E enjte, 28.03.2024, 08:53 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Hajro Hajra: Edhe sivjet kursi i shqipes në Arizonë

E shtune, 12.03.2011, 07:28 PM


Katër studentet e kursit të avancuar të shqipes të viti 2010 (tri shqiptare dhe një amerikane) duke ndjekur ligjëratat
Katër studentet e kursit të avancuar të shqipes të viti 2010 (tri shqiptare dhe një amerikane) duke ndjekur ligjëratat

 

EDHE SIVJET KURSI I SHQIPES NË ARIZONË

 

Nga Hajro HAJRA

 

Në Universitetin Shtetëror të Arizonës (Arizona State University, ASU), edhe sivjet, për të nëntën herë me radhë, mbahet kursi veror i gjuhës shqipe. Ky kurs, sikundër edhe kurset e disa gjuhëve të tjera, i organizon Instituti i Gjuhëve të Rrezikuara (Critical Languages Institute), që punon në kuadër të këtij universiteti.

Sikurse vjet, edhe sivjet kursi i shqipes mbahet në të tri nivelet: kursi intensiv elementar, kursi intensiv i ndërmjetmë dhe kursi i avancuar. Kursin elementar dhe atë të avancuar do t’i mbajë Linda Mëniku, kurse të ndërmjetmin Matthew C. Curtis.

Siç na ka njoftuar drejtoresha e Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara, Kathleen Evans-Romaine, është duke u shqyrtuar mundësia e hapjes së qendrave mësimore në distancë (njëra qendër në Los Anxhelos dhe tjetra në Boston ose në Nju-Jork). Teknologjia e Universitetit Shtetëror të Arizonës mundëson, po e zëmë, që studentët e këtyre dy qendrave t’i ndjekin ligjëratat e shqipes të ligjërueses Linda Mëniku, ose të ndonjë ligjëruesi tjetër, nëpërmjet videos, njësoj si studentët në Universitetin e Arizonës. Hëpërhë është duke u testuar kjo mënyrë e ndjekjes së ligjëratave, por mund të thuhet pothuaj me siguri se do të fillojë të aplikohet gjatë kësaj vere.

Të gjitha hollësitë të interesuarit mund t’i gjejnë në faqen http://cli.asu.edu/albanian, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt drejtoreshën Kathleen Evans-Romaine në adresën e saj elektronike Kathleen.Evans-Romaine@asu.edu ose në telefonin 480 965 4188.

Në fund të këtij shkrimi-informate, një apel për të gjithë shqiptarët, jo vetëm të Arizonës, por të gjithë Amerikës, sidomos për ata që “janë bërë” më amerikanë se amerikanët: shteti juaj mikpritës, Amerika po jua ofron mundësinë që ta ruani (ose që ta mësoni) gjuhën e nënës,  shfrytëzojeni. Duke e ruajtur (duke e mësuar) gjuhën e nënës, ju do ta ruani identitetin tuaj që për fat të keq, te një numër i madh shqiptarësh ka filluar të zbehet e te një pjesë jo e madhe ka filluar të zhduket, në mos qoftë zhdukur fare.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora