E enjte, 28.03.2024, 11:03 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Kremtimi i festës së tetë Marsit në Kreuzlingen të Zvicrës

E merkure, 16.03.2011, 07:57 PM


 

Kremtimi i festës së tetë Marsit në Kreuzlingen të Zvicrës

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Organizuar nga sektori i forumit të gruas për Kantonin Thurgau, në lokalin e Qendrës shqiptare për kulturë dhe integrim në Kreuzlingen, me datë 12 Mars u kremtua dita e gruas.

 

Z. Tomë Berisha- drejtues i Qendrës,e përshkruajti rrjedhën e kësaj dite festive me fjalët në vijim;

" ishte e pranishme gjinia femërore, më se 146 veta, nga qytetet e Kantonit të lartpërmendur dhe jasht tij. Një numër i madh sish u detyruan të këthehen për shkak të mungesës së vendeve.

 

Falënderojmë qiftin; Z. Afrim dhe Znj. Venera Aliu, të cilët edhe kësaj here kontribuan, njëri me këngët e ngrohta, tjetra me sigurimin e dhuratave të nevojshme, pa asnjë kompenzim, si dhe të gjithë të tjerët për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj dite festive.

 

 Zonjat; Venera Aliu- drejtuese e forumit të gruas, Ajshe Selimaj dhe Hanife Alili- mësuese të shkollës shqipe, të rrethuara nga grupmoshat më të reja u kujdesën për pritjen e mysafirëve dhe mbarëvajtjen e festës. Përveq tjerash, ato shpërndanë formularët e forumit të gruas, në kuadër të Qendrës tonë, të cilët me kënaqësi plotësoheshin nga të pranishmet në këtë mbrëmje.

 

Besojmë, se në të ardhmen do të kemi më leht organizimet e këtij lloji si dhe informimin.

 

Znj. Dije Qoti me grupin e motrave të saj. kujdesej për shërbim sa më cilësor. Shumica e nënave, kishin  sjellur specialitete të gatuara me shije, të kuzhinës shqiptare( gjellëra, bakllavë, etj).  

 

Nuk munguan  përgëzimet, që organizatoreve të vyeshme ju vinin, nga pjesëmarrëset, me dëshirën dhe kërkesën që sa më shpesh të ketë takime të tilla.

 

Në lokalin e stolisur dhe të dekoruar me shije, mbretëroi  gjerë në orët e vona të mbrëmjes, një atmosferë e vërtetë festive. Kësaj i kontribuan veqanërisht prezenca e gjeneratës më të re,  këngëtari i estradës së Kosovës, Z. Afrim Aliu, me orkestrën përcjellëse dhe repertoarin e tij të njohur, të zgjedhur enkas për këtë festë.

 

Pjesëmarrjen e numërit të madh të gjeneratës së re nga qyteti i Kreuzlingenit me rrethinë, e shohim me sy të mirë, e përjetojmë si një përparim të madh dhe pasqyrë të punës së mirë të forumit të gruas në kuadër të Qendres shqiptare për kulturë dhe integrim", më shkruajti Z. Tomë Berisha.

 

Buzëqeshja dhe hareja e gruas shqiptare në mërgim, pas provimit të suksesëshem të tyre, ishte evidente. Urojmë dhe përkrahim me zemër punën e mbarë në organizimet e radhës.

 

Për fund të shënimit, të festës së tetë Marsit, në Kreuzlingen, Z. Tomë Berisha, përshkrimin e tij e pasuroi edhe me fotografitë, të cilat vërtetojnë më së miri, organizimin, prezencën dhe atmosferën madhështore të gruas dhe familjeve shqiptare në mërgim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora