E marte, 19.03.2024, 10:42 AM (GMT)

Editorial

Arben Llalla: Loja e rrezikshme e Vasil Bollanos për Aneksimin e Jugut të Shqipërisë

E enjte, 10.03.2011, 08:00 PM


Vasil Bollano më 26 shkurt 2011 në Thesali me anëtarët e shoqatës vorio epiriote PIRRO, lart qëndron i varur flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit
Vasil Bollano më 26 shkurt 2011 në Thesali me anëtarët e shoqatës vorio epiriote PIRRO, lart qëndron i varur flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit

 

LOJA E RREZIKSHME E VASIL BOLLANO PËR ANEKSIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË

 

Nga Arben LLALLA

 

Ditët të fundit vërehet se kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano ka shtuar aktivitet e tij antishqiptar haptazi duke sfiduar shtetin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Lind pyetja nga buron ky guxim dhe urrejtje e Vasil Bollanos për të ndërmarrë veprime antikushtetuese dhe askush nuk e dënon apo ti thotë ndal veprimeve të tij?

Më 26 shkurt 2011, Vasil Bollano zhvilloj një vizitë në prefekturën e Thesalisë duke bërë disa takime me qëllim për të propaganduar Autonominë e Vorio Epirit. Ai në mbrëmje morri pjesë në prerjen e pites së vitit të ri me anëtarë të shoqatës vorio epiriote “PIRRO”, ku mbi kryet e Bollanos qëndronte flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.

Pjesëmarrja e Vasil Bollanos në aktivitetin antishqiptar është një veprim i hapur antikushtetues dhe një injorim që i bëhet Republikës së Shqipërisë për vetë faktin se Bollano është kryetar i bashkisë së Himarës.

Gjatë aktivitetit Vasil Bollano mbajti edhe një fjalim patriotik për çështjen e Vorio Epirit dhe si shpërblim ju dha një buqetë me lule nga organizatorët e aktivitetit.

Të nesërmen më 27 shkurt Vasil Bollano zhvilloj një takim me prefektin e Thesalisë z.Kosta Agorastos i shoqëruar edhe nga anëtari i këshillit të kësaj prefekture Jani Dajaka cili është një minoritar nga fshati Aliko i Sarandës. Gjatë takimit Bollano kërkoj nga prefekti z.Kosta për të mbështetur organizatën e Omonia-s e cila mbron interesat e minoritarëve grek në Shqipëri.

 

Vasil Bollano, shefi për “Vorio Epirin”

 

Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonomisë së Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Zyrat e kontaktit të shefit Bollano për “Vorio Epirit” janë në Sarandë, rruga nr.3 , tel. 003558522522, email v-ipiros@panipirotiki.eu

Gjithnjë shefi i “Vorio Epirit” Vasilis Bollanos kur e ka parë veten e tij se do përballet me ligjin për shkeljet në bashkinë e Himarës dhe mund të përfundojë në burg për korrupsion mafioz ai ka vrapuar në Amerikë, Australi dhe Gjermani për të kërkuar mbrojtje nga Lobi grek. I akuzuar disa herë për përvetësim të pronave, korrupsion, shkeljen e Kushtetutës së Shqipëri Bollano ka ditur të përfitojë nga darkat dhe koktejet që organizohen nga Lobi greko-amerikan për t’ju mundësuar ndonjë fotografi me personalitete botërore deri tek zëvendëspresidenti amerikan Joen Biden. Për këtë takim me sekonda të shoqëruar edhe me një foto Vasil Bollano shfrytëzoj një mbrëmje të organizuar nga Patriakana e Stambollit më 4 nëntor 2009, për nder të Patriarkut Egumenik Bartolomeios.

 

Gazetari grek provokon State Department SHBA për “Vorio Epirin”

 

Një nga personalitetet që e ka mbështetur Bollanon në Amerikë ka qenë gazetari grek tashmë i ndjerë Llambros Papandoniu i cili punonte gazetar i Greqisë pranë zyrës së informacionit të Departamentit Shtetëror Amerikan (State Department) si qindra gazetar të vendeve të botës pranë këtij departamenti.

Gazetari Llambro Papandoniu gjithnjë me pyetjet e tij ka provokuar përfaqësuesit të shtypit State Department rreth “Vorio Epirit,” Vasil Bollanon dhe pavarësisë së Kosovës.

Më 28 shator 2007, Brifingun ditor të Departamentit të SHBA gazetari grek parashtron pyetje ndihmësit të zëdhënësit z.Tom Casey mbi Shqipërinë.

LlambroPapandoniu pyet: Gjykatat në Shqipëri vazhdojnë tu japin tokat dhe pronat e pakicës greke shqiptarëve. Sot ka pasur shumë protesta në qytetin grek të Himarës. Z.Casey, meqë qeveria shqiptare nisi një fushatë të re kundër grekëve në Epirin e Veriut. A keni ndonjë koment në kornizat e të drejtave të njeriut, për të cilën SHBA është shumë e interesuar?

CASEY përgjigjet: Z.Lambros, nuk jam i njoftuar me incidentin specifik të cilit i referoheni. Por do të kisha thënë gjithsesi, çfarëdo veprimi që ndërmerr qeveria e Shqipërisë apo ndonjë qeveri tjetër, pritja jonë do të ishte që ato veprime të ndiqen në bazë të ligjeve të atij shteti, të ndjekin normat dhe procedurat e vendosura dhe sigurisht që të jenë në pajtim me kushtetutën. Nuk e kam lexuar Kushtetutën e Shqipërisë kohëve të fundit. Por me sa më kujtohet ajo ofron një garanci të përgjithshme dhe të mirë për të drejtat themelore të njeriut.

Në 18 Dhjetor 2007, përsëri gazetari grek Papandoniu provokon zëvendësin e zëdhënësit të Departamentit SHBA z.Tom Casey me pyetje mbi Himarën dhe pakicën greke.

Lambros Papantoniou pyetje: Z.Casey, cila është politika e SHBA rreth pakicës greke në “Epirin e Veriut” në Shqipëri, meqë ditëve të fundit i tërë rajoni i Himarës është nën sulmet e turmave shqiptare, që kanë shkatërruar 35 kisha greke dhe kanë terrorizuar grekët?

Casey përgjgijet: Z.Llambros, nuk kam kurrgjë të re t’u ofroj për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me integritetin territorial të secilit vend në rajon.

Sigurisht, besoj se është me rëndësi të gjitha shtetet e Ballkanit të kujdesen për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe lirive fetare. Është ky një parim i përgjithshëm të cilit i aderojmë dhe e promovojmë. Nuk kam diçka specifike lidhur me këto incidente individuale.

Më 19 mars 2009, përsëri Llambro Papandoniu parashtron pyetje provokuese zëdhënësit të Departamentit z.Robert Woord mbi burgosjen e Vasil Bollanos.

Llambros pyet: Z.Wood, prefekti i Himarës në “Epirin e veriut”, Vasilis Bolanos është nën sulme të vazhdueshme nga ana e qeverisë shqiptare të Sali Berishës. Pa ndonjë arsye z.Bollanos do të burgosen qartazi për arsye politike. E di që sekretarja Hillary Clinton ka mendime të ndryshme sa i përket gjyqësisë shqiptare. Edhe njëherë do ti kërkojë menjëherë qeverisë të SHBA të ndalojë këtë plan politik jopopullor të Shqipërisë?

Z.Wood përgjigjet: Nuk kam dijeni për këtë çështje z.Llambros. Më vjen keq.

Llambros pyet: Por a mund ti përgjigjeni kësaj pyetjeje? Meqë është e rëndësishme.

Z.Wood përgjigje: Nuk jam i sigurt që është pyetje. Cila është pyetja?

Llambros pyet: Pyetja është që prefekti i Himarës do të shkojë në burg për çështje politike. Kërkoj ndërhyrjen tuaj për të ndaluar këtë lëvizje.

Z.Wood përgjigjet: Nuk do ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Ju nuk parashtruat pyetje. Ju bëtë kërkesë.

Llambros pyet: Jo, pyetja është se ai veç më do të shkojë në burg për çështje politike.

Z.Wood përgjigjet: A më pyesni apo më tregoni çka të bëj? Nuk jam plotësisht i sigurt.

Llambros pyet: Pyetja është që ai do të shkojë në burg për çështje politike. Kjo bëhet me gjykim. Dhe unë do të kisha dash ju të ndërhyni.

 

Vasil Bollano më 27 shkurt 2011 në zyrën e prefekturës së Thesalisë me prefektin Kosta Agorastos dhe anëtarët e shoqatës vorio epiriote
Vasil Bollano më 27 shkurt 2011 në zyrën e prefekturës së Thesalisë me prefektin Kosta Agorastos dhe anëtarët e shoqatës vorio epiriote

Vasil Bollano me bashkëshorten e tij bashkë me ekstremistin grek Babis Karathanos, anëtarë i kryesisë së partisë së djathtë ekstremiste greke LAOS. 18,10.2008, Gjermani
Vasil Bollano me bashkëshorten e tij bashkë me ekstremistin grek Babis Karathanos, anëtarë i kryesisë së partisë së djathtë ekstremiste greke LAOS. 18,10.2008, Gjermani

Vasil Bollano duke mbajtur fjalim në takimin e shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës,19.10.2008, Gjermani
Vasil Bollano duke mbajtur fjalim në takimin e shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës,19.10.2008, Gjermani

Vasil Bollano në takimin e bordit drejtues të shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës, 16.5.2010, Gjermani
Vasil Bollano në takimin e bordit drejtues të shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës, 16.5.2010, Gjermani

Vasil Bollano në takimin e bordit drejtues të shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës, 16.5.2010, Gjermani
Vasil Bollano në takimin e bordit drejtues të shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës, 16.5.2010, Gjermani



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora