E premte, 29.03.2024, 12:45 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Njoftim mbi takimin me Dr. Lee Edwards

E shtune, 12.03.2011, 07:05 PM


Dr. Lee Edwards dhe Mustafa Xhepa
Dr. Lee Edwards dhe Mustafa Xhepa

 

NJOFTIM   MBI  TAKIMIN ME DR. LEE EDWARDS

  

Ne takimin e paralajmeruar te zhvilluar me dt. 10 Mars 2011 me Dr. Lee Edwards,kryetari i “Fondacioni Memorialit te Viktimave te Komunizmit”, moren pjese zoterinjte Grigor Nosi, Lirim Mezini dhe Mustafa Xhepa, drejtore te Bordit Drejtues te Organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane”.

Ne fjalen e hapjes se takimit Dr. Edwards pershendeti fillimin e punes se kesaj organizate anti-komuniste me qender ne Washington DC, si edhe vleresoi dhe inkurajoi aktivitetin e saj ne pergjithesi , e ne vecanti promovimin e librit “Fabrikimi I vdekjes”  te autorit z. B. Blloshmi. Duke marre kopjen qe iu dhurua, ai premtoi se kete rast te tmerreshem tipik te vrasjes se nje poeti te ri nga komunistet shqiptare do t’i a beje te njohur shume anetareve te senatit dhe kongresit amerikan.

Dr. Edwards shprehu gatishmerine dhe vullnetin e tij per te ndihmuar organizaten “Shtepia e LIrise Shqiptaro-Amerikane” me te gjitha mundesite qe ka Fondacioni qe ai drejton, si edhe me influencen qe ai ka te drejtuesit e fondacionit “The Heritage Foundation”, nje nga me te medhenjte e spektrit te djathte ne Amerike.

Me tej Dr. Edwards siguroi bashkebiseduesit se Amerika eshte anti-komuniste dhe se aktiviteti i organizates sone eshte ne unison te plotet me vijen politike te qeverise amerikane si e vetmja superfuqi  e botes dhe fituesja e luftes se ftohte. Zoti Edwards premtoi se me njohjet qe ai ka ne administraten amerikane do te beje te njohur prane asaj administrate misionin e organizates sone.

Nga ana e organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane” foli Z. Mustafa Xhepa, i cili beri nje pershkrim te vizionit dhe misionit te organizates, si edhe e informoi Z. Edwards me aktivitetet ne vazhdim, ku gjeti edhe mbeshtetjen e ketij te fundit per te qene i perfshire ne keto aktivitete.

Me pas fjalen e mori Z. Lirim Mezini, i cili beri nje pershkrim te shkurter te situates, duke u perqendruar kryesisht ne menyren si zbatohen  ne Shqiperi ligjet mbi vleresimin dhe demshperblimin e te denuarve politike, si edhe te kthimit dhe kompensimit te pronave. Edhe lidhur me keto dy ceshtje te medha Dr. Edwards shprehu interes te vecante.

Ne mbyllje te takimit Z. Grigor Nosi falenderoi Dr. Edwards per mikpritjen dhe angazhimine tij ne ndihme te ceshtjes se organizates sone.

I gjithe takimi u zhvillua ne nje fryme teper miqesore.

Lirim Mezini dhe Dr. Lee Edwards
Lirim Mezini dhe Dr. Lee Edwards

Dr. Lee Edwards, Mustafa Xhepa dhe Grigor Nosi



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Muqaku: Shënohet dita e mësuesit, në Singen të Gjermanisë Pëllumb Gorica: Nëpër udhëkryqet e jetës kërkon vetveten Mustafë Shabani: Në Emmendingen të Gjermanisë më 03.03.2011 u organizua homazh nën moton : Thuaj JO dhunës dhe terrorit Julia Gjika: Gratë shqiptare në Worchester MA Tubim promovues i librave të Eden Babanit në Bruksel Muharrem Sfarqa: Trevjetori I pavarvsisë u kremtua edhe në SHBA (Detroit) Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? Ahmet Ahmeti: Në Ängelholm të Suedisë i kremtua ditëlindja e tretë e pavarësisë së Kosovës Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë Prezentimi i librit “Niko, Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo”, i vlerësuar si epika e një emigranti Pëllumb Gorica: 56 gonxhe trëndafili që kundërmojnë puthje Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova Lavdrim Lita: Një frymëmarrje demokracie Arif Molliqi: Në Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës Sokol Demaku: Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi tre vjetorin e Kosovës shtet Xhevat Muqaku: Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart Asllan Dibrani: Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shtutgard Luan Çipi: Drejt tempullit të Bahait në Çikago

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora