E diele, 05.02.2023, 06:41 PM (GMT)

Editorial

Lavdrim Lita: Sizmografia e sublimes

E hene, 14.03.2011, 07:59 PM


Sizmografia e sublimes

 

Nga Lavdrim Lita

 

Një valë balte dhe vdekjeje hipnotizoi të gjithë botën. Imazhet e shkatërrimit të cunamit kanë mbytur të gjitha mediumet e mundshme njerëzore me shpejtësinë e murit të baltës që poshtëroi bregdetin japonez. Forca e frikshme e valës që shtyn dhe shtyp poshtë shtëpi, trena, automjete, anije dhe pushton aeroportin. Por edhe imazhi i ndërtesave, edhe humbin pjesë tjegullave mbeten të paprekura, dhe të një populli që reagon me përmbajtje ndaj një tragjedie të paevitueshme. Njerëz që përveshin mëngët duke aplikuar një mësim të trashëguar, mijëvjeçar. Bilanci i humbjeve njerëzore është ende i pallogaritshëm në shifra dhe terma të tjerë. Ndonëse është pak në krahasim me shifrat biblike, 300 mijë të vdekur, të para një viti në Haiti. Të mbrohesh nga dhuna e natyrës, natyrisht, është e pamundur.

Tërmeti kësaj radhe ngjiti shkallën e nëntë jo për në parajsë, por për në ferr të një toke sikur të ishte me kokëposhtë. Efekti i jashtëzakonshëm i lëkundjes mësohet se ka lëvizur edhe aksin e tokës, me dhjetë centimetra, çka dëshmon për furinë e elementit natyrë në habitatin e saj. Thonë se është tërmeti më i dhunshëm i gjithë historisë së Japonisë, këtij vendi që ka një rekord përsa u përket tërmeteve, të cilat të marra së bashku janë pothuajse 20 % e të gjitha dridhjeve të botës. Një rekord i trishtë që i ka kalitur japonezët të përballojnë sakatimet njerëzore dhe infrastrukturore të natyrës së frikshme. Afërmendsh japonezët edhe kësaj radhe i kanë rezistuar përmbytjes së madhe, fundit të botës. Është 2011 dhe jo 2012 i kalendarit Maya. Ata i rezistuan së pari sepse kanë një kulturë përgjegjshmërie, së dyti janë të edukuar me emergjenca, dhe së treti kanë ndërtuar pa korrupsion në themele. Imagjinojeni vetëm për një moment të kishte ndodhur në Tiranë një termet i përmasave të tilla. Mos thoni asgjë, e di. Mirëpo ata janë njerëz si ne, Japonezët, të cilët mbetën të qetë mbi tokën që dridhej. Janë njerëzit si ne, kur dolën në rresht nga qiell-gërvishtësit, të cilat lëkundeshin sa majtas e djathtas si frashër në furtunë.

Mjafton të shikosh foton sublime të kryeministri japonez Naoto Kan dhe bodigardët e tij teksa qëndrojnë në këmbë, stoikë, të palëvizshëm, në punë për të mbrojtur personalitetin e tyre. Tërmeti, imazhi i Tërmetit, duhet të jetë një moment kur mendimi i vetëm është t’ia fusësh vrapit. Është tamam momenti ku merr jetë fjala e urtë “këmbët e shpejta, faqja e bardhë”. Një moment sublim i përjetuar nga një foto. Është diçka emocionuese të shikosh imazhe tragjedish që s’na përkasin. Ndonëse nuk është një sentiment i ri për ne modernët. Në Shtatëqindën, impotenca e njeriut përballë furisë së njeriut ishte një zhanër artistik: quhej “Sublimi”. Në 1700 nuk ekzistonte Youtube, por piktorë të njohur si Caspar David Friedrich apo Uilliam Turner e pikturonin sublimen. Kuptimi i gjithçkaje ishte: vogëlsia e njeriut përballë forcës dhe indiferencës së natyrës.

Ky termet është tregues se parandalimi është i domosdoshëm, ndonëse në ca raste forca e natyrës tejkalon kompetencat e dijes njerëzore. Pamjet që vijnë nga vendi i largët aziatik dëftejnë përpos tragjedisë, edhe parëndësinë tonë përballë forcës së natyrës. Një tjetër provë, që tregon dobësinë e “shpikjeve” shkencore njerëzore. Përtej horizontit filozofik, pamjet nga CNN të tragjedisë së Japonisë janë një rikthim në realitet i njerëzisë së hutuar nga moderniteti, duke pasqyruar paqëndrueshmërinë e Teknikës së tyre. Për Krisht, jemi pulvis et cinis, pluhur dhe hi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora