E premte, 29.03.2024, 07:21 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur...

E shtune, 12.03.2011, 07:58 PM


Fshati  Curraj Eper i braktisur nga banoret e tij
Fshati Curraj Eper i braktisur nga banoret e tij

 

KRYEPLAKU I FSHATIT TË BRAKTISUR…

 

Nga Gjon Neçaj

 

 Komuna Lekbibaj shtrihet në zonën veriperëndimore të Tropojës,14 km larg qendrës administrative të qytetit  “Bajram Curri”.E përfshirë në krahinën e Nikaj Merturit, kjo komunë,që shtrihet në skajin më të thellë të alpeve,gjatë viteve të tranzicionit të stërgjatur shqiptar,është braktisur më së shumti nga banorët e saj,duke u larguar për një jetë më të mirë.Shpërnguljet masive filluan në vitet 1997-2000,kur rendi dhe qetësia tronditi thellë Tropojën dhe vrasjet e grabitjet me maska ishin evidente dhe të pashmangshme…

 

Për rrjedhojë,nga 9000 banorë në fundvitet nëntëdhjetë,sot sipas statistikave jetojnë rreth 2000 banorë të shpërndarë në 10 fshatra,kurse 2 fshatra,Curraj Epër dhe Qeresh Mulaj janë braktisur totalisht.Mjerisht djepi i eposit të kreshnikëve, Jutbina e Mujit dhe Halilit,siç e ka cilësuar  Currajn e Epërm  studiuesi i folklorit,Zihni Sako,nuk ka asnjë familje,nga mbi 120 syresh,duke marrë rrugën e migracionit nepër rrethe të ndryshme të vendit e në emigracion,në kurbet…

 

MARTINI,KRYEPLAKU DHE BANORI I VETËM I CURRAJVE TË EPËR…

 

Kullat karakteristike prej guri tashmë janë rrënuar,rrugët brenda fshatit janë mbuluar nga mali,arat dhe livadhet janë gërryer nga shirat dhe mbetet vetëm lumi i kthjellët që ndan fshatin permes, i pandryshuar me troftat e tij,që tashmë janë shtuar…

 

Kisha qindravjeçare  , e riparuar,mbetet simbol i besimit të tyre.

Martin Col Prebibaj, banor i këtij fshati,i cili asnjë herë nuk është larguar nga fshati,bir i një pinjolli në zë në Nikaj Mertur,Kolë  Leka,i njohur për mikpritjen dhe bujarinë e tij,por edhe pasurinë,iku i fundit nga fshati.

 

Martini, kryeplaku  i fshatit
Martini, kryeplaku i fshatit
Para dy-tre vjteësh edhe Martini me familjen e tij pesëanëtarëshe,u vendos dikund në periferi të Tiranës,duke ndërtuar një banesë me shumë sakrifica.Ndërkohë ishte edhe kryeplaku i fshatit,me vulë dhe të gjitha atributet që i jepte ligji si pushtetar vendor i zgjedhur nga populli.Atje,në metropolin shqiptar,nuk arriti dot të përshtatej tashmë ,e  mendjene e mbantre përherë te fshati i tij ,Curra Epër,ku kishte kaluar 50 vitet e jetës.E një ditë vendosi të rikthehej në fshat…

 

Tashmë të gjithë banorët janë larguar nga fshati, e  ndonëse ai ka mall dhe nostalgji për ta,ngrys ditët me fëmijët dhe gruan në vendlindjen e tij ,në Curraj Epër,i vetëm e me vulën e kryeplakut,të cilën e ruan në një sëndyk të vjetër, e herë herë e nxjerr prej andej ,e kundron dhe hidhet në mendime,duke mbajtur në dorë atë vulë,tashmë pa vlerë,vetëm si relike e një kohe të dikurshme kur vinin  fshatarët radhë- radhë në dhomën e ndenjëses-zyrë për të firmosur e vulsor  dokumentet shtetërore që u nevojiteshin bashkëfshatarëve të tij,apo për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e të tjera halle të shumta që kishin ata.

 

Tashmë Martini ,banori i vetëm i fshatit Curraj Epër,kryeplaku me një familje,jeton me të kaluarën,duke menduar për fëmijët e tij të pashkolluar dhe pa energji elektrike në netët e acarta të dimrit të egër, e në ditët e freskëta të verës.Banori i parë në fshatin fqinj është rreth tre orë larg.

E ai jeton atje mes maleve me besimin se një ditë do të popullohet fshati si dikur , e lutet që fëmijët mos t’i prekin ndonjë sëmundje ,sidomos tani në dimër.

 

Rezervat dimërore i kam grumbulluar në vjeshtë me mushka,thotë Martini,duke mbyllur edhe bisedën disi të veçantë, e ndër kohë i veshur me kostumin karakteristik të zones,ia nisë një kënge të moçme sa bjeshkët : “Fort po shndrit ai diell e pak po nxe,/ç’po e merr fryma rrapin e Jutbinës;/Borë e madhe paska ra,/Randojnë ahat për me u thye,/Kanë çetinat vetëm kreshtat,/Prej borës së madhe që ka ra…”



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë Njoftim mbi takimin me Dr. Lee Edwards Xhevat Muqaku: Shënohet dita e mësuesit, në Singen të Gjermanisë Pëllumb Gorica: Nëpër udhëkryqet e jetës kërkon vetveten Mustafë Shabani: Në Emmendingen të Gjermanisë më 03.03.2011 u organizua homazh nën moton : Thuaj JO dhunës dhe terrorit Julia Gjika: Gratë shqiptare në Worchester MA Tubim promovues i librave të Eden Babanit në Bruksel Muharrem Sfarqa: Trevjetori I pavarvsisë u kremtua edhe në SHBA (Detroit) Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? Ahmet Ahmeti: Në Ängelholm të Suedisë i kremtua ditëlindja e tretë e pavarësisë së Kosovës Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë Prezentimi i librit “Niko, Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo”, i vlerësuar si epika e një emigranti Pëllumb Gorica: 56 gonxhe trëndafili që kundërmojnë puthje Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova Lavdrim Lita: Një frymëmarrje demokracie Arif Molliqi: Në Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës Sokol Demaku: Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi tre vjetorin e Kosovës shtet Xhevat Muqaku: Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora