Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vdes Aktori Hollivudian, Heath Ledger

| E merkure, 23.01.2008, 03:11 PM |


Ne krah te Jake Gyllenhall, u prezantua ne 2005 me filmin "Brokeback Mountain". Suksesi ishte i pallogaritshmem. Fitimi arriti ne miliona. E ndersa nga sot, aktori nuk jeton me. Ai ishte vetem 28 vjec. 

 
 
Ne oren 15.30, ore lokale kjo e vendit, diten e marte ne dreke (22 Janar), punetorja e shtepise se Ledger, alarmohet nga trupi pa jete i aktorit, i cili jetonte ne nje province te New Yorkut, SoHo.Ajo troket ne dhomen e tij, per ti thene aktorit qe masazhierja qe ai priste ne ate kohe, sapo kishte mberritur.Ne moment u thirr orgjenca, e cila verifikoi trupin pa jete te tij.Sipas zedhenesve te autopsise, u mesua qe nuk ka qene vetevrasje, por thjesht nje mbidoze dhe rrjedhoje e shume medikamenteve qetesues qe kishte marre aktori.
Pas nje martese me kolegen Michele Williams, qe zgjati dy vjet (deri ne vjeshten e 2007), ai ishte dhe babai i nje vajze dy vjecare, Matilda Rose.
 
 
 
 
Alma Papamihali - ZemraShqiptare.net