E premte, 29.03.2024, 01:41 PM (GMT)

Kulturë

Eda Zari: Ambasadorja e kulturës lë nënshtetësinë shqiptare

E marte, 22.01.2008, 09:43 PM


Artistja, këngëtarja, kompozitorja, producentja Eda Zari, një ndër ambasadoret e kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare (e nderuar si e tillë në kohën e Presidentit Mejdani) lë nënshtetësinë e vendit ku ajo lindi.

Artistja që prej vitesh jeton në Gjermani duket se është "detyruar" të ndërmarri këtë veprim për shkak të nënshtetësisë gjermane, pasi rregullat e këtij shteti nuk lejojnë edhe një nënshtetësi tjetër. Leja për lënien e shtetësisë shqiptare, Zarit i është dhënë vetëm disa ditë më parë, më 16 janar pas dekretimit të Presidentit Topi.

Në rrugën e Edës...

Eda Zari
Eda Zari filloi të këndojë që e vogël. Anëtare e familjes së njohur Lela nga Përmeti (nga ana e nënës), Zari e kishte "të lindur" pasionin për muzikën. Në moshën 6-vjeçare, ajo del për herë të parë në skenë, ndërsa 16 vjeç prezantohet profesionalisht në Festivalet e Këngës në RTSH, ku pasojnë edhe prezantimet si anonçuese në TVSH në bashkëpunim me regjisorët Leonard Gjata dhe Osman Mula. Pasi përfundon studimet për Kanto në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, fillon studimet në "Akademinë e Arteve". Por e drejta e studimeve në Tiranë i hiqet me dramën politike që pësoi familja në fund të viteve '80-të. Kështu Zari vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" ku dhe diplomohet si "State Graduated Diplome Oper Singer". Gjatë kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV, etj. Gjatë kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte ndërkombëtare. Tashmë ka realizuar tetë albume të stileve të ndryshme muzikore: Klasik-jazz, pop-soul, dhe world muzik, mes të cilëve nuk mund të lihen pa përmendur bashkëproduksionet me një sërë grupesh dhe artistë të mirënjohur nga bota, ku mund të përmendim kitaristin e mirënjohur amerikan Mike Stern (L.A), superstarin nga Nju Jorku James Smith, londinezin John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentët Hans Lüdemann, M. Joggerst, R. Pretschner, etj.

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme ndërkombëtare e prestigjioze. I tillë ka qenë prezantimi në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale Intern. Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikore me pole të kundërta; atë klasik me jazz-blues), "International Jazz Contest" në Spanjë (Fituese e çmimit-Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar), pa lënë pa përmendur gjithashtu se Zari është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serialë televizivë të stacioneve më prestigjioze gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE), si dhe këngëtare shoqëruese e siglave publicitare të shumë firmave të njohura industriale, si: Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal, etj. Nuk mund të lihet pa përmendur CD "Eja" (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht pavijonin shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000" Hannover/Gjermani) që iu 'sponsorizua' Shqipërisë nga vetë artistja. Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari në bashkëpunim me Label Mirela Records në Köln dhe "dinastinë" Lela. Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shumë institucioneve dhe organizatave internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte për fëmijët jetimë, për të sëmurët me SIDA, etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora