E enjte, 25.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Qendrimi antishqiptar i Doktorit ne Philozofi (Ph-D) Olsit Jazexhi!

E merkure, 23.01.2008, 07:53 PM


Qendrimi antishqiptar i Doktorit ne Philozofi (Ph-D) Olsit Jazexhi!

I referohem pyetjeve te bera nga Ph-D Olsi Jazexhi ne shkrimin e tij ne art-cafe: http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20080121/020708.html :

Se pari persa i perket pyetjes se pare qe shtron ne kete shkrim se “z. Peter Prifti qe eshte nga Rehova e Kolonjes dhe historian, cfare eshte ne origjine? grek, vllah apo cka?”, une mendoj se simbas pikpamjeve tona europerendimore te mbrojtjes se te drejtave te barabarta te njeriut, nuk ka randesi aspak ne se nje njeri asht nga ky vend apo nga ai vend. Ai mund te jete edhe turk, indjan, kinez, eskimez o ç’far do tjeter. Asnjeri nuk e pyet Ph-D Olsi Jazexhiun ne Firence se prej nga asht e ç’fare besimi ka, apo ç’fare pikpamjesh ka! Keto jane gjana ngushtesisht personale, prandaj le te sillemi si europian.

Ne pyetjen e dyte ai shprehet se “nga qe z. Prifti ka qene pjese e bandes se Nolit”. Pamvarsisht nga pikpamjet e ndryshme politike te njenit apo te tjetrit, i nderuemi Imzot Fan Noli dhe perkrahsit e Tij nuk kane qene “Bande” siç ka qene psh ajo e Haxhi Qamilit. Imzot Fan Noli ka qene nji patriot i madh. Ai ka luftue me mish e me shpirte dhe ka meriten e madhe qe ia doli te krijoje Kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare, te pamvarun nga asnji kishe ortodokse joshqiptare. Lexo shkrimin perkates me fotografina ne http://kosova.albemigrant.com/?p=734 .

Ne pyetjen e trete nder te tjera thote: ”cilat jane arsyet qe Peter Prifti neper shkrimet e tij sulmon muslimanet shqiptare duke quajtur islamizmin e tyre produkt te dhunes turke...”.
Ka prova dhe fakte te pamohushme botnisht te njohtuna rreth metodave turko-osmane per osmanizim dhe islamizim kudo qe ato kan shkele. Mjafton te permendim masakrat osmane ne Otranto ne vitin 1480 fille mbas okupimit ne vitin 1479 te Shkodres nga ana e tyne. Lexo shkrimin perkates me fotografinat e masakrave osmane ne http://kosova.albemigrant.com/?p=692 .
Nuk e kuptoj se çka e shtyne Doktorin Jazexhi ta marre me aqe zemer qe te bahet avokat i okupatorit ma te keq te popullit shqiptar. Vete turqit safì kan hjeke dore nga osmalleku dhe po perpiqen me te gjitha forcat ti ngjajne dhe te bahen europian. Siç e ka pohue edhe ai vete, ai rrjedh nga nji familje bejlersh nga zona e Korçes dhe asht kjo ndoshta aresyeja e nostalgjise se tij per ate kohe “te lavdishme” te shtreses se bejlerve osmalli, Kuizlinget shqiptar, e cila per mbar popullin shqiptar ka qene periudha ma e urryer. Iku koha e bejlerve osmanlli ne Europe dhe nuk do te kethehet ma kurr!!!

Persa i perket shprehjes:”... pse z. Prifti nuk ka sulmuar ne te njejtin menyre kristjanizmin sic sillet me islamin e shqiptareve?....” due me thane se kjo asht krejtesisht pa baza dhe tendencioze, veç sa me nxite perçamje fetare ndermjet shqiptarve dhe me rrite hasmerìne me kojshit tone ne Ballkan. Sot, mbas Indipendences Shqipnise nga okupatori i urryem aziatik turk-osman dhe mbas ramjes se diktatures se urryeme komunisto-sllave ne Shqipni, te gjitha besimet jane te lira dhe te gjithe besimtart pa dallim respektohen njisoj. Populli shqiptar sot asht krtejtesisht i lire nga kjo pikpamje. Me keto tendenca te kqija antishqiptare te ndjelljes se urrejtjes fetare mes shqiptarve, sidomos sot qe bahet lufta e madhe per Pamvarsine e tokave shqiptare te Kosoves, qohet praktikisht uje ne mullinin e ekstremistve serb si dhe ne mullinin e ekstremistve antieuropian dhe te krijimit te trazinave ne Ballkan. Por tashma nji gja asht e kjart: Shqiptart dhe rinia shqiptare e kan
percaktue perfundimisht rrugen e tyne drejte Europes.

Persa i perket frazes ne pyetjen e katert: “..dhe ne nxitjen e urrejtjes kunder te kaluares sone prapanike...” po i referohem shkrimit ne art-cafè http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20071231/020111.html dhe po perseris edhe nji here te famshmen “Sinteze te Historise postKastiote te Shqipnise gjate shekullit XV-XX” te bame nga njeni prej intelktualve ma te nderuem dhe ma me vlere qe kemi ne sot, patriotit dhe antikomunistit Profesor Sami Repishtit:

Pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “, nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

“....Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim....“

Marre nga http://kosova.albemigrant.com/?p=838#more-838 ku paraqiten edhe fotografina te rralla.

Paul Tedeschini, 23.01.2008



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora