E enjte, 28.03.2024, 06:27 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Alo, dua një dietë

E premte, 03.03.2006, 06:06 PM


Të biesh 4-5 kg në javë. Jo duke kopjuar dietat e mikeshave. Por duke ndjekur një program special. Ku mjekët vënë vulën e tyre

Për disa quhet fat. Mund të ushqehen, të hanë gjithçka, të mos heqin dorë nga asnjë lloj shijeje, madje as nga makaronat apo ëmbëlsirat, e megjithatë të mos shëndoshen. Sigurisht, fatin e një metabolizmi të përkryer nuk e kanë të gjithë. Dhe kur metabolizmin nuk e kemi të tillë, atëherë na duhet të shkojmë drejt zgjedhjes: ose të paushyera, ose të shëndosha dhe të lumtura. A jemi me të vërtetë të detyruara ta bëjmë? Ndoshta jo. Sepse metodat më të fundit dietike mbështeten në parimin që trupi ka nevojë për të gjitha llojet e ushqimeve. Por edhe shija duhet kënaqur. Prandaj dhe kanë lindur dietat e programuara. Ato lloje dietash, të cilat nuk mund t’i përdorësh pasi ke dëgjuar se tek një mikesha jote mund të kenë qenë të efektshme. Thjesht, sepse në trupin tënd nuk mund të funksionojnë po njëlloj.

Po si mund të gjendet dieta e duhur. Rrëmimet në internet nuk mjaftojnë. Nuk mjaftojnë edhe në rastet kur arrin të gjesh një dietë nga ato që quhen të specializuara, kur pasi ti shënon peshën trupore dhe gjatësinë, të shfaqet në ekran ajo që thuhet se është dieta e përshtatshme për ty. Vetëm një mjek dietolog e di se çfarë duhet për trupin tënd, sa është sasia e kalorive, proteinave apo yndyrnave që duhet të konsumosh në ditë, që në fund fare të arrish rezultatin e pritur. Të biesh në peshë apo të mbash trupin në formë.

* * *

Për mjeken - dietologe Blerina Bombaj, një dietë nuk mund të zgjidhet kurrësesi në mënyrë të rastësishme, duke kopjuar ndonjë formulë të gatshme apo duke përshtatur receta që dikujt mund t’i kenë rezultuar të suksesshme. Sepse duke qenë mjeke, ajo e di që trupat reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj dietave të ndryshme. Ashtu siç e di mirë se ushqimi i tepërt e i pakontrolluar nuk sjell vetëm probleme estetike, por edhe shëndetësore. “Mënyra e të jetuarit sot, ritmi i përshpejtuar, intensiteti, pasiviteti fizik dhe mbi të gjitha shpërfillja e rëndësisë së ushqimit, kanë një pasojë të pashmangshme: obezitetin. Ky nuk është thjesht një problem estetik, sepse obeziteti sjell pasoja të pashmangshme, siç janë sëmundjet: diabeti, problemet kardiovaskulare e deri tek pagjumësia dhe sindromi i lodhjes kronike”. Pikërisht për këtë arsye, mjekja - dietologe Blerina Bombaj këshillon kujdes mbi mënyrën e të ushqyerit. Është e rëndësishme të dimë ta zgjedhim ushqimin që hamë. “Metodat e sotme të dobësimit dhe të ushqyerit të shëndetshëm janë krijuar mbi bazën e kërkimeve më të fundit shkencore në fushën e mjekësisë, dietologjisë dhe teknologjisë ushqimore, duke adoptuar njëkohësisht zgjidhjet e zgjuara të gastronomisë për një ushqim sa më të shijshëm dhe të lehtë”, thotë Bombaj, e cila pas një eksperience të gjatë në Greqi si mjeke në qendra të ndryshme dietike, ka vendosur të hapë edhe vetë një të tillë qendër në Tiranë. “E kemi quajtur “Health & Diet”, për të treguar se dietat që ne ofrojmë, përveçse të ndihmojnë për të pasur një trup estetikisht të bukur, janë mbi të gjitha një mundësi e mirë për ushqim të shëndetshëm”.

* * *

Të ndjekësh një mënyrë të tillë të të ushqyerit, nuk është aspak e vështirë. Fillimisht nevojitet një vizitë tek mjekja dietologe, e cila pasi kryen ekzaminimin vendos edhe dietën e duhur. Çdo gjë sipas synimeve, për të rënë në peshë apo thjesht për t’u mbajtur në formë. Pas kësaj, bëhet përcaktimi i një menuje ditore. Qendra “Health & Diet”, e hapur së fundmi, sjell edhe një tjetër risi: dërgimin e ushqimit në shtëpi. Dhe kjo në mënyrë që të interesuarit të kenë mundësi që të konsumojnë me të vërtetë ushqimin e rekomanduar nga mjekja, në sasinë e duhur dhe të gatuar ashtu siç duhet. Një shërbim i thjeshtë “delivery”, i ngjashëm me shërbimin e picave – taksi, bën të mundur që në shtëpitë e abonentëve për gjashtë ditë të javës të mbërrijë programi ditor i asaj që quhet “Your Diet at Home”: 2 deri 3 vakte kryesore dhe 1-2 vakte të ndërmjetme, të cilat zgjidhen në bazë të preferencave të klientit në kosnsultim me dietologun.

“Nëpërmjet këtij programi mund të arrihet të realizohet rënia në peshë me një ritëm prej 4 deri në 5 kg në muaj, aq sa rekomandohet nga “The American Dietetic Association”, në bazë të studimeve që kanë zhvilluar këto tridhjetë vjetët e fundit”, thotë dietologia Bombaj. Një revolucion i vërtetë pra. Sepse të ushqyerit ëshmë më shumë se thjesht i rëndësishëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora