E enjte, 18.04.2024, 08:01 AM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Vorio Epiri ''motra bukuroshe e Greqisë''

E marte, 15.03.2011, 08:59 PM


VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË”

 

Nga Arben LLALLA

 

Të dielën më 13 mars 2011, në Larisë shoqata Patriotike Greke organizojë një tubim në përkujtim të Autonomisë së Vorio Epirit. Manifestimi filloj me leximin e letrës së Mitropolitit të Konicës Andeas. Ku ndër të tjera thuhej: ”Regjistrimit i popullsisë në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për grekët sepse Shqipëria njeh vetëm 58 mijë grek etnik, ndërsa në të vërtetë numri është mbi 250 mijë. Por po të llogariten edhe vllahët që janë grek numri i minoritetit tonë do të jetë edhe më i madh...”

 

Më tej fjalën e morën drejtuesit e disa shoqatave që luftojnë për kauzën e Autonomisë. Ata folën rreth arritjes tek shpallja e Autonomisë së Vorio Epirit më 1914 dhe Protokollit të Korfuzit, diktaturës komuniste e deri tek ardhja në krye të Kishës Autoqefale shqiptare të Anastas Janullatosit. Pas fjalimeve të rastit të pranishmëve ju bë thirrje që të mbajnë një minutë heshtje për Aristotel Gumën i cili sipas folësit u vra nga turqitshqiptar sepse fliste greqisht. Pjesëmarrësit mbani në duar Flamurin e Autonomisë(më 26 shkurtë me të njëjtin flamur u fotografua kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano në Larisë), pankarta ku shkruhej: Kam një motër bukuroshe që e quajnë Vorio Epiriote, Vorio Epiri tok greke, Do të rikthehemi dhe toka do të tronditet, Jashtë shqiptarët nga toka jonë e shenjtë e Vorio Epirit, Ushtria greke të përqendrohet në Vorio Epir, etj.

 

            Kohëve të fundit në Greqi vërehet shtimi i aktiviteteve të shoqatave të cilat në projektet e tyre kanë destabilizimin e Shqipërisë, për të mbërritur tek shpallja e Autonomisë së Vorio Epirit. Aktiviteti i fundin që u mbajt në Larisë u organizua fill pas vizitës dy ditore në Larisë të kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Nga data 26-27 shkurt Vasil Bollano qëndroj në Larisë ku bëri një sërë takimesh me disa krerë të shoqatave të cilat luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

 

Vasil Bollano në Larisë

 

Më 26 shkurt 2011, Vasil Bollano zhvilloi një vizitë në prefekturën e Thesalisë duke bërë disa takime me qëllim për të propaganduar Autonominë e Vorio Epirit. Ai në mbrëmje mori pjesë në prerjen e pites së vitit të ri me anëtarë të shoqatës vorio- epiriote “PIRRO”, ku mbi kryet e Bollanos qëndronte flamuri i autonomisë së Vorio Epirit.

Gjatë aktivitetit Vasil Bollano mbajti edhe një fjalim për çështjen e Vorio Epirit dhe si shpërblim ju dha një buqetë me lule nga organizatorët e aktivitetit. Të nesërmen më 27 shkurt Vasil Bollano zhvilloi një takim me prefektin e Thesalisë, z.Kosta Agorastos, i shoqëruar edhe nga anëtari i këshillit të kësaj prefekture, Jani Dajaka, i cili është një minoritar nga fshati Aliko i Sarandës. Gjatë takimit Bollano kërkoi nga prefekti z.Kosta që të mbështeste organizatën e Omonia-s, e cila mbron interesat e minoritarëve grek në Shqipëri.

Foto nga Tubimi më 13 mars në Larisë.
Foto nga Tubimi më 13 mars në Larisë.

Pankarta e Tubimit më 13 mars në Larisë.
Pankarta e Tubimit më 13 mars në Larisë.

Foto nga Tubimi më 13 mars nëpër rrugët e qytetit të Larisës
Foto nga Tubimi më 13 mars nëpër rrugët e qytetit të Larisës

Vasil Bollano më 26 shkurt 2011 në Larisë me anëtarët e shoqatës vorio epiriote “PIRRO”, lart qëndron i varur flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit cili i priu tubimit më 13 mars.
Vasil Bollano më 26 shkurt 2011 në Larisë me anëtarët e shoqatës vorio epiriote “PIRRO”, lart qëndron i varur flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit cili i priu tubimit më 13 mars.

Vasil Bollano më 27 shkurt 2011 me prefektin e Larisës Kosta Agorastos dhe anëtarët e shoqatës vorio epirote të cilët ishin pjesëmarrës në tubimin e 13 marsit 2011.
Vasil Bollano më 27 shkurt 2011 me prefektin e Larisës Kosta Agorastos dhe anëtarët e shoqatës vorio epirote të cilët ishin pjesëmarrës në tubimin e 13 marsit 2011.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora