E marte, 23.04.2024, 09:34 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Demokracia është procesi më i sukesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve

E merkure, 09.03.2011, 09:58 PM


DEMOKRACIA ESHTE PROCESI ME I SUKSESSHEM  DREJT ZGJIDHJES PAQESORE TE KONFLIKTEVE

              

Nga: Ramiz DERMAKU

 

"Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave". Ky citat është i ish. kryeministri  britanik UINSTON CERCILL.

 

Ai  konkretizon gjendjen faktike: në mes tjerash citon; Një demokraci perfekte nuk ekziston askund. Pa marrë parasysh kritikat e shumta, Demokracia është procesi më i suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve.

Kudo në botë, njerëzit mbështeten tek ajo, në të gjitha vendet dhe sisteme të ndryshme. Demokracia zhvillohet e jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Për tu zhvillu demokracia kusht themelor është njohuria. Mundësinë e marrjes me demokraci e kanë vetëm ata , të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Prandaj transmetimi i ketyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit.

Demokracia,që ne po orvatemi me mund, sakrifica e përkushtim ta ndertojmë viteve të fundit duhet përkrahet nga të gjithë ne. Eshtë rënqethëse dhe irituese kur një pjesë e intelektualëve, liderëve partiakë e shtetëror, mediave të shkruara dhe atyre elektronike, për qëllime të mbrapshta, korruptive, familjariste, demagogjike, etj, jo që nuk respektojnë normat dhe ligjet e demokracisë,por janë bërë pengesa kryesore për zhvillimin e tyre si dhe demokratizimin e vendit. Prandaj, në thellësi të vetëdijes sonë të gjithë ne duhet të jemi fizikishtë, ekonomikishtë, e materialishtë, përkrahës dhe zbatues të normave demokratike. Përfshirja e të gjithë qytetarëve në qeverisje në demokraci nuk është  sllogan. Qytetarët në demokraci duhet të  përfshihen në qeverisje jo vetëm nepërmjet votës së tyre, e cila është ushtrim i drejtpërdrejtë i pushtetit nga ana e secilit prej nesh me të drejtë vote dhe në emër të të gjithë të tjerëve,por edhe nepërmjet formave të tjera të panumërta të ushtrimit të kritikës dhe të demostrimit të pakënaqësive ndaj institucioneve të shtetit.

Sot të gjithë i kemi drejtuar sytë nga proceset demokratike të cilat i kanë përfshirë Europën e Botën.  Në demokraci përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, duhet bërë përpjekje maksimale që sa më tepër gjatë punës së tyre, t'i jetësojnë  në praktikë mënyyrat dhe rregullat e demokracisë. Institucionet e shtetit duhet bërë orvatje të pandërprera që përmes metodave demokratike ta ruajnë komunikimin me popullin, me siguri se populli do ti kuptojë institucionet e veta, edhe ne ato momente kur ato ndodhen në një gjendje të vështirë ekonomike materiale por edhe politike. Në demokraci duhet zhvillaur "luftë" , të ashpër ndaj dukurive negative, aty duhet marrë masa ndëshkuese, por çdo herë si parim themelor të kemi sjellje të mira , dhe ta bindim personin i cili ka gabuar.  Proceset demokratike i përcjellin edhe shumë dukuri tjera negative të cilat u rrëken proceseve demokratike si egjëra grurit. Nëse institucionet tona (apo ne) dëshirojnë (dhe duhet) ti jetësojnë rregullat e demokracisë ata patjetër duhet të mbajnë kontakte të rregullta me popullin, dhe sukseset apo mosesukseset duhet ndarë së bashku me popullin. Në demokraci qdo herë duhet të mbizotërojë ; urtësia, toleranca, sinqeriteti, modestia, përkushtimi, guximi dhe vendosmëria.

    Realizimi sa më i mirë i proceseve, rregullave dhe mënyrave demokratike do ishte sukses për institucionet tona, popullin dhe shtetin e Kosovës, por edhe për të gjithë ne; ekonomistët, politikanët, afaristët, intelektualët, gazetarët, mediat,shkollat, univerzitetin por edhe për qytetarët e thjeshtë të Kosovës, pa marrë parasysh përkatesin partiake. Prandaj, sa më parë që ti vëmë në përdorim metodat,rregullat dhe mënyrat e demokracisë aq më unikë dhe më të fortë do të jemi.

 

Punuar me 5.03.2011

Weingarten- Gjermani



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora