E enjte, 25.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Lufta e dytë botërore dhe ligji absurd i luftës i Greqisë

E merkure, 23.01.2008, 06:59 PM


Lufta e dytë botërore  dhe  qeveritë kuislinge

Nga Albert Zholi
 

Albert Zholi
Lufta e dytë  botërore  ka  hyrë  nëpër analet  e historisë  si lufta më e egër që ka  parë  historia  e njerëzimit. Në këtë  luftë jo vetëm  që u  vranë rreth  50 milionë  njerëz, por kjo luftë  do të  kujtohet  me  dhimbje  dhe me  interes  edhe për  shumë  probleme  të  tjera që  kanë  të  bëjnë  me  rolin  aktiv të spiunazhit, aviacionit  por  edhe  sidomos për mënyrën  më të  perfeksionuar  të  efekteve  politike –propogandistike  që  përdorën  vendet  agresore  ndaj  vendeve  që pushtuan.Gjermania  naziste, Italia fashiste  dhe  Japonia  militariste, për  interesat  e tyre  pushtuese, përdorën  ndaj  vendeve  që  pushtuan  të  ashtëquajturën  aleanca, për   të  justifikuar  krimet  c’njerëzore. Pushtimet e  dhunëshme  me  plumba, bomba  predha, zinxhirë tankesh apo  shpimet  me  bajonetë, këto  vende  u munduan  që t’i mbulonin  formalisht  duke  krijuar  regjencat, qeveritë  kuislinge,
 të  cilat  sipas  pushtuesve  do të  kishin “autoritetin  politiko-juridik të  qeverive të pavarura”. Qeveritë  kuislinge  u  bënë  modë në  këtë  luftë, që  megjithëse  u  propoganduan  gjërësisht  nga  pushtuesit  sidomos  në  vendet  e lindjes. Ato në  sytë  e opinionit  ishin  tepër  qesharake  dhe  pa  vlerë, ku  nga  masat  popullore  ato u  quajtën  qeveri kukulla.
 
Dekreti  mbretëror  i  Greqisë

Më  7 prill 1939 Italia  fashiste  pushton Shqipërinë. Një  ditë  më  parë  mbreti  zog largohet  nga  Shqipëria. Pak kohë  më  vonë  pas  pushtimit, pushtuesi  italian do  të  formonte  një  qeveri  kuislinge. Dhe, një  vit më  vonë, pra më  1940, Konti Ciano, përgatiti  një  ultimatum  që  do t’i paraqitej ministrit  të  jashtëm të  Greqisë Z.Metaksa. Ultimatumi  i  ngjante  atijë  që  kishte përgatitur  dhe  ia kishte  paraqitur mbretit, Zogu i I, të  Shqipërisë, ku përmblidhej  “ ose pushtimi, ose Lufta”. Në  këtë  ultimatum, Greqisë  i  kërkohej  të  pranonte  menjëherë  pushtimin  Italian  të  disa  bazave strategjike. Ambasadori  italian  në  Greqi  Z. Grazzi, që  ia paraqiti  ultimatumin  në  orët e  vona të  mesnatës Z.Metaksa nuk  qe  në  gjendje  t’i përgjigjej pyetjes  së  Metaksasë  se  për  c’baza  strategjike  bëhej  fjalë. I  nervozuar  nga  kjo  heshtje, Metaksai, iu
 përgjigj  me  një  “Oqi” “ Jo “ ultimatumit. Më  28 tetor  1940 –tetë  divizione  të  përbërë  nga  140000 ushtarë – nën  një  shi  të  furishëm, italianët  filluan  sulmin  në një  front  prej  200 km. Në  këtë  sulm, Ducja  donte  t’i jepte  një  “ mësim” të  mirë  Hitlerit, mbase  shumë  pushtime  të  tijë,( Hitlerit ) ai  i  merrte  vesh nga  radiot dhe nga  gazetat Edhe  Ducja  tashmë  dëshironte  që  Hitleri  pushtimin  e Greqisë  nga  Italia  ta  merrte  vesh nga  gazetat. Ai kishte  besim  tek kjo  fitore, mbase  informacionet  për  ushtrinë  greke, ku numri i  saj  nuk i  kalonte  të  30. 000  vetët, nuk   ishte  i  saktë, ashtu  sikundër  nuk  kishte  informacion  të  saktë për  armatimin, përgatitjen  dhe  moralin  e  ushtrisë  greke. Duke  u  nisur  nga  ky  fakt, mbreti i  Greqisë Konstandin nxjerr Dekretin  Mbretëror  nr. 2636 i  vitit  1940  sipas  të  cilit  shpallte “
 Shqipërinë  shtet  armik  dhe  pasuritë  e shqiptarëve  pasri  armike”. Njëkohësisht  të  gjitha  pasuritë  e  shqiptarëve  i  vendosi në “sekuestro konservative”. Në  deklaratën e saj  zyrtare  të  sulmit nga  Italia, Greqia  rendiste  si  aleate  të  Italisë  në  këtë agresion  edhe Shqipërinë. Sipas kësajë  logjike, Shqipëria  shfaqej “de jure” si pjestare  e kësajë  agresioni. Për  këtë  dekret  u  morën  për  bazë, ekzistenca  e  qeverisë  kuislinge  shqiptare, dhe se  në  këtë  luftë  Italia kishte organizuar  dy batalione  mercenarësh  shqiptarë, të  rreshtuar  bri armatave italiane, por të  cilat  dezertuan  nga  fronti  përpara  se  të  fillonte  lufta. Duke  u  bazuar  në  këto   fakte  absurde, Greqia  monarkiste  e konsideroi  Shqipërinë “ shtet  armik” dhe  shpalli  ndaj  saj “ gjendjen  e luftës”. Por  këto   “ fakte”  absurde bien  vetiu  sepse;
1- Shqipëria  në  atë  kohë  nuk ishte  një  vend i  lirë  dhe  sovran  ku të  ushtronte  në  mënyrë  të  pavarur  vullnetin  e saj  politik.
2- Shqipëria  nuk  gëzonte  zotësinë  juridike  dhe  aftësitë politike  për  të   deklaruar  lëvizjet  e saj  të  pavarura  në  hartën  politike  të  Evropës.
3- Shqipëria  nuk  gëzonte  me   të  vërtetë  autoritetin  e vërtetë  dhe të  plotë vetëveprues  si një  subjekt  aktiv i  Së Drejtësë  Ndërkombëtare.
 
Dhe  ajo  që  vlen  për  tu  theksuar  me  forcë   është  se  Dekteti  Mbretëror  kërcënonte  se “DO  TË  KONSIDERONTE  TRADHËTI  KOMBËTARE  AKTIN  E CDO  QEVERIE  GREKE  QË  DO  TË  NDËRRMERRTE   HAPIN  E  VENDOSJES SË MARËDHËNIEVE  DIPLOMATIKE  ME SHTETIN  ARMIK  SHQIPËRINË...”
 
MBAS LUFTE...
 
Jo shumë  kohë  mbas  luftës  së Dytë   Botërore, vendet  e shpallura  agresore  dhe  vendet  viktima  të  luftës  u  ulën në  tryezat  e bisedimeve  për të  sheshuar problemet  e  së  kaluarës  dhe  për  të  shtruar  urat  e miqësisë  të  së  ardhmes... Këtu mund  të  përmendim Gjermaninë  me  Francën ... Në  të  njëjtën  rrugë  ecën edhe Italia  me  Greqinë  të  cilat  nënshkruan  pakte  dhe marëveshje  miqësie  dhe  bashkëpunimi. Por  këtu  qëndron  edhe  cudia ! Me  Italinë  u  nënshkruan  sa  e sa  marëveshje, ndërsa  me  Shqipërinë  ngelej  në fuqi  Dekreti  Mbretëror !!! Pra “ Ligji I  Luftës”. Dhe  kjo  gjendje  me  Shqipërinë  nuk  ishte  cështje  muajsh  apo  vitesh, por  dekadash të  tëra . Ende  Shqipëria  konsiderohej  vend  armik. Si  rrjedhojë, midis  dy  vendeve  ishin  të  ndërprera  marëdhëniet  diplomatike, ekonomike, humane, kulturore-artistike… Ndërmjet   dy  vendeve
 ishte  vendosur  një  perde e  hekurt  ndarje   deri  në  armiqësi. Dhe  një  nga  cuditë  ndodh  në  Maj  1971. Në  Greqi  kryhet  grusht  shteti, dhe  vjen  në  fuqi  junta  ushtarake  e  kolonelëve   grekë  me në   krye  Papadhopulin. Dhe  ishte  pikërisht  ky  ushtarak, që  kërkoi  vendosjen  e marëdhënieve  diplomatike  me  Shqipërinë. Lind pyetja, se  cilat  ishin  motivet  kryesore  që  e nxitën Papadhopulosin të  merrte  këtë  nismë!?
Së pari  mendohet  se duke  ardhur  në pushtet   me  grusht  shteti, i  papërkrahur  prej komunitetit  ndërkombëtar, junta  ushtarake  e pa  Shqipërinë  si  një  factor  të  ri, për  të  dalë prej  izolimit.
Së  dyti, duke  bërë  një  hap të  tillë  ndaj një  vendi  komunist, sic  ishte  Shqipëria, garda  e kolonelëve mendonte  se  do  të  fitonte  kredon  e  lakmuar, se  gjoja  ajo  me këtë  veprim  nuk I  përkiste së  djathtës  ekstreme, por  një  qevëerie  dhe një  vendi  demokratik.
Së  treti, mendohej  që me këtë  hap  edhe  komunistët  grekë   dhe në  tërësi  partitë  komuniste  në  lindje  dhe  në perëndim do të  besonin  se nuk  kishin  të  bënin  me një  juntë  pucistësh  ushtarakë  apo  me  një  klikë  uzurpatore  antidemokratike  sic po   cilësohej  nga  Komuniteti  Ndërkombëtar.
Dhe  ndodhi  ajo  që nuk  pritej. Midis  Shqipërisë  dhe Greqisë  u  vendosën  marëdhëniet  dipllomatike. Megjithatë  dekreti mbretëror  mbetej një  kërcënim  gjithnjë  evident. Pavarësisht  se u  vendosën  marëdhëniet  diplomatike, ku  si  rezultat  juridikisht  dhe praktikisht ishte  zhvleftësuar  Dekreti, dhe  zyrtarisht  kishte  këmbime  në të  gjitha  fushat ( sigurisht  me  kufizime), kuptohej  që  marëdhëniet midis  dy vendeve  nuk  arrinin  nivelet  e dëshiruara, mbase sërisht  ndihej  frika  e  Dekretit  dhe  kufizimet  midis  dy  sistemeve  të  kundërta . Marëdhënie  u vendosën, por  Dekreti  nuk  u  abrogua.
 
Abrogimi i  Dekretit
 
Dekreti  mbretëror, ngeli  për  dekada  një  relikë  e shëmtuar  e shkruar  e zezë  mbi të  bardhë, ndoshta  edhe  si një  dëshirë  dhe ëndërr  e  keqe  e qarqeve  ultranacionaliste, me  paragjykime donkishoteske, tipike  provinciale ballkanase. “Megaloidheja”, ( Greqia  e Madhe)  kur  heshtur dhe  hapur, po  vegjeton  ende  e  kësajë  dite  si një  ëndërr e  keqe nëpër  subkoshiencat  e  qarqeve  greke. Dhe  ky problem  duket  sikur  u  zgjidh  në  Korrik  1987 kur  qeveria  e PASOK-ut  e  kryesur  nga Andrea  Papandreu  shpalli  me ligj  abrogimin  e  “ Dekretit Mbretëror”. Derisa  të  hidhej  ky hap specialistë   grekë të  Së Drejtës  Ndërkombëtare, vlerësuan  se me  cfarë  lloj  akti  të  barazvlefshëm juridikisht  duhej abroguar  një  dekret  Qeveritar. Tashmë  Greqia  nga  monarki,  kishte  kaluar  në  një sistem  Repuplike  Parlamentare. Sipas  specialistëve  abrogimi I një  ligji  të  tillë I
 barazvlefshëm me  një  Vendim  të  Këshillit  të  Ministrave ( Vendim  Qeverie). Me  shpalljen e  vendimit dhe firmosjen  nga  kryeministri, Greqia  zyrtare  e  konsideroi  publikisht Dekretin  të  hequr  me ligj.
 
Dy pjesët  e këtijë  ligji
 
Ky veprim i  qeverisë  Greke  nga njëra   anë  abrogonde  plotësisht  pjesën politike të  dekretit. Pra atë  të  heqjes  së “ LIGJIT TË  LUFTËS”, Ndërsa shtojcën që  fliste  për  pasuritë e shqiptarëve  në Greqi nuk  e prekte  fare .Pra  Dekreti Iu  hoq i pjesëshëm. Arësyet për  këtë  ndarje  janë  të shumta. Së pari tek  pjesa  e dytë  e  Dekretit  prekeshin  interesa  të  shumta të  vecantë  dhe të  ndjeshme ekonomike. Së dyti kjo pjesë mund  të  prekë  interesa  individësh  apo   grupe  individësh  në Greqi ( në planin  ekonmomik). Pra  është  kjo pjesë e  dekretit  për të  cilën  bëhet  zhurmë  sot e  kësajë   dite, nga  ku  pretendohet  se “ Ligji I  Luftës” me  Greqinë nuk  është  hequr . Pra  pjesa  ku  Dekreti  shpall “…pasurinë  e shqiptarëve, pasuri  armike…” duke I  vënë  ato ( pasuritë e  shqiptarëve) në “sekuestro conservative”, është  sot e kësajë   dite
 pjesa  e pazgjidhur  e  “ Ligjit të  Luftës”
                         
Reagimet e  qarqeve  shoviniste

 
Është  mëse e  saktë, se ndërsa   një pjesë e  mirë e popullit  grek as  që e shkonte  ndërmend  se  ekzistonte  një  ligj  lufte  midis  Greqisë  dhe Shqipërisë , sërishmi  nga  shumë që  kishin  dijeni  për  këtë  ligj  ky abrogim u prit me  mirësi, sidomos  nga  forcat  progresiste  dhe demokrate  greke, të  cilët  edhe  e përshëndetën  këtë  hap të  qeverisë së  Papandreut. Ndryshe  ndodhi  me qarqet  ultranacionaliste, monarkiste  dhe  një pjesë  të  qarqeve   fetare. Në  unison, të  gjitha  këto  qarqe  organizuan dhe filluan  një sërë  protestash  kundër Vendimit  të  Qeverisë së Papandreut. Gjithë  shtypi I  djathtë  e  kundërshtonte  me  forcë  këtë  akt  të  Qeverisë. Thirrjet  frenetike  që  arrinin  deri  në ekstazë, filluan  të  akuzonin Qeverinë  për  Tradhëti  Kombëtare. Në  gjithë  këtë  valë  antiqeveritare  nuk  munguan edhe rastet   e  violencës. Në  krye  të  të
 gjithë  këtyre  protestave  qëndronin  idhtarët  e  klaneve fashiste  EPEN. Organizatat  nacionaliste  të  ashtëquajtura  vorioepiriote, QEVA etj…sikundër  grupimi  antishqiptar  i  grekëve të Amerikës  POAKA. Ata  theksuan  se Dekreti  duhej  hequr  me  anë të  Parlamentit.
 
Dekreti  përballë miqësisë së popujve

 
 Aktualisht, në  kohën kur  po  flasim, në  Greqi  ndodhen  më  sumë  se  700 mijë  emigrantë  shqiptarë. Viti  1991, do  të  mbahet  si viti i  lidhjes  së miqësisë  më  të  madhe  ndërmjet  dy popujve  tanë nga  më të  vjetrit  në  Evropë. Ky vit, ishte  viti i  shpërnguljes  masive të  shqiptarëve  mbas  rënies së  komunizmit  drejt  fqinjit  tonë  jugor, dhe  kjo  për  arësye  ekonomike. Populli  grek u  hapi  portat e  shtëpisë, u  shtroi  sofrën me  bujari  vëllezërve  shqiptarë. Politikat  armiqësore  shumëvjecare i kishin ndarë  artificialisht këta  popuj  që  kanë  shumë gjëra  të  përbashkëta. As “ Ligji i Luftës”, as  telat me  gjemba  nuk  mund të  ndanin  miqësinë  e  trashëguar  në  shekuj  deri  në  lidhje  gjaku. Duke parë  realitetin  e sotëm, ku shqiptarë  e grekë  punojnë bashkë, kanë  krijuar  lidhje  martesore, aktivitete të  përbashkëta tregtare, apo bashkëpunimi  i
 vazhdueshëm  kulturor, tregon qartë  se “ de fakto”, e  cdo  Dekreti Mbretëror  midis  dy popujve  nuk  ka  ekzistuar  dhe  nuk  ekziston. Popujt  duan paqe, punë, mirëkuptimì. Politikat   duhet ta  ulin peshën  e tyre të  acarimit  përballë  dëshirës  së popujve  për bashkëjetesë paqësore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora