E enjte, 28.03.2024, 01:12 PM (GMT)

Mendime

Bekim Rexhepi: Donkishoti i tallazitur

E enjte, 10.03.2011, 07:58 PM


Donkishoti i tallazitur

 

Shteti është dhe mbetet tërësi organike e institucioneve, e opozita e sotme me në krye Edi Ramën është një institucion qe vet vuan nga sëmundja më e keqe e organit në tërësi.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Kur akademiku bie në analiza të thjeshta dhe jo të thelluara, na mbetet ti bëjmë me dije se është veçse i lodhur dhe i “vet” instrumentalizuar përfundimisht. Po pse analizat e tij çdo herë po bëhen më të thjeshta dhe ma të mjera?. Më të thjeshta dhe ma të mjera po bëhen se sa mund të bëhen analizat e një akademiku të vërtetë, e kjo mbase nuk është pritshmëria prej akademiku të “njëmendët”!

Kur analizat e Qosjes do të duhej të ishin më të vërtetuar në fakte, më të thelluara në argumente të tjera dhe jo të mbartin ndikime të thella të politikës ditore. Kur akademiku është në politik ditore, duket se i shkon për shtati të bëhet ditori më i neveritshëm, i analizave të përditshme politike.

Kur sheh se si është instrumentalizuar akademiku me politikën ditore të Edvinit, vërtet të vije keq, gjithashtu e ndien edhe një zbrazëtirë logjike dhe një ngërç moral se si ndodhë qe akademiku, “alamet akademiku” të humbë, të huqet fare, me një lider të bezdisshëm për të gjithë shqiptaret.

 

Qosja për ta luftuar Berishen nga prizmi “akademik”, orvatet të sajoj ngjarje të shumta duke i bishtnuar realitetet, madje edhe duke u orvatur të sajoj disa krahasime si me Ben Alinë e Tunizisë, Hosni Mubaraku e Egjiptit dhe tash se fundi me Moamer el-Gadaf e Libisë, mbase do të ketë edhe të tjerë më pas!?...

Qosja përpiqet qe përmes shembullit të Gadafit, Mubarakut dhe me Alinë, të lidhë gjithë përshkrimin historik dhe gjithë shembullin e Berishës me shqiptarët, duke e mistifikuar realitetin me gjuhen e tallazitur të akademikut.

 

21 Janari nuk ishte ngjarje e opozitës së vërtet shqiptare, për të cilën kokorizet edhe nga Qosja një serë shkrimesh ditëve të fundit, e për sqarime se Edvin Kristaq Rama nuk është përfaqësues i denjët i opozitës së vërtetë në Shqipëri, ajo ka humbur qëllimin e saj për të mbetur opozitë. Edvin Rama pas humbjes do të duhej të jepte dorëheqje, ashtu siç bëri F.Nano, një kusht i domosdoshëm i partisë socialiste, më këtë akt do të mund të ligjësohet statusi i partisë. Ndërsa, Edvini në vend të dorëheqjes për humbjen ka zgjedhur format me agresive të luftës mbi pushtetin e fitores. Edhe Qosja, e harron këtë fakt të dorëheqjes së humbësit dhe i kthehet qilimit të fituesit, duke i hequr fije të parëndësishme qe nuk e dëmtojnë fare estetikën.

 

Qosja e sulmon Berishen dhe aq respekt qe ka për shqiptaret ka edhe për kryeministrin e Shqipërisë, të cilët i bënë arab, ndofta ne ndonjë shkrim të radhës akademiku Berishën dhe shqiptaret do ta bëjë si al-kaida, e mbase kështu siç e ka filluar Qosja do e mos se do të na tallazojë.

 

Akademiku Qosja jo pa qëllim prej kohësh është instaluar me kritikë për pushtetin e Berishës, për pushtetin e demokracisë në Shqipëri, duke harruar se pushteti i Berishës nuk u krijuar si ne bahçe të babës, ashtu siç mund të ishte krijuar (gjithnjë sipas Qosjes) veprat e rilindësit A. Z. Çajupi.

Harron Qosja se janë votat e qytetarëve të ati vendi, të ati vendi qe akademiku Qosja e viziton më me pak herës, e edhe më me pakë njerëz për rreth dhe më rrallë për shkak të faktit të të parit, se rrethi i është ngushtë dhe aq.

 

Qosja spekulon në mënyrë të varfër, shumë të varfër me konceptin e demokracisë, me konceptin e legjitimitetit të pushtetit në Shqipëri. Ai çdoherë heshtë kur për atë Shqipëri ku ne pushtet është komunisti, socialisti dhe neusocialisti, nëse do të ketë fat të shkruaj akoma.

Shteti është dhe mbetet tërësi organike e institucioneve, e opozita e sotme me në krye Edi Ramën është një institucion qe vet vuan nga sëmundja më e keqe e organit në tërësi.

E kam të vështirë të besoj gjithë atë qe tallazon donkishoti shqiptar, me emrin Rexhep Qosja, njeriu më verbal i patriotizmit shqiptar, i ati akademiku si në këto vargje:

 

Donkishoti ynë qeth e rruar në zero

në rroba femre vesh

në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq

 

Mes dy gurëve

(Bllacë, 1999) vëllimi poetik i A. Podrimjes „Libri mbi të qenit“

 

07.03.2011



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora