E shtune, 20.04.2024, 03:12 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Shënohet dita e mësuesit, në Singen të Gjermanisë

E premte, 11.03.2011, 09:57 PM


 

Shënohet dita e mësuesit, në Singen të Gjermanisë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Me moton; "Mendja e një kombi është arsimi"(citat kuptimplotë i Sami Frashërit), përfaqësuesit e shoqatave; " Kosova ", " Rinia ", " Nermin Vkora- Falaschi ", dhe disa familje shqiptare, u takuan, në mbrëmjen e 7 Marsit, me rastin e festës së shenjët të mësuesit, në lokalin e Klubit shqiptarë " Kosova " në Singen.

 

Të pranishmit, folën, përkujtuan këtë ditë të madhe, mësuesin e tyre të parë, bankat shkollore, dhe përgëzuan mësueset/mësuesit e pranishëm dhe mësuesinë shqiptare për festën historike.

 

  Në këtë mbramje, njëzërit u denua, akti kriminal i vrasjes dhe plagosjes së ushtarëve amerikan në aeroportin e Frankfurtit.  Krahas arësimimit në vendin mikpritës, edhe organizimi i mirëfillët i mësimit plotësues në gjuhën amtare së bashku me kujdesin edhe nga ana e prindërve- mësuesve në familje, do të ishin Formula më e mirë që ky rast i randë të mos përsëritet kurr.

 

Ata u angazhuan që edhe në qytetin e Singenit, në të ardhmen e afërt, të organizohet mësimi plotësues në gjuhën amtare.

 

Impuls të veqant në këtë drejtim ka dhënë edhe angazhimi i madh i përfaqësuesve të shtetit të Kosovës,dhe posaqërisht takimi i zv. Konsullit të Kosovës me seli në Stuttgart, Z. Ymer Lladrovci, me mësuesinë që veprojnë në Republikën Baden- Würtemberg.

 

Për vendimet në takimin e fundit, të këtij niveli, të organizuar në qytetin Rotweil, informuan pjesmarrësit, zotërinjët; Malë Myrtaj dhe Azem Veliu.

 

Të pranishmit, ishin të mendimit, që të organizohet sa më parë, një takim me prindërit që nuk jan të pakët në këtë mjedis, në mënyrë që të përgaditet- caktohet një këshill i tyre, i cili do të merret me caktimin e lokalit shkollor, mësuesit, në përputhje me atë që u cek më lartë.

 

Këtij aktiviteti do t' i prinë kryesia e Klubit shqiptar " Kosova ", ndërsa do të përkrahet fuqishëm edhe nga dy shoqatat tjera dhe arësimdashësit që punojnë dhe veprojnë në këtë mjedis.

 

Në fund, të gjithë së bashku, uruam edhe nënat- motrat tona të pranishme, me rastin e tetë Marsit, ndërsa zonjat Nadire Hakaj dhe Hyrije Veliu, informuan se me datë 13 Mars, në lokalin e klubit kulturor " Kosova " në Singen, do të festohet kjo ditë, në një ambient familjar.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pëllumb Gorica: Nëpër udhëkryqet e jetës kërkon vetveten Mustafë Shabani: Në Emmendingen të Gjermanisë më 03.03.2011 u organizua homazh nën moton : Thuaj JO dhunës dhe terrorit Julia Gjika: Gratë shqiptare në Worchester MA Tubim promovues i librave të Eden Babanit në Bruksel Muharrem Sfarqa: Trevjetori I pavarvsisë u kremtua edhe në SHBA (Detroit) Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? Ahmet Ahmeti: Në Ängelholm të Suedisë i kremtua ditëlindja e tretë e pavarësisë së Kosovës Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë Prezentimi i librit “Niko, Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo”, i vlerësuar si epika e një emigranti Pëllumb Gorica: 56 gonxhe trëndafili që kundërmojnë puthje Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova Lavdrim Lita: Një frymëmarrje demokracie Arif Molliqi: Në Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës Sokol Demaku: Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi tre vjetorin e Kosovës shtet Xhevat Muqaku: Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart Asllan Dibrani: Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shtutgard Luan Çipi: Drejt tempullit të Bahait në Çikago Muharrem Sfarqa & Agim Gashi: Në Stolberg të Gjermanisë, në përmbyllje të ceremonisë mortore, u mbajt një Akademi për veprimtarin dhe atdhetarin, Abedin Gashi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora