E premte, 19.04.2024, 04:52 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Fushata Anti-Integrim e z. K. Spahiut dhe Ligji Anti-shqiptar i Gjëndjes Civile të 2009

E enjte, 10.03.2011, 08:58 PM


Fushata Anti-Integrim e z. K. Spahiut 

dhe

Ligji Anti-shqiptar i Gjëndjes Civile të 2009

 

Nga Pirro Prifti, Analist

priftipirro@hotmail.com

 

Nuk është për tu habitur që papritur nënkryetari i këshillit të lartë të drejtësisë të Republikës së Shqipërisë porsi Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur, ka shpërthyer në një fushatë të paprecedent për të anulluar një të drejtë kushtetuese dhe sigurisht  kërkesat e   dërguar nga europianët  prej 60 pikash për rregjistrimin e popullatësnë 2010.

Problemi ligjor i rregjistrimit të popullatës është i mirëpritur nga qeveria e Shqipërisë  e cila me të drejtë dha pëlqimin për ta realizuar sa më parë këtë kërkesë të BE sepse është conform kushtetutës; gjithsesi, brënda disa muajve dhe në kohë record kjo qeveri e maxhorancës dërgoi shumicën dërrmuese të pyetjeve në qershor të 2010, kurse rregjistrimi i popullatës me modalitetet përkatëse u la për me 2 prill.

Ngjarjet me nuancë politike të brëndëshme, por dhe ato të jashtme dhe që nuk kanë aspak të bëjnë qoftë me komunitetet fetare dhe as me minoritetet- nuk mund të eklipsojnë kërkesat e e BE, KE, për rregjistrimin e popullatës në përgjithësi dhe për rregjistrimin fetar dhe etnik ne veçanti qofsin ato edhe kërkesa fakultative.

Në shkrimin tim të mëparshëm po tek gazeta `Sot`- `Rregjistirmi i përkatësisë Fetare një kërkesë e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë`, kam përmënduar disa argumente të fortë në përkrahje të kësaj kërkese të Europianëve.

Mendimi im për sa i përket rregjistirmit fetar është i qartë dhe besoj i të gjithë komunitetit tim por dhe i komuniteteeve të tjera fetare: duhet bërë sepse ka që nga viti 1933 që nuk është bërë duke i u shmangur nga qeveritë komuniste por dhe ato post –komuniste me marifet. Asgjë e veçantë dhe ogurzezë nuk ka në një rregjsitrim të tillë përveç se një informacion statistikor të domosdoshëm për të ardhmen e politikave integruese të Shqipërisë për në Bashkimin Europian, statistikë e domosdoshme e cila jep një opinion të qartë për strukturën fetare të vëndit tonë të inkuadrua në Ballkan dhe Europë e Botë, opinion i cili është i lidhur jo veëm me dinamikën statistikore të vendit por dhe me atë botërore, strukturë e cila ka lidhje me traditat, zakonet, mënyrën e sjelljes në familje, shoqëri, respektimin e ligjeve, etj, etj.

Nga sa thashë më sipër rregjistrimi fetar është bazuar në vetdeklarim sepse pikërisht kjo përbën një problem shpirtëror të individit, i cili mund ta vendosë ose jo se çfarë përkatësie fetare është. Kjo është diçka shpirtërore e cila mund të ndryshohet, thuhet ose jo sipas dëshirës.

 Vetdeklarimi I përkatësisë fetare është konform kushtetutës dhe pikërisht:

 Nenit24, pika 3: Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje bashkesi  fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e tij.

E kuptuar në këtë aspekt, nuk ka asgjë anti-shqiptare vetdeklarimi I fesë qoftë dhe fakultativ gjatë rregjistrimit si pjesë e pyetësorit të BE, dhe KE.

Pikërisht këtu e gabimin dhe fajin e parë z. Kreshnik Spahiu I cili fut në një thes probleme të ndryshme të interpretimit ligjor të rregjistrimit fetar duke rënë ndesh me kërkesat e europianëve,. Prandaj unë mendoj se z. K.Spahiu e ka drejtuar fushatën e vet në kahjen e kundërt të integrimit të vëndit duke u bërë pre e paragjykimeve të ish nomeklaturës së kuq të dështuar e cila është hedhur sot në sulm duke veshur kostumin e pseudo-nacionalizmit shqiptar, për të fituar sa më shumë vota e sa më shumë nam para popullit shqiptar I cili nuk po kuton se si këta ujqër të komunizmit pa pritur na derdhin lotë krokodili duke kundërshtuar rregjistrimin fetar, I cili të kujton vendimin e tyre nëpërmjet udhëheqësit të tyre Hoxha më 1967 për mbylljen e kulteve fetare dhe të ushtrimit të riteve fetare ne Shqipëri.

ii

Aspekti tjetër ku z. Kreshnik Spahiu ka gabuar dhe mban njëlloj peshën e përgjegjësisë të paktën morale është fushata kundër  rregjistirmit etnik (kombësisë), fushatë e cila në se do të drejtohej kundër armiqve të vërtetë të Shqipërisë do të ishte falenderuar edhe nga ana ime.

Por ç’po ndodh në realitet? Kush është fajtori i vërtetë i kësaj zallamahie dhe problemeve të forta politike që po trondosin Shqipërinë? Në fakt po ndodh histia e bariut që tallej duke thirrur ujku, ujku ( armiqtë e vërtetë të Shqipërisë që janë ish-nomeklatura e vëndit e cila drejton aktualisht vendin), kurse në fakt në Shqipëri çakalli po bën naming (ne vjedhje, në shitje të atdheut për 500 aspra, në korrupsion, në mungesë strategjie kombetare, në luftë politike brënda lllojit për të mbajtur pushtetitn politike, etj- në të cilën janë pikërisht po ata njerëz që thërrasin-ujku, ujku!).

 Fushata e z. Kreshnik nuk është drejtuar kundër shkaktarëve të vërtetë  të kësaj gjëndje të cilët sipas mendimit tim  janë përkatësisht:

 - klasa politike shqiptare e të dy krahëve të cilat kanë heshtur kur ligjet e parlamentit për gjendjen civile kanë ndryshuar (siç do ta shohim më poshtë),

 - Presidentët e vendit të cilët nuk  kanë  kthyer ligjet përkatëse të vitit 2002 dhe 2009 përsëri në parlament sepse nuk lexojnë ligjet ose nuk kanë këshilltarë të mirë,

-vetë z. Kreshnik Spahiu në cilësinë e nënkryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë nuk ka folur asnjëherë për 2 vjet rresht për këtë problem pas majit të2009 pasi është miratuar Ligji i Gjëndjes Civile.

Del, pyetja përse nuk lexojnë ligjet këta njerëz?

Nuk do të hyj këtu se cilat janë shkaqet që Parlamenti shqiptar ka miratuar këtë ligj duke shtuar edhe fjalën kombësi (shih më poshtë), por mendoj se heshtja dhe miratimi jo vetëm i maxhorancës por edhe e opozitës,- është kuptimplotë përsa I përket djallëzive që bëjnë politikanët në dëm të interesave të Shqipërisë.

I vetmi njeri që ka ngritur problemin e kombësisë (etnisë) ka qënë Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë (botuar tek Shekulli 15/02/2009).

Këtu, z. Kreshnik Spahiu si nën kryetar i këshillit të lartë të drejtësisë duhet të mbajë të paktën përgjegjësi morale për këtë problem të paprecedent sepse ligji i Gjëndjes Civile të majit 2009 bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë e cila thotë:

 Neni1 pika 2 që thotë: Republika e Shqiperise  eshte shtet unitar dhe i pandashem,

 sepse me futjen e fjalës kombësi lejon që në të ardhmen, ky nen i Kushtetutës mund të ndryshojë, duke mundësuar lehtësisht manipulimin e po kësaj pike 2 duke e bërë: Republika e Shqipërisë është shtet multietnik, me pasoja humbjen e integritetit territorial të vëndit!

Atëhere me plot të drejtë del pyetja : përse një individ si nënkryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë, z.Kreshnik Spahiu kërkon rishikimin e këtij pyetësori dhe për më tepër anullimin e tij?

Ndryshe është përkatësia etnike e cila është një çështje jo-shpirtërore, por çështje fakti dhe ADN-je, pra trashëgimie që nuk mund të ndryshohet me dëshirën e individit nëpërmjet vetdeklarimit përveçse me gjyq  pas konfirmimit në rregjistrat përkatës.

Rregjistrimi etnik është një çështje fakti, trashëgimie, genetike, i cili  nëse duhet ndryshuar ose jo kërkon vendim gjyqësor.

Në këtë rast nga europianët është kërkuar saktësisht:

- vetëdeklarim për kombësinë që ke, dhe jo vetëdeklarim për kombësinë që dëshëron të kesh! (Njëkohësiht ky vetëdeklarim për kombësinë që ke është fakultativ sipas kërkesës zyrtare).

Të dy këto kërkesa të europianëve jënë lënë facultative në kërkesat zyrtare.

 Problemi ka filluar që kur disa dhjetra apo qindra individë kanë kërkuar ndërrimin e etnisë (kombësisë) shqiptare.

 Përse po ndodh kjo në Shqipëri?

Problemi qëndron në disa arësye madhore  dhe dy nga arësyet më madhore të ndërrimit të kombësisë janë:

          - papunësia dhe  problemet ekonomiko-financiare që lidhen me to, gjë që ka shkaktuar

             ndërrim të kombësisë në favor të lehtësirave ekonomike-e zakonshme kjo për

            shqiptarët të cilët nuk e kanë për gjë historikisht të ndërrojnë dhe fenë për  para,

            grada e pushtet.

         - parregullsitë e vërejtura në rregjistrimet e pjesëshme të popullatës së Republikës së

           Shqipërisë gjatë rregjimit komunist. Gjatë të cilave janë vërejtur jo pak raste të ndërrimit të kombësisë me dhunë- në atë shqiptare

Si mund të rregullohen?

Problemi kryesor qëndron në mënyrën e  ndërrimit të etnisë (lombësisë) nëpërmjet ligjeve në fuqi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe ky rregullim do të realizohej nga gjykatat bazuar në konfirmimin e rregjistrave të  popullatës të rregjistruar  në minibashkivtë dhe në komunat e vëndit.

 Gjykakat nëse  shikonin që problemi qëndron në aspektin e dytë të çështjes atëhere ajo duhet ta ndryshojë etninë.

Nëse problemi qëndron në aspektin e parë të çështjes atëhere ajo parimisht nuk duhet t`ja ndërrojë etninë individit që e kërkon.

 Egziston dhe një aspect i veçantë i problemit të etnisë: problem i fëmijëve me martesa të përzjera. Këtu  mund të hyjë në fuqi problem i atësisë: pra mbiemri vihet nga `fara dhe jo nga ara` ose mund të lihet vetëm nënshtetësia shqiptare në rastet pa kuptim.

 Atëhere del pyetja e ditës: përse kjo zhurmë e madhe? Ku qëndron problemi?

Sipas Pseudo-nacionalistëve shqiptarë që çuditërisht kanë qënë shumica dërrmuese e tyre pjesë ë nomeklaturës së kuqe dhe ateistë të vendosur, por dhe qarqe të caktuara politike e ekstremiste, e kanë ngritur këtë problem me pretekstin e rrezikut të vëndit nga `rritja artificiale e minoritetit me pasojë kërkesën e ardhshme për autonomi të  të ashtuquajturit Epirit  të Veriut`; e në përfundim: o burra të ruajmë atdheun- vatanë nga të poshtrit!?

Asgjë nuk është e vërtetë në këtë problem të errët të shfrytëuar kryesisht për lavdi personale nga z. Kreshnik Spahiu e të tjerë.

Përse?

- sepse në rradhë të parë kufijtë e Shqipërisë nuk mund të ndryshohen dhe për këtë kemi garant NATO-n.

-  sepse në rradhë të dytë pavarësisht se sa janë minoritetet përkatëse që pretendojnë një numër të caktuar popullatë etnike në Shqipëri, Kushtetuta e vendit garanton lirinë dhe të drejtat e njeriut si dhe të pakicave kombëtare,

-  sepse në rradhë të tretë, është pushteti egzekutiv dhe legjislativ i cili është garant i kushtetutës edhe në rastet kur tentohet të shkelet fshehurazi apo haptazi.

 - sepse në rradhë të katërt, kushtetuta e Shqipërise konfirmom shtetin shqiptar si unitar e i pandashëm.

 Ku qëndron negativiteti në aksionin e dyshimtë të z. Kreshnik Spahiu aktualisht nën/kryetar i këshillit të lartë të drejtësisë?

 Së pari, qëndron në faktin se z. Kreshnik ka qënë përfaqësues I një Shoqate për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kohën kur koalicioni i majtë drejtonte vendin dhe kishte mundësi të ndiqte hapa pas hapi ligjet sepse  në ligjin Nr.8950, datë 10.10.2002, parlamenti i atëhershëm shqiptar me shumicë socialiste miratoi ligjin  e gjendjes civile në të cilin jepej mundësia e ndryshimit të emrit tek neni 37:

 Ndryshimi i  emrit dhe mbiemrit

1. Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj ose për shkaqe të arsyeshme. Nuk mund të ndryshojnë emri e mbiemri i një personi ndaj të cilit ka kallëzim ose ka nisur procedimi penal, deri në përfundimin e tij.

2. Emri e mbiemri i madhorit mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij ose të subjekteve të përcaktuara në këtë ligj, për rastet e papërshtatshmërisë.

3. Emri i personit mund të ndryshojë pas vdekjes, me kërkesë të personave që kanë atë emër përbërës të gjendjes së tyre civile, dhe që përfshihen në të njëjtën fletë familjare të regjistrit themeltar të zyrës së gjendjes civile të vendbanimit, vetëm për shkak të papërshtatshmërisë.

5. Ndryshimi i emrit e i mbiemrit të prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija madhor ndryshimi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papërshtatshmërisë.

Së dyti, pas zgjedhjes së tij si nën kryetar i këshillit të lartë të drejtësisë, z.Kreshnik ishte në dijeni të këtij fakti, pas miratimit të ligjit në maj 2009, përse nuk ndërmori asnjë masë institucionale për të parandaluar shkeljet ligjore?

Se treti, edhe tani, në vënd që të paraqesë kërkesën Parlamentit për të rregulluar ligjin në fjalë, ai vazhdon të bëjë fushatë kundër kërkesave të BE, kërkesa që ndonëse për problemin e etnisë dhe të përkatësisë fetare janë lënë disi facultative, prapë se prapë përbëjnë kërkesa që vijnë nga një bashkësi vëndesh në të cilat pretendojmë të hyjmë dhe nuk mund të hidhen poshtë ashtu si kërkon ky.

Atëhere del pyetja që bëmë në fillim: përse z. Kreshnik ndërmerr një fushatë të tillë duke nxitur një pseudo-nacionalizëm të kotë me përfshirjen e disa shoqatave ndoshta dhe serioze po kurrsesi përfaqësuese të opinionit publik shqiptar, në vënd që të  reagojë institucionalisht me kërkesë nga një grup parlamentarësh (30 deputë), apo me inisjative të vetë gjykatës kushtetuese.

Diferenca e  Ligjit të Gjëndjes Civile viti 2002 Nr.8950, datë 10.10.2002 me atë të 2009 janë pikërisht tek fakti i fjalës kombësi. Në fakt në  ligjin e 2002 nuk përmëndej kombësia: KREU II, Neni 8

 Përbërësit dhe veçoritë e gjendjes civile të shtetasve

1. Përbërësit e gjendjes civile janë emri e mbiemri, numri i identitetit, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë e mëmësisë, vdekja, shpallja i/e zhdukur dhe fakte të tjera të parashikuara nga ligji.

 Në miratimin e Ligjit të ri për gjendjen civile më 11 maj 2009, ky ligj thekson në nenin 8 të tij disa nga përbërësit e gjendjes civile. Në piken 1 të këtij neni thuhet se “Përbërësit e gjendjes civile janë emri e mbiemri, numri i identitetit, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, kombësia, raportet e atësisë e mëmësisë, vdekja, shpallja i/e zhdukur dhe fakte të tjera të parashikuara nga ligji”. Pra është shtuar kombësia na raport me vitin Ligjin e vitit 2002. Së fundmi mendoj se z. Kreshnik Spahiu duhet të vërë gishtin mbi plagën e vërtetë ë Shqipërisë këto vite: është politika dhe indivdët e politikës shqiptare që për vite me rradhë kanë bërë ligje apo kanë bërë amandamente ligjesh në të cilat favorizohen të huajt, indivdë të ndryshëm, vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin, për të fituar grada para udhëheqësve të tyre .

 Pra po ti kthehemi problemit z. Kreshnik Spahiu I cili në cilësinë nenkryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë, duhet të drejtojë dishtin e tij kundër atyre që miratuan përmirësimin e ligjit të majit 2009 pozitës dhe opozitës bashkë të cilat heshtin, e të mos kërkojë armikun tek komunitetet fetare se ato s’kanë të bëjnë fare me këto probleme;

z. Kreshnik Spahiu në cilësinë nenkryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë duhet ta drejtojë gishtin kundër Presidentit të vendit i cili nuk e ka kthyer këtë ligj të 2009, por dhe ndaj atij të  vitit 2002 I cili nuk e ka kthyer ligjin e Gjëndjes civile për ndërrimin e emrit, e të mos  kërkojë anullimin e rregjistrimit të popullsise dhe të specifikave të saj sepse bie ndesh me KE;

z. Kreshnik Spahiu duhet të drejtojë gishtin urgjentisht për të institucionalizuar kërkesën për rishikimin e ligjit sa nuk është vonë, e të mos e kërkojë armikun larg Shqipërisë por brënda saj.

Më në fund nuk mund të mos rikujtoj frazën e Faik Konicës për Shqipërinë:

Shqiperine e krijuan idealistet, e ruajten rastet, e vrane politikanet". ...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora