E premte, 29.03.2024, 12:08 AM (GMT)

Mendime

Abdullah Zeneli: Mos predikoni kot, o ju profanë

E hene, 21.01.2008, 11:24 AM


MOS PREDIKONI KOT, O JU PROFANË!

Reagim

Nga Abdullah Zeneli

Reagim ndaj shkrimeve “Mendimi i lirë” me mbititull “Me sebep” dhe nëntitull “Mendimi i lirë përfshin edhe të drejtën e të gabuarit.Mirëpo, nuk e përfshin të drejtën e shprehjes së urrejtjes, të fyerjese të gënjeshtrës” me autor njëfarë Bardh Rugova si dhe shrimeve“Sulmohet Mehmet Kraja” dhe shkrimit nënë të, pa titull, një biçimthirravajesh të redaksisë, botuar në të përditshmen “Koha ditore” ditëne diel, më 27 maj 2007

Lexues i nderuar, duke pasur për ju konisderatat më të shëndosha dhemë të sinqerta, kam detyrim t’ju sqaroj se i gjithë stafi i GrupitKoha, e përditshmja “Koha ditore” dhe “Koha Vizion” ju maipulonkatërcipërisht duke ju servirur vetëm gënjeshtra!
Se është kështu, kini durim e lexoni si më poshtë:
Mendimin e lirë e ka vrarë censura monopoliste informative “Kohaditore”, duke mos botuar reagimin tim për të palarat e servira ngaMehmet Dragoviq sot e shtatë-tetë vjet. Gjitçka për të është e zezë dhee pamundur. Merrni të gjitha shkrimet e tija në kolumnet makabre të tështuneve në shtojcën më stereotipe kulturore të botës, njëfarë‘diskursi…’ pa kurs, ku çdo i dyti shkrim i tij ka epitetin “epamundur”, “e pamundur”, “e pamundur”…: “Kultura e Kosovës, e pamundur,“Libri i Kosovës, një mision i pamundur”, “Shkenca e Kosovës, epamundur”, “Institucionet e Kosovës, një organizëm i pamundur”, “Teatrii Kosovës, i pamundur”, “Historia e Kosovës, e pamundur”, “Filarmonia eKosovës, e pamundur” e kështu e pamundur pas të pamundure, radhë pasradhe… pra, të gjitha në Kosovë sipas pehlivanit Dragoviq janë tëpamundura! Malaziasi me prejardhje shqiptare, z. Dragoviq, sigurisht sepaguhet për të cilësuar gjithçka të mirë në Kosovë si të pamundur, osembase shqipja e bukur dhe e shenjtë ka, përpos tjerash, edhe një kuptimtë dytë, i pamundur, i pa-mundur, diçka që nuk është mundur, është nëproces për t’u mundur, duhet mundur, duhet mposhtur, duhet nëpërkëmbur,duhet rrënuar, duhet shkatërruar!
Kështu po, aferim!
Por të vazhdojmë më tutje:
Diçka më shumë se një vit më parë, “Koha ditore”, me paratë e huajasolli në Kosovë projektin “Shekulli XX” me 20 tituj, me tirazhe qëkurrë nuk janë bërë të ditura, me një shitje që kurrë nuk i është bërëe ditur opinionit (a thua kush e ka penguar të informojë drejtë, saktë,detyrim ky ndaj juve, lexues të nderuar), me gjithë publicitetin e bërë24 orë në ditë, me gazetë e tv, por… kot… u pa se është projekt idështuar! Pse? - mund të pyetni me të drejtë o lexues i nderuar, shumëi nderuar, – Pse? Pse? Pse?
Sepse ka qenë joprofesionalisht i përgatitur, gabime të pafalshmeradhitjeje e faqosjeje, mosrespektim të të drejtës së autorit, saqëedhe kur ndonjë përkthyes i panjohur totalisht nga stafi injorant iKohës ditore, i vdekur prej kohësh, si i madhi Lili Bare, p.sh.shënohet se me të kontaktuar me përkthyesin do t’i paguhet e drejta eautorit (përkthyesit)! Merrni e shfletoni, të dashur lexues, ata libratë dështuar dhe do të bindeni për ç’ju them! Fundja, besoni vetëm tëvërtetës!
Madje, njëri nga ata libra, ka qenë e drejtë ekskluzive e “Buzukut” si“Ulku dhe uilli” i Vath Koreshit, apo “I humburi” i Fatos Kongolit ibotuesit “Faik Konica”. Por nuk jam treguar i rrëmbyer, as ipakulturuar, as kam përdorur grushtet, edhe pse e drejta ka qenë nëanën time! Megjithatë, unë, Abdullah Zeneli, botues i “Buzukut”,shkrimtar askurrë i imponuar, koordinator i 7-8 panaireve tëderiatëhershëm, nga 20 titujt e dalë asokohe çdo të mërkure, për njapesë prej tyre kam qenë i ftuar në programin e mëngjesit të KohaVizionit, ku me kulturë dhe gjakftohtësi kam lavdëruar projektin, kamagjituar të kultivohet lexueshmëria, por Grupi mosmirënjohës Koha tëgjitha botimet e botuesve të tjerë i shan, i injoron, i margjinalizon,i fyen siç vepron në vazhdimësi dhe kurrë pa ndalë, z. Dragoviq mekompani! Ndaj dhemb reagimi im i pabotuar nga ndjenja juaj sedërvrarëme titull “Ndalu pak, ti plesht gazetash”!
Turp! Një milion herë turp!
Dhe shahet një panair libri i vlerësuar i suksesshëm nga shumica prejmbi 50.000 vizitorësh, i vlerësuar i suksesshëm nga shumica prej 120ekspozuesve pjesëmarrës (ndër ta edhe Grupi Koha, me stendë falas që kamungesën më elementare të kulturës dhe shan, por, fundja shanvetveten!), i vlerësuar i suksesshëm nga mbi 100 shkrimtarë eminentë,përkthyes, studiues etj., të të gjithë hapësirës shqiptare, Kosovë eShqipëri, Maqedoni e Mal i Zi, diasporë e rajon, i vlerësuar isuksesshëm nga shumica e mediave qofshin ato të shkruara apoelektronike, përveç Grupit Koha, Gazetës tendencioze dhe aspakprofesionale Express, gazetës “Tema” të Tiranës, ku kontrabandon tëgjitha shkrimet e “diskursit…” të Kohës ditore kolumnisti matrapazDragoviq!
Z. Bardh, përse nuk e arsyetoni emrin, por shihni edhe ju vetëm zi, zi,zi? Ndërrojeni emrin me dy dëshmitarë nga Bardh në Galan si Dragoviqi,me Krajën. Dhe gënjeni pastaj lirisht me një emër tjetër dhe i besonipastaj atij emri si vetvetes apo herë Bardhit, herë Galanit, se s’katëtjerë që ju beson në këtë fytyrë toke!
A nuk ka qarë nga emocionet në sytë e tu të verbër, o Bardh Galani, dhenë sytë e mbi 100 të pranishmëve një sebep juaji, me emër e mbiemërIbrahim Çavolli, për librin e mrekullueshëm botuar nga një botueskosovar, përuruar në ambientet e mrekullueshme të një panairi tëvërtetë libri, si ky i Prishtinës, që bëri bashkë gjithë komunitetin elibrit, përpos lahperave si ti me shokë?!… Po, bëri bashkë, madje nënjë nga ditët bëri edhe një gala mbrëmje shumë të kushtueshme, porhallall, me orë letrare, me çmime e mirënjohje si gjithë bota eqytetëruar, por ju njerëzit e mëhallës s’shihni dot përtej hundës suaj!
Po jua përkujtoj edhe një herë: “Jam kosovar…!” titullohet libri, dheështë botuar me djersën e botuesit kosovar “Buzuku”. Po nuk e vë nëdyshim, jam krenar për këtë, por shumë i pezmatuar për injorancën tuajtë shfaqur hapur dhe katërcipërisht tendencioze.
Ju lutem, mbrojeni sa të doni censurën tuaj diktatoriale, mbrojeni satë doni karaxhozin Dragoviq, mbrojeni sa të doni vetveten, por e kenigabim, katërcipërisht gabim, ju o të palarë, ju që përpos të pëpëgërave s’dini të servirni gjë tjetër!
Ani, servirni, servirni, servirni!
Por mendimin e lirë nuk mund ta ndaloni, ai tashmë është në mbi 200.000eletra (term imi për letra elektronike, e them pa modesit, do të mëfalënderohej i madhi Çabej për një fjalë të re në gjuhën shqipe!) numërky që po shtohet nga dita në ditë si një uragan i vërtetë!
Turpi juaj tashmë ka vërshuar globin!
Dhe mos predikoni të pavërteta se më nuk ju beson njeri!
Po të bëja shkelje ndaj qetësisë publike, ndaj prishjes së renditpublik, unë sot do të isha nën pranga, në ndonjë nga burgjet e Kosovës,të cilat janë të etshme për stafin tuaj nepotist, mafioz, monopolistdhe që shkel të drejtën e kodit gazetaresk – të drejtën e reagimit. Kotgënjen z. Gazmend Syla i Asociacionit të gazetarëve të lirë të Kosovës(i stafit tuaj nepotist), sepse ai s’di ç’është informimi i lirë dhe edrejta për reagim të cilën ma mohon, edhe pse i kam shkruar më se njëherë. Një Gazmend Qyqe!… Por… ka gjyqe. Që nesër do ta parashtrojmëankesën dhe kërkesën për dëmshpërblimin sipas ligjit në fuqi!
Në vëmendjen tuaj: Unë di të shkruaj ashpër, di të shkruaj bruto, di tëshkruaj libero, di të shkruaj me figura, di të shkruaj poezi, tregime,romane, kritika të çfarëdoshme, me një fjalë i di të gjitha, se jamnjeri i profesionit dhe i moralit të palëkundur… gjë që ju s’jeniaskund…
Vallahi e dhimbshme, por qe besa e vërtetë!
Për fund, meqenëse z. Dragoviq i dhemb shumë për zgjedhjet në Shoqatëne Botuesve të Kosovës, jua them hapur, shoqatën e mbajnë me vullnet dheentuziazëm që prej themelimit vetëm dy veta: Nazmi Rrahmani dheAbdullah Zeneli. Të tjerët kanë interesa të tjera, atje ku ka para,karrierë, post e kolltuqe, si bie fjala i akadamikëve Podrimja, Ferri,Basha, Aliu e Dragoviq, i drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës, hajnit ordiner Sali Bashota, i cili kapunësuar zonjën Zizë Dragoviq (prapë zi!), pra, gruan e Mehmetit tuaj,dhe si drejtor është në konflikt interesi, hem botues i “Rozafës”, hemdrejtor i bibliotekës që ka monopolizuar të gjitha bibliotekat eKosovës dhe shet paturpësisht librat e miqve të vet të “Rozafës” dhePEN-it! Të akademikëve senilë e të PEN-it me aparatçikë të djeshëm e tësotëm, unik në gjithë rruzullin tokësor! Por këto deformime nuk ‘isheh’ Dragoviqi juaj, as stafi juaj, as injoranca juaj!
Në Shoqatën e Botuesve të Kosovës, me krenari, por hangari punojnëvetëm dy veta: unë dhe z. Nazmi Rrahmani. Dhe akuzohemi paturpësishtnga gomari Dragoviq me kompani…
Kaq!

Përunjësisht lexues të respektuar,

Pa asnjë respekt redaksi e Kohës ditore, ju profanë që predikoni kotnasikoti!

Abdullah Zeneli

Botues i “Buzukut”, shkrimtar dhe koordinator i të 9-të panaireve të librit të Prishtinës



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora