E marte, 19.03.2024, 02:36 AM (GMT)

Editorial

Thanas L. Gjika: Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit

E merkure, 09.03.2011, 08:59 PM


Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit

 

Nga Dr. Thanas L. Gjika

 

Në rast se udhëheqësi i Partisë Socialiste shqiptare, z. Edi Rama, ditën e 21 janarit do të kishte dënuar dhunën që kryen disa demostrues kundër mbrojtësve të Kryeministrisë do t’i kishte sjellë popullit shqiptar (të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e të diasporës) një shërbim të madh edukativ me vlera historike. Ai do të na kishte mësuar se shkeljet e regullave të demostratave janë të dënueshme nga ligji, dhe se ligjit duhet t’i bindemi të gjithë. Kurse z. Edi Rama përkrahu dhunën e demostruesve dhe u hodh në sulm me sharje kundër ushtarëve të Gardës të cilët për të mbrojtur veten ndaj sulmeve të dhunshme me gurë e shkopinj të demostruesve, përdorën armët duke shkaktuar dy, tre ose katër viktima.

     Ai organizoi demostrata të reja pas 21 janarit me pretekst për të respektuar viktimat, por duke mos e dënuar asnjëherë dhunën e demostruesve, shkaktaren e vërtetë të viktimave. Duke mos e dënuar dhunën e demostruesve të 21 janarit dhe duke organizuar demostrata të tjera, udhëheqja e PS-së po e përcan popullin shqiptar në dy grupe armiqësore.

     Mësimi që duhet të nxjerrim nga ngjarjet e demonstrates së dhunshme të 21 janarit është një dhe vetëm një: Kush transformon demostratën paqësore në demonstratë të dhunshme dënohet deri në humbjen e jetës, sepse dhuna ndaj institucioneve dhe ruajtësve të tyre mbroohen nga LIGJI, të cilit duhet t’i bindemi të gjithë.

      Popolli shqiptar duhet të mësohet e të bindet se ka ikur koha e rëmujave dhe trazirave alla komuniste, se nuk mund të sulmohen me gurë e drurë, madje as me fjalë fyese, ruajtësit e institucioneve.

     Për ta bërë më të qartë këtë ide po sjell këtu një fragment nga historia e popullit të Amerikës, kur Amerika e Veriut ishte ende koloni e Anglisë:

 

Masakra e Bostonit e 5 Marsit 1770


     Ngjarja zuri fill në mbrëmjen e 5 Marsit 1770, në një të ftohtë të madh kur dëbora  kishte mbuluar qytetin e Bostonit.
     Ishte koha kur kolonitë amerikane ishin të revoltuara me parlamentin anglez i cili vazhdonte të aprovonte ligje pas ligjesh duke rënduar kolonitë me taksa. Tregëtarët e Masaçusetit kishin rënë dakort që të mos importonin mallra nga Anglia dhe u kishin bërë thirrje edhe kolonive të tjera të ndiqnin shëmbullin e tyre. Turma njerëzish deri atë kohë kishin kryer akte dhune duke sulmuar nëpunësit anglezë të doganave. Në mbrojtje të nëpunësve të saj qeveria e Londrës dërgoi në Boston dy regjimente ushtarësh. Prezenca e ushtarëve anglezë në qytet i egërsoi banorët edhe më shumë. Ata iu vunë këtyre ushtarëve nofkën "kapotkuqtë"  për shkak të ngjyrës së kapotave ushtarake që mbanin veshur. Disa të rinj i tallnin ushtarët duke u vajtur prapa e duke u thirrur: Karakaleca të kuq!
     Në mbrëmjen e 5 Marsit, disa të rinj të qytetit filluan të shkëmbejnë fjalë me ushtarët anglezë. Një nga djemtë madje qëlloi me topa bore një nga ushtarët. Të tjerët lëshuan britma provokuese. Ushtari i ri i trembur nga turma që po afrohej thirri për ndihmë. Shtatë a tetë ushtarë vrapuan në ndihmë të tij. Grumbulli i të rinjve vazhdonte të gjuante me topa bore, gurë, e plehra në drejtim të ushtarëve anglezë duke thirrur "Vritini! Vritini!."

     Udhëheqësi i turmës qe një skllav afrikano-amerikan, trupmadh, i quajtur Crispus Attucks që ishte arratisur nga i zoti. Një nga ushtarët shtiu në drejtim të turmës. I pari që ra ishte Crispus Attucks. Në fund mbi dëborë mbetën të shtrirë katër trupa qytetarësh të vdekur. Kjo ngjarje ka hyrë në historinë e Amerikës me emrin "Masakra e Bostonit."
     Pas asaj që ndodhi, reth 3000 vetë u mblodhën në një miting duke kërkuar largimin e trupave angleze nga qyteti. Nën presionin e qytetarëve të Bostonit qeveria angleze i tërhoqi trupat e saj në port, kurse çështja e ushtarëve i kaloi gjykatës.
     Xhon Adams , patriot, avokat me reputacion të madh, mendonte se ushtarët ishin sulmuar në detyrë dhe kishin të drejtën e vetëmbrojtjes. Xhon Adamsi pranoi të merrte përsipër çështjen si avokat i kapotkuqve duke marrë gjithashtu mbi kurriz zëmërimin e tërë qytetit. Njerëzit nuk mund ta besonin që Xhon Adamsi, patrioti revolucionar, kushëriri i Samuel Adamsit, udhëheqësit të "Djemve të Lirisë" mund të bëhej avokat mbrojtës i ushtarëve anglezë. Brënda një dite avokati
Adams u kthye në njeri të urryer. Dritaret e shtëpisë së tij u thyen nga gurët. Megjithatë avokati Adams e mbrojti bindjen e vet se ushtarët kishin vepruar në vetëmbrojtje pasi ishin sulmuar nga një grup njerëzish që kërkonin sherr. Xhon Adamsi fitoi gjyqin, fitoi simpati në Londër por ajo që ishte më e rëndësishmja, me atë gjyq ai ndihmoi imazhin e kolonive në Britaninë e Madhe dhe në mbarë Evropën, duke treguar se edhe në kolonitë, të cilat ata i konsideronin inferiore, vepronte ligji. Nga ana tjetër "Djemtë e lirisë”, mësuan se duhet të ishin më të kontrolluar në veprimet e tyre.
     Edhe kur u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Adamsi e kujtonte këtë gjyq si "shërbimin më të mirë" që i
kish bërë vëndit të vet, Amerikës.
(Përktheu Albana Mëlyshi Lifschin)

                                                       

                                                             *  *  *

    

Na duhet të mësojmë nga historia e popullit amerikan, për t’u bërë qytetarë të denjë të vendit tonë, të Europës dhe të mbarë botës…



(Vota: 12 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora