë prej tij, proponojmë qi në bazë të Kodit Civil, ti akordohet shtesija shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi Terëin me origjinë gjermane dhe lemun në Munchen me 18. III. 1884, edhe kjo artiste, VENDOSI pranimin e këtij proponimi tue ia parashtruem çështjen për dekretim naltmadhënisë së tij Mbretit Zog". Më vonë ky vendim u transkriptua në regjistrin zyrtar të gjendjes civile të Durrësit, faqet e së cilit edhe sot duhet të figurojnë emrat e Aleksandër dhe Giovanna Moisiu, bashkëshortja dhe kolegja e tij me të cilën interpreio në skenë dhjetra role.
  
  Nga Admirina Peçi, ne Gazeta Shqiptare ( 22/01/08)
  
  Dy deshmi te papublikueme kurr:

  
  Deshmia e pare rreth artit te Autorit te Madh:     Dr.jur. Emid Tedeschini (1909-1989), baba im, ka qene student ne fakultetin e Drejtesise ne Ludwig - Mazimilians – Universität - München gjate viteve 1929-1935. Ai me ka tregue se gjate asaje periudhe ai ka asistue ne nji çfaqje ne “Deutsches Theater te München-it (Gjermani) ku debutonte  Aleksander Moisiu. Ai ishte nji artist i madh qe elektrizonte sallen me interpretimin e tij artistik, me zanin e tij kumbues dhe me nji gjermanishte te mahnitshme.     Deshmia e dyte rreth ndjenjes se te qenit shqiptar:  Dr. Lec Suma (1905-1973), vjehrri im, me ka tregue se kur ai ishte student ne fakultetin e ekonomise ne Torino, Aleksander Moisiu kishte pas shkue te jape çfaqje ne Teatrin e Torinos. Me ate rast Aleksander Moisiu ka shkue te takoje studentat shiptar ne Universitetin e Torinos, me te cilet kishte ba nji fotografi. Mbasi Lec Suma kishte ba shkollen e mesme ne Vjene dhe keshtu ai dinte mire gjermanisht, ai e kishte shoqnue
 Aleksander Moisiun gjate gjithe takimit te tij me studentet shqiptar me te cilet ai kishte ba nji fotografi si dhe nji fotografi te veçante vetem me Lec Sumen. Keto dy fotografi nuk jane publikue asnjihere.     Disa fotografi interesante mund ti shifni ne: http://kosova.albemigrant.com/?p=823     

Paul Tedeschini, 22.01.2008  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT