E premte, 19.04.2024, 07:12 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari”

E shtune, 12.03.2011, 08:56 PM


 

Këze Kozeta Zylo

 

Në kështjellën “ADEM JASHARI”

 

Marrë nga libri:

“ Një fjongo Dielli nga New Yorku”

 

Në Prekaz tek prehen trimat,

Preka lehtë Monumentet,

Brenda tyre në fole të mallit,

Dogja hallet edhe dertet…

 

Në kështjellën “Adem Jashari”,

Nga frëngjitë mijëra dritëza,

Flakë po skuqnin si bozhur,

Baladat si vetëtima…

 

U ngjita lart tek kullë e trimit,

Tela dallgësh mbi hapësirë,

Vrojtimi i shkjaut 50 metra,

Nxinte si korb në errësirë…

 

E vështrova me një rënkim,

Para syve, memece bjeshka,

Shpirti i Jasharit lëshonte syth,

Çelte Liria brenda në zemra…

 

U ula tek dhoma e Kuvendit,

Ku burrat vendosnin fatin,

Rugova me shallin lidhur,

Isai mbante nagantin…

 

Mbi nje shkallë harrova hapin,

Nga mijëra plumba, bërë shosh,

Gjurmët brenda tyre s’fshiheshin,

Europa plakë… na i ka borxh…

 

Zogjtë e malit çuçurinin,

Krahëdridhur mbi Drenicë,

Një fjongo dielli ngjyer në gjak,

Në ballë trimash më mbetën sytë…

 

Më humbi syri mes JASHARËVE,

Shtëllunga mjegulle më trullosën fare,

Eshtë e dhimbshme të jesh pranë tyre,

Por më e dhimbshme të prekësh varre…!

 

UÇK të lindi Shekulli,

Me plisin e gjelbër mbi kokë,

Në Drenicë ti hodhe rrënjën,

Ndaj gjithe Kombin do bashkosh…

 

Kudo ku rriten, trima gjithë nur,

Janë prej Kosove, nuk trëmben kurrë…

 

Nga vizita në Prekaz, Kosovë,

Korrik, 2008 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora