E diele, 02.10.2022, 08:54 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rrahman Rrahmani: Telegram ngushëllimi

E shtune, 12.03.2011, 03:52 PM


TELEGRAM NGUSHËLLIMI

 

Familjes Hyseni,

Kryesisë së LDD-së,

Kryetarit Akademik Nexhat Daci,                                

 

2011-03-09

Stockholm/Förslöv

 

Me dhimbje të madhe mësuam për vdekjen e papritur dhe të parakohëshme të mikut tonë të dashur dhe të dashurit tuaj Xhemajl Hysenit, veprimtari i devotshëm i çështje kombëtare, ku jeta dhe aktiviteti i Xhemajl Hysenit ishte evident që nga kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, i cili ishte aktiv në funksion të lirisë, të pavarësisë e të demokracisë, ndërtimit të institucioneve stabile të Kosovës dhe Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

 

Ne, mërgimtarët, që e kemi ndjerë shumë afër mikun tonë Xhemajl Hysenin, me humbjen e tij do t’a ndjejmë më afër zemrës humbjen e tij, sepse vërtetë na la mbresa të pashlyera gjatë takimeve tona që i patëm sa ishim në Kosovë.

Me këtë rast, Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi me në krye kryetarin e saj z. Hysen Ibrahimin, shprehim ngushëllimet më të sinqerta  Familjes Hyseni, Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe kryetarit Akadamik Nexhat Dacit.

 

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës tonë.

Mëshira dhe bekimi i Zotit qoft mbi shpirtin e tij dhe familjes Hyseni.

 

Me respekt e dhimbje  Komisioni për Informim:

Rrahman Rrahmani, sekretar.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora