E enjte, 28.03.2024, 09:37 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

SBASHK: Komunikatë për media

E shtune, 12.03.2011, 07:57 PM


KOMUNIKATE PER MEDIA

 

Komunikatën (shkrimin) ju dërgojmë të gjitha mediave elektronike dhe ato të shkruara radiove , televizioneve , gazetave ditore , agjencioneve brenda vendit që punojnë në Kosovë.

Poashtu shprehim respekt për gazetarët tanë shumë të vyeshëm dhe të arsyeshëm , jo të njëanshëm që në mënyrë të pavarur kanë ndjekur hallet dhe problemet e arsimit dhe të arsimtarëve , me fjalë tjera kemi fituar simpatinë e tyre por jo edhe të pushtetarëve.

Kryesia e sindikatës së arsimit në Podujevë në mbledhjen e vet të mbajtur me 08.03.2011 ditë e martë vendosi si vijon:

Përkrahim fuqishëm këshillin drejtues të SBASHK-ut në nivel të Kosovës që u mbajt më 4 mars në Prishtinë që afati i fundit për pagesën e pagës në vendimin e qeverisë të kryeministrit Hashim Thaqi të datës 6 janar 2011 të implementohet në tërësi në mënyrë retreoaktive nga 1janari 2011.

Ne sindikalistët llapjanë kërkojmë që vija e kuqe të jetë fillimi i prillit data 1 ose 2 prilli përndryshe arsimtarët do hynë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mësuesit tanë nuk do të presin më pas 1 prillit sepse ju ka ardh fundi i durimit të arsimtarëve.

Paralajmërojmë SBASHK-un kryesinë e SBASHK-ut Ali Shabanaj kryetar që në rast se nuk realizohet vendimi për ngritje pagash per 50% ne si Podujevë nga presionet që i kemë nga kryetarët e shoqatave sindikale kryesia nga anëtarësia jonë , përpos grevës , ndërprerjes së mësimit dhe formave tjera që na lejohen me statut dhe përkrahjes të këshillit drejtues ne do të tërhiqemi komplet nga sindikata dhe do të veprojmë ndryshe nga vendimet që do marrim nga kuvendi që do të mbahet në Podujevë.

Dhashtë Zoti vendimi të implementohet dhe pagat të mirren me rritje dhe nëse ndodh kjo që unë jam shumë skeptik dhe nuk i besoj shumë këtij vendimi gjithsesi është meritë e sindikatës.

Në kryesi u bisedua edhe për një shqetësim të madh të arsimtarëve që udhëtojnë në relacione të ndryshme ka të atillë që udhëtojnë edhe mbi 40 km.

Në bazë të ligjit të arsimit neni 22.2 kompetencë e pagesës ose marrëveshje pë bartjen e arsimtarëve udhëtarë është komuna.

Unë si kryetar me bisedat që kam patur jo njëherë po shum herë kam kërkuar që kjo të bëhet sepse Prishtina këtë organizim e ka të kryer që nga paslufta.

Forma se si kryhet mund të jetë kështu : kompanitë operojnë (auto transportuesit privat) t'ju mundësohet lirimi i taksave 20% , t'ju bëhen lehtësira në rregullimin e dokumentacionit t'ju heqen operatorë ilegal që punojnë nëpër fshatra furgon , makina etj.

Shkollat që organizojnë ekskurzione t'ju ipen atyre kompanive që i bartin arsimtarët qoftë në shqipëri apo në Kosovë.

Nga 1 marsi i këtij viti ka ngritje të biletës në 40-50% që është një ngritje jashtëzakonisht e lartë dhe xhepi i mësuesit nuk e përballon dotë.

Kërkojmë nga DKA-ja nga drejtori Nexhmi Rudari ti thërret në një takim në sallën e kuvendit kompanitë private (autobusët) neve si sindikatë në një afat sa më të shkurtër që të arrijmë një marrëveshje.

Gjithashtu ne ju falenderojmë autotransportuesve për periudhën e pasluftës që i kanë bartur mësimdhënësit me mujore.

Gjithashtu kërkojmë nga DKA-ja që marrëveshjen e arritur gojore për punëtorët teknik , sekretarët , pedagogë , qerdhja e fëmijëve tu paguhet shujta ashtu siq jemi marrë vesh në afatin e prillit me miratimin e buxhetit.

Shpreojmë dhe besojmë që kjo të realizohet në afatet e parapara ose përndryshe masat do të jenë të pa parashikueshme dhe tërheqje nga kjo nuk do të ketë mbajeni premtimin se spresim më sepse durimi e ka një kufi dhe arsimtarë nuk durojnë më , po ju rikujtojmë qeverisë SBASHK-ut , BSPK-se , KSLK-se se në rast të mosrealizimit të vendimit për 50

% ne nuk pranojmë as 49 % sepse presionet janë edhe fondi monetar dhe nga banka botërore që neve kjo nuk na intereson fare.

Përfundimisht në mosrealizimin e kësaj edhe Podujeva edhe komunat tjera pas një debati shumë të nxehtë tri orëshe 11 prilli dita e henë mësimi nuk do të fillojë ky është vendimi i të gjithë arsimtarëve në komunën tonë dhe në të gjithë Kosovën.

Nuk e thashë rastësisht 11 prillin sepse pushimi pranveror për ne fillon nga data 2 prill dhe nuk mund ë bejmë grevë kur jemi në pushim.

 

Kryetari i SBASHK-ut dega në Podujevë

Naim Bajrami.  tel : 044 239 478

Podujevë, 09.03.2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora